THEMELIMI DHE HARTIMI IDEOLOGJIK I <<MOXHAHIDINE KHALGH>>
Ne vitin 1965 tre veta prej ish-anetareve te “FRONTI KOMBETAR (XHEBHEJE MELIJE DOVOM)” dhe “LEVIZJA PER LIRI (NEHZET AZADI)” dy parti politike ne IRAN keto para REVOLUCIONIT ISLAM, moren vendim qe ne luften kunder regjimit te Shahut,te krijojne nje grup politik te armatosur.Muhammed Hanifnezhad (26 vjec) inxhinier I bujqesise,Said Mohsen (26 vjec) inxhinier I ndertimit dhe Abdul-Riza Nikbine Rudesri (23 vjec) student I matematikes qe studimet universitare te veta I kishte lene pergjysme,ishin ‘berthama e pare’ e grupit, dhe nje vit me vone Ali-asghar Badizadegan (25 vjec) inxhinier I kimise iu bashkangjit atyre.
PERHAPJA INSTITUTICIONALE DHE TRAJNIMI USHTARAK
Gjate viteve 1965-1967 grupi u aktivizua nga ana organizative.Nga mesi I vitit 1968 Abdul-riza Nikbin u terhoq nga organizata dhe nuk u degjua me per te.Ne dokumentat dhe burimet e grupit gjithashtu vetem rreth tre personave Muhammed Hanifnezhad,Said Mohsen dhe Ali-asghar Badizadegan si themeluesit e pare te ketij grupi flitet.Ne vitin 1969,grupi per te fituar fuqi ushtarake per fillimin e veprimeve te armatosura moren vendim per te vendosur lidhje me shoqaten Palestineze “El-fet’h” dhe shfytezimin e mjeteve te saj per trajnimet ushtarake dhe te armatosura.Njezet e dy veta nga grupi shkuan ne Palestine dhe mesuan trajnime guerile.Ne vitin 1971 sulmet e SAVAK-ut (sherbimet e Inteligjences dhe Sigurise se shtetit gjate regjimit te Shahut) ndaj anetareve te grupit u shtuan,dhe pothuajse I gjithe personeli kryesor I grupit u arrestua dhe u ekzekutua dhe disa prej tyre u denuan me burg.
RIFORMIMI I GRUPIT NE BURG
Pas deklarimit te ndryshimit te ideologjise ne vitin 1974 dhe deklarimit zyrtar te tendencave marksiste te grupit nga nje person I quajtur Taghi Shahram,disa nga anetaret e mbetur ne burg filluan riformimin e grupit me po ate strukture mendore eklektike.Shumica e ketij grupi u mblodhen rreth nje personi te quajtur <<Mas’ud Raxhevi>>.Ai ishte I vetmi anetar kryesor I grupit qe ne valet e para te arrestimeve te anetareve te grupit ne vitin 1971 ishte arrestuar dhe qe ne ate kohe ishte anetari me I ri qendror I grupit. Disa nga te burgosurit e asaj kohe jane te bindur se Raxhevi gjithashtu e kishte nderruar ideologjine ne burg dhe ishte bere marksist por per te ruajtur poziten e tij e ka mbajtur te fshehur ate. Raxhevi ishte I vetmi anetar I udheheqjes qe I mbijetoi ekzekutimit.Prandaj kjo ceshtje terhoqi shume vemendjen ne ate kohe. Raxhevi dhe mbeshtetesit e tij hapen fjale se Kazim Raxhevi vellai I tij qe jetonte ne Zvicer dhe qe kishte lidhje me organizata te te drejtave te njeriut ka mundur qe nepermjet kesaj rruge(pra ,ketyre shoqatave) te bente dicka per te.Por sipas dokumentave dhe deshmive te forta te mbetura nga SAVAK-u, e verteta ishte dicka tjeter.E verteta ishte ajo se Raxhevi qe nga fillimi I arrestimeve kishte bashkepunuar me SAVAK-un dhe te gjitha infomacionet e veta ia kishte ofruar atyre.Sipas dokumentave te SAVAK-ut, Gjeneral Nimetullah Nasiri shef i SAVAK-ut, ne nje leter drejtuar Drejtesise Ushtarake, Mas’ud Raxhevin e prezanton si <<bashkepunetor>> te SAVAK-ut qe <<gjate hetimit ka ofruar bashkepunim te plote ne zbulimin anetareve te grupit dhe informacionet qe na ka vene ne dispozicion kane qene te dobishme nga cdo drejtim per ndricimin dhe transparencen e grupit te lartepermendur>>. Nasiri ne vazhdim te po kesaj letre thekson se Mas’ud Raxhevi <<pas perfundimit te hetimeve gjithashtu ne qendrat e paraburgimit ka bashkepunuar ngushte me zyrtare prandaj sipas mendimit te grupit [ SAVAK-ut] meriton lehtesim dhe ulje te denimit>>. Gazeta Kihan gjithashtu ne lajmin e ekzekutimit te kater vetave nga anetaret e grupit, rreth Mas’ud Raxhevi shpall se <<Ngaqe gjate hetimeve ka ofruar bashkepunim te plote dhe ne burg gjithashtu ka bashkepunuar me zyrtare, me urdherin e shenjte mbreteror denimi me vdekje I tij me nje shkalle lehtesimi u kthye ne burgim>>.
Emri I grupit Moxhahidine Khalgh, pas shperberjes se tij, per te paren here u degjua perseri pas fitores se Revolucionit Islamik te Iranit. Raxhevi dhe koleget e tij me zgjuarsi dredharake individet e liruar nga burgu dhe anetaret e shperndare te grupit I mblodhen me shpejtesi dhe themeluan perseri <<Organizaten e Muxhahidine Khalgh Iran>>.
Hapat e pare te grupit,ne situatat e trazuara te diteve te para te fitores(Revolucionit Islam),ishte zenia e vendit te <<Fondacionit Pahlavi>>, qe ndodhet tek rruga Veli-Asr (axh) (Ministria e Tregtise se sotme),krijimi I bazave sekrete dhe gjysem sekrete ne te gjithe vendin dhe grumbullimi I armeve e municioneve dhe fshehja e tyre.Gjithashtu per tu shtrire dhe zgjeruar I kushtuan vemendje te vecante rekrutimit dhe anetaresimit te adoloshenteve dhe te te rinjve.Duhet te theksohet gjithashtu se shumica e popullit ne ate kohe nuk ishin te perfshire ne ideologjine hipokrite dhe eklektike (te ketij grupi); dhe se ata konsideroheshin njerez te paster dhe musliman dhe viktima te komplotit te komunisteve. Grupi u morr me propaganda masive nga personalitete si Sherif Vaghefi,Murteza Samedije Lebbaf dhe Murteza Lebafi Nezhad duke u shtirur si te shtypur dhe viktima dhe me fitimin e meshires dhe mbeshtetjes se grupeve muslimane dhe gjithashtu kundershtimit te marksizmit ndersa ne te njejten kohe refuzonin ndeshkimin e marksisteve per krimet e bera ndaj tyre.
MOXHAHIDINE KHALGH PAS FITORES SE REVOLUCIONIT ISLAM
Pas fitores se Revolucionit Islam ,Moxhahidine Khalgh , me fjale e konsideronin veten si ithtare te revolucionit; ndersa ne praktike shfrytezonin cdo mundesi e rast per te krijuar tension dhe kaos. Ne mundesite e krijuara pas fitores se Revolucionit Islamik , Moxhahidine Khalgh me shpejtesi I pergatiti dhe armatosi bazat e veta. Ne te njejten kohe ne arenen politike gjithashtu u moren me tensionimin dhe krijimin trazirave ndermjet grupeve politike. Me ne fund ky tension ne ndryshimin kulturor u shtua dhe coi grindje dhe perleshje rrugore. Moxhahidine Khalgh me mbeshtetjen e Beni-sadr dhe veprimeve te tij kishin nje rol ndikues ne nxitjen e Beni-sadr (presidenti I pare I Republikes Islame) kunder revolucionit islam. Njeherazi me keto veprime Moxhahidine Khalgh hipokrizisht mori pjese ne frontet e luftes dhe I kishte derguar forcat e veta ne fushebeteja por detyra kryesore e tyre ishte te shtenit ne dore te lajmeve dhe informacioneve te forcave te Revolucionit, plackitja e armeve dhe pajisjeve ushtarake si dhe spiunazhi rreth forcave ushtarake ne favour te armikut.
Me rritjen e tensioneve politike ne vend dhe heqjen nga posti presidencial dhe komanda e pergjithshme e Beni-sadr, Moxhahidine Khalgh qe kohe perpara ishin pergatitur per lufte te armatosur me Regjimin Islam, me deklarimin e fillimit se fazes se armatosur kunder Revolucionit me 30 Qershor te vitit 1981 krijuan shume rebelime te armatosura ne pika te ndryshme te vendit.Pas 30 Qershorit te 1981 bazat e fshehta te Muxhahidine Khalgh dhe anetaret e saj pergjegjesine e terrorit dhe krijimin e trazirave I moren persiper dhe cdo dite kryenin sa e sa veprime terroriste kunder popullit dhe Revolucionit ,dhe qe ne mes te viktimave te ketyre akteve ka pasur njerez te moshave dhe shtresave te ndryshme si p.sh. qe nga Presidenti I shtetit dhe deri te femijet 6 muajsh . Moxhahidine Khalgh ne luften e imponuar (te Iranit) ndaj regjimit te nxitur te Irakut qe ishte armik I Iranit u arratisen dhe u strehuan ne Irak dhe bashkepunuan ushtarakisht me regjimin e nxitur(cytur) te Irakut kunder popullit te Iranit dhe Sadami gjithashtu I jepte shperblime te majme financiare dhe armatime te shumta.
Lista e zeze e krimeve te Moxhahidine Khalgh qe coi ne Martirizimin e 12000 Iranianeve ne menyre te drejteperdrejte (direkte) emrin e ketij grupi ,e ktheu ne grupin me te urryer ne popull; por shtetet perendimore ne vecanti Amerika akoma e mbeshtesin dhe ndihmojne kete grup dhe madje zyra e tij (grupit) ndodhet afer Shtepise se Bardhe ne Amerike.
Ky grup pas debimit te tyre nga Garnizoni Eshref nga Qeveria e Irakut jane ne gjendje te paqendrueshme dhe madje edhe mbeshtetesit e tyre nga pranimi I anetareve terroriste te ketij grupi po terhiqen. Kohet e fundit qeveria Shqiptare me propozimin e Amerikes ka pranuar dhe strehuar disa nga pjesetaret e ketij grupi.
VITI I THEMELIMIT: 1965;
UDHEHEQESIT: Mas’ud Raxhevi , Merjem Raxhevi;
LLOJI AKTEVE TERRORISTE: Lufte e armatosur dhe terror , Vendosje bombash , Sulme te armatosura.
BINDJET: Eklektike ( heterogjene , nje lloj perzierjet e ) Marksizmit dhe Islamit;
VENBANIMET E UDHEHEQESVE AKTUALE: Amerike , France , Shqiperi dhe me pare Irak;
SITUATA AKTUALE : Aktivitet politik dhe mediatik.
GRUPI TERRORIST (MOXHAHIDINE KHALGH IRAN)
Categoria: Dokumente
Tagged under
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir