Doktor Philip Giraldi, ish-oficer i CIA-s: Muxhahidine Halk ka miq në Amerikë të cilët i ka blerë me para

Philip Giraldi është ish-oficer i Axhencisë Qëndrore të Intelixhencës (CIA) dhe drejtor ekzekutiv i interesave kombëtare të SHBA-së që ka marrë doktoraturën nga Universiteti i Londrës në degën e studimeve Europiane. Ai ishte një nga zyrtarët e CIA-s të seksionit të luftës kundër terrorizmit dhe për 18 vjet në shtetet e Italisë,Turqisë,Spanjës dhe Gjermanisë i shërbeu  kësaj Axhencie dhe për këtë arsye ai zotëron 4 gjuhë të huaja; Turqishten,Italishten,Gjermanishten dhe Spanjishten.Ai gjithashtu tre vjet ishte shef i CIA-s në Barcelonë.Artikujt e Doktor Giraldi-t shpesh me temat  mbi terrorizmin dhe cështjet e sigurisë dhe intilixhencës botohen në revistën e njohur “American Conservative”,gazetën “Huffingon Post” dhe veb-sajtin e lajmeve analitike “Anti-War”.Në vazhdim do të lexoni tekstin e plotë të intervistës  së revistës “Rahnema” e lidhur me faqen e lajmeve analitike Habilian me Doktor Philip Giraldo.

 

Z. Giraldo, cili është mendimi juaj rreth përdorimit të aeroplanëve pa pilot nga Amerika për vrasjen e personave të pafajshëm në shtetet e tjera si Pakistan,Afganistan dhe Somali ?

 

Unë mendoj se përdorimi i aeroplanëve pa pilot (dronëve) në këto vende sipas ligjeve të të drejtave ndërkombëtare është i paligjshëm; për arsye se Amerika me këtë veprim e shkel qëllimisht hapësirën ajrore të një shteti. Për mendimin tim vrasja e një njeriu nëpërmjet një droni të armatosur,është e barabartë dhe e njëllojtë me një krim lufte dhe zyrtarët ushtarakë të shtetit të Amerikës që e kanë miratuar atë duhet të mbajnë përgjegjësi ; megjithëse nuk ka gjasa ta bëjë kush këtë!

 

Për mendimin tuaj përse Amerika bënë ndërhyrje ushtarake në shtetet e tjera ? Si e vlerësoni rolin e Kombeve të Bashkuara në ndërhyrjet e Amerikës?

Amerika ndërhyn në shtetet e tjera vetëm në kohën që merr autorizim nga Kombet e Bashkuara. Pse?  Për arësye se sipas kushtetutës së Amerikës , qeveria për të filluar luftën duhet të fitojë (marrë,sigurojë,ketë) votën e Kongresit, që si pëlqen dhe s’ka aspak interes nga kjo gjë.Amerika nëpërmjet një traktati që u miratua nga Senati u bë anëtare e OKB-së.Amerika mund të veprojë sipas saj dhe s’është më  e nevojshme që për të shpallur njw luftë të zbatojë procedurën kushtetuese dhe të kërkojë votën e Kongresit.Në këtë mënyrë OKB-ja bëhet një mjet i dobishëm për Shtëpinë e Bardhë që sa herë që të dëshirojë  të ndërhyjë në ndonjë vend e shfrytëzon këtë (të qënit pjesëtar i OKB-së) dhe nuk lë vend më për pyetjen se; pse Amerika ndërhyri  ushtarakisht?

Cilat janë pikëpamjet tuaja rreth kërcënimeve ushtarake të Amerikës ndaj Iranit?Këto kërcënime a nuk e shkelin Kartën e OKB-së? Atëherë pse Këshilli i Sigurimit nuk ndërmerr asnjë lloj mase ndaj këtyre kërcënimeve?

 

Besoj se kërcënimet e Amerikës në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit për dy arsye,e shkelin dhe e thyejnë teorinë e “luftës së drejtë” që miratohet gjerësisht nga të gjithë; arsyeja e parë është kjo se Irani deri tani asnjëherë nuk e ka kërcënuar Amerikën, dhe e dyta, nuk ka asnjë plan apo qëllim për të ndërtuar ndonjë armë bërthamore.Ashtu sic edhe ju e vutë në dukje, këto kërcënime shkelin Kartën e OKB-së.Kombet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim kundër Amerikës për disa arsye më e rëndësishmja prej të cilave është se Organizata e Kombeve të Bashkuara është e vendosur në Nju Jork dhe se Uashingtoni  siguron pjesën më të madhe të buxhetit të saj.Në qoftë se  OKB-ja do të ndërmerrte  vendime apo masa  kundër Amerikës,do të kishin filluar përpjekjet politike të akorduara nga brenda për përjashtimin e Amerikës nga OKB që do të conin në shkatërrimin e Organizatës.

 

Përse Amerika nuk i dënon sulmet me raketa të Izraelit në Gaza dhe vrasjen e civilëve në këtë rajon?

Lobi Izraelit aq shumë ka kontroll mbi qeverinë dhe mediat Amerikane saqë janë të sigurtë se kurrë nuk do të kritikohen nga ky shtet.Ashtu sic e kemi vërejtur kohëve të fundit arsyetimi i Izraelit mbi ndërmarrjen e mësymjeve dhe agresionit ndaj Gazës aq shumë po përsëritet nga qeveria Amerikane saqë të duket se e vërteta është po ajo (që ato thonë).Mediat dhe qeveria e paraqesin atë në Amerikë si vetëmbrojtje ndërsa në të vërtetë ajo ishte një operacion ushtarak i koordinuar për të mbështetur një program politik.

 

Amerika nga njëra anë pretendon se po lufton kundër terrorizmit dhe nga ana tjetër Organizatën e Munafikinëve (MEK) që eshtë shkaktare dhe përgjegjëse e vrasjes së dhjetëra mijëra njerëzve të pafajshëm e heq nga e ashtuqujtura lista e zezë.Sipas opinionit tuaj,a nuk janë hipokrite këto veprime dhe qëndrime të qeverisë Amerikane ndaj terrorizmit ?

 

Amerika në përcaktimin dhe emërimin e të qënit e një grupi terrorist apo jo,është krejtësisht hipokrite.Nga c’do pikëpamje që ta marrim,Organizata e Muxhahidine Halk (MEK) është një grup terrorist që madje ka vrarë edhe (nënshtetas,qytetarë) Amerikanë. MEK, ka miq të shumtë në Amerikë që shumica e tyre janë blerë me para.Asyeja tjetër se pse ky grup ka mbështetje të gjërë politike është se njihet si një grup aktiv kundër regjimit të Iranit.Është krejtësisht e qartë se  Izraeli po i mbështet veprimet terroriste të MEK në Iran,megjithëse unë mendoj se Amerika po i përdor ata si burime informacioni (spiunazhi) sepse ata kanë privilegje dhe përparësi në Iran.Sidoqoftë,ky grup duhet të konsiderohet dhe vlerësohet si një grup terrorist.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur