Me vendosjen e MKO-së në listën e terrorizmit, Amerika akuzohet për mbështetje të terrorizmit

Drejtori i Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes së Australisë tha: “Australia nuk është e gatshme ta shtojë MKO-në në listën e organizatave terroriste, sepse kjo gjë do bëhej shkak i akuzimit të Amerikës dhe Izraelit për mbështetjen e terrorizmit.”

Sipas raportit të lajmeve investiguese të agjencisë Habilian , profesor Clive Williams  në një intervistë me korrespondentin e kësaj agjencie lajmesh, tha: “Australia nuk ka dëshirë të fokusohet mbi çështjen e Organizatës Muxhahidine Halk, sepse ky grup vepron kundër Iranit. Gjithashtu ta shtosh këtë organizatë në listën e terrorizmit do të thotë që shtetet të cilat e përkrahin atë, përkrahin terrorizmin.”

Në vazhdim, profesori i Qedrës së Luftimit të Terrorizmit  në Universitetin Mack, shtoi: “Duke vënë re disa dëshmi , është e mundur që në të shkuarën Amerika së bashku me Izraelin ta kenë përkrahur  MKO-në, prandaj  shtimi i kësaj organizate në listën e terrorizmit  do të thotë se Amerika dhe Izraeli janë vende që kanë përkrahur terrorizmin dhe Australia nuk mund ta bëjë një gjë të tillë me miqtë e saj.”

Profesori i Qendrës së Studimeve Strategjike dhe Mbrojtëse të Univeristetit Kombëtar të Australisë , në lidhje me mos shtimin e MKO-së në listën e organizatave të ndaluara nga ky vend , tha: “Ju duhet të kuptoni se vendosja e një grupi në listën e terrorizmit është një proces subjektiv dhe varet nga mendimi individual i personit që e merr këtë vendim.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur