Iraj Mostaghi së fundmi në një diskutim me Sejid Behbehanin në Televizionin Atdhetar, tha: “Popullit iranian i vjen pështirë nga Maryam Rajavi dhe Organizata Muxhahidinët Khalk.”
Ai i kritikoi ashpër udhëheqësit e Muxhahidinët Khalk dhe Maryam Rajavin që po mbanin krahun anti-iranian të Donald Trump.
Ky shkrimtar me banim në Suedi i cili ka shkruar librat “Ngjarja e vitit 2014,një studim i kulturës dhe sjellja totalitariste e Mas’ud Rajavit” në një pjesë të një videoje të regjistruar, përveç pozicionimit të ri anti-iranian të Trump , nuk la pa përmendur dhe deklaratat pro-Trump të Maryam Rajavi.
Iraj Mostaghi në një pasqyrim të mungesës së përkrahjes politike të MEK në Iran dhe duke theksuar shpërbërjen e kultit në Shqipëri , tha se muxhahedinët zvogëlohen në numër për çdo ditë dhe një pjesë e madhe e tyre është ndarë dhe janë larguar në kërkim të jetës së tyre personale. Ai thotë se gjatë viteve të fundit MEK nuk ka rekrutuar qoftë dhe një person. Ai theksoi se MEK është duke ëndërruar me forcat e moshuara dhe të sëmura në Shqipëri. Mostaghi thotë se Maryam Rajavi dhe Muxhahidinët Khalk nuk kanë asgjë nga vetja. Ata thjeshtë po përdorin politikën anti-iraniane duke nxitur dhe përkrahur forca armike si Amerika dhe Arabia Saudite për të sulmuar Iranin. Nëse këto janë ëndërrime atëherë kjo tregon se sa larg realitetit të popullit iranian janë ata.
Në një pjesë tjetër të kësaj bisede diskutohet dhe kërkesa e Maryam Rajavit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkesë e cila nuk u pranua nga qeveria amerikane. Një gjë të tillë e kishte bërë edhe Anglia më parë.Iraj Mostaghi thotë se Organizata Muxhahidinët Khalk nuk ka asnjë shans për të arritur pushtetin e saj imagjinar në Iran, sepse populli iranian e urren pa masë kultin Rajavi, Organizatën Muxhahidinët Khalk dhe liderët e tyre.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir