Zbulimi rekord i ish-anëtarit të lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan kundër Organizatës Muxhahidine Halk

Daniel Benjamin, koordinator për antiterrorizmin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mes viteve 2009 deri ne 2012, në një artikull të botuar nga Politico, duke  kritikuar futjen e disa figurave pro MKO-së, si kandidat i miratuar i Departamendit të Shtetit zbuloi disa rekorde rreth këtij grupi terrorist .

Sipas raportit të Shërbimit Ndërkombëtar të Qendrës së Lajmeve Habilian, Benjamin në fillim të këtij artikulli, duke iu referuar kandidatëve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe posteve të tjera të larta në Kabinetin Tramp, shkruan: ‘’
Personat e propozuar nga Presidenti i zgjedhur,  janë nga mesi i atyre që kanë  lobuar për grupin mizor dhe të pazakontë Muxhahidine Halk.’’ Ai më pas vuri në dukje historikun terroristik të MKO-së dhe shkroi: ‘’MEK i ka duart e lara me gjakun e shumë amerikanëve dhe mijëra iranianëve të vrarë  gjatë viteve 80’ – 90’,  kohë gjatë të cilës kjo organizatë u kthye ndër forcat që vepronin nën urdhërat e Sadam Huseinit.’’

Ish- zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit më pas  prezanton Rudy Giulianin, ish-kryebashkiakun e New York të cilit i është dhënë dhe titulli si kryebashkiaku i shtetit të Amerikës, si mbështetësin më të njohur të Organizatës Muxhahidine Halk, që është gjithashtu dhe kandidati kryesor për postin e Sekretarit Amerikan te Shtetit dhe për drejtimin e Qendrës së Inteligjencës Ndërkombëtare. Benjamin në lidhje me këtë shkruan: ‘’ MEK për vite me radhë,  për të siguruar çdo prezencë të shkurtër të Rudy Giulianit në ceremonitë e tyre si dhe për të lobuar për heqjen e emrit të tyre nga lista e grupeve terroriste të Amerikës, gjë që ndodhi në vitin 2012, janë treguar tepër bujarë  duke derdhur në llogarinë e tij ( Rudy Giulianit ) më shumë se 20 mijë  dollarë.

Ai më pas, duke treguar rreth mbështetësve të tjerë të Muxhahidine Halk të cilët janë marrë në konsoderatë për drejtimin e posteve të larta në Kabinetin Tramp, shkruan: ‘’ Artikujt nëpër media e cilësuan një çështje kureshtare lidhjen e Giulianit dhe mbështetësve të tjerë si ai me Organizatatën Muxhahidine Halk për shkak se grupi në vitin 2012 u hoq nga lista e grupeve terroriste të Departamentit të Shtetit Amerikan.’’ Zyrtari i lartë amerikan në vazhdim vuri në dukje se gjatë kohës që MKO u hoq nga lista e grupeve terroriste, ai vetë ishte drejtor i zyrës në Departamentin e Shtetit dhe kishte përgjegjësinë për marrjen e vendimit. Thotë se edhe pse e mbron vendimin e Departamentit të Shtetin të SHBA-së, beson se çdo lloj komunikimi me Organizatën Muxhahidine Halk është diçka shumë më tepër se një kuriozitet i thjeshtë.

Benjamin në vazhdim shkruan: ‘’ Mosmarrëveshja që vihet re në çështjen e Giulianit është deri diku e habitshme. ‘’ Kryebashkiaku i Amerikës ‘’   i cili  e ka prezantuar veten si një figurë qëndrore në luftën me ‘’ terrorizmin radikal  islamik ‘’, vë në pikëpyetje patriotizmin e Barak Obamës në një kohë kur për të, ulja në të njëjtën tryezë me terroristët marksistë (MKO) që kanë vrarë një numër të konsiderueshëm amerikanësh, nuk përbën asnjë problem.

Ish-zyrtari i Depratamentit të Shtetit në vazhdim të artikullit të tij pasi shton të dhënat terroristike të MEK dhe vrasjet e mijëra qytetarëve iranianë si Ajatullah Beheshti, shkruan se vendosja e emrit të organizatës në listën e grupeve terroriste ishte bërë për këtë arsye.

Daniel Benjamin në një pjesë tjetër të artikullit i referohet sulmit të Amerikës në Irak, dorëzimit si dhe ndryshimit të skemës së MKO-së nga veprimtari ushtarake në veprimtari politike për shkak të mos patjes së një rruge tjetër.

Ai në një pjesë tjetër të këtij artikulli, duke përmendur shumat e mëdha që MEK u ka dhënë zyrtarëve amerikanë për heqjen e emrit të tyre nga lista, shkruan: ‘’ Në Uashington, paraja i fshin të gjitha mëkatet ... duket se Organizata Muxhahidine Halk i ka tërhequr mbështetësit e saj me oferta joshëse.’’

Benjamini gjithashtu përmend se MKO-ja është përpjekur shumë për ta tërhequr dhe atë duke i ofruar shuma të mëdha, por ai i ka refuzuar. Ai gjithashtu shpreh dyshimet e tij në lidhje me burimet financiare të MEK duke thënë se mbështetësit e grupit pretendojnë që të ardhurat e tyre vijnë nga ndihmat që jepen për iranianët që jetojnë jashtë shtetit, por duke u nisur nga totali i pagesave që organizata u ka bërë mbështetësve të saj , shuma është tepër e lartë. Ai ngre dy hipoteza rreth burimeve financiare të MKO-së :
1- Paratë që Sadami i ka falur këtij grupi
2- Vendet arabe të Gjirit Persik që urrejnë Iranin

Daniel Benjamin në pjesën e fundit të artikullit të tij shkruan: ‘’ Akoma disa amerikanë si John Bolton iluzionojnë se Organizata Muxhahidine Halk mund të luajë një rol në ndryshimin e qeverisë së Iranit, ndërkohë që pothuajse të gjithë ekspertët iranianë kanë mendime se MKO-ja është plotësisht e urryer në Iran dhe askush nuk i harron shërbimet e tyre ndaj Sadamit dhe vrasjet brenda popullit iranian.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur