Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin

 

Alain Corvez, ish-këshilltari i ministrit francez të mbrojtjes , në një intervistë me Habilian tha: “Në Francë ndodhen afërsisht 7000

muxhahidinët, për këtë arsye t’i ndjekësh këta persona është majft e vështirë. Ne duhet t’i shpëtojmë marrëdhëniet tona me qeverinë siriane.”

Në një bashkëbisedim që kishte me Habilian(familja e viktimave të terrorit) ish-këshilltari i ministrit francez të mbrojtjes, duke iu përgjigjur pyetjes se a ishte i vërtetë fakti se disa vende, përtej pretendimeve se po luftojnë terrorizmin, përkrahin precedentë terroristë  për të arritur qëllimet e tyre dhe për të patur përfitime në disa rajone të botës sidomos në Lindjen e Mesme, tha: “Ne e dimë mirë dhe kemi dëshmi se disa vende perëndimore po u japin terroristëve ndihma financiare dhe armatime. Fatkeqësisht, në Francë dhe shumë vende të tjera perëndimore si për shembull në Angli, dëgjojmë zëra zyrtare të thonë se duhet ta lirojnë Sirinë nga Bashar al-Asadi. Ata vazhdimisht flasin dhe veprojnë për këtë gjë. Ne e dimë se Franca, Anglia dhe shumë vende të tjera evropiane i mbështesin terroristët. Kjo gjendje është e pamend sepse është kundër interesave të Evropës dhe popullsisë së saj. Këto qeveri duhet të kenë turp për atë që po bëjnë dhe një ditë duhet të gjykohen në gjykata ndërkombëtare.”

Në vazhdim, duke vënë në dukje aktivitetin e Organizatës Muxhahedine Khalk në Evropë dhe përkrahjen që ky grup merr nga disa vende perëndimore, tha: “Arsyeja e kësaj mbështetje është armiqësia që vendet perëndimore kanë me Iranin. Ata përdorin çdo rast dhe mundësi që u jepet për të përkrahur persona apo shtete që dalin kundër Iranit. Për këtë arsye ata po përkrahin Arabinë Saudite dhe vendet e tjera arabe të Gadishullit Arab dhe janë të  kënaqur pët këtë. Përsa i përket Organizatës Muxhahedine Khalk është e njëjta gjendje. Për të njëjtën arsye ata mikpriten në Francë dhe kjo nuk është një ngjarje  e re. Ata kanë lidhje të vjetra me disa politikanë të ndryshëm në Francë , dhe që nga koha e Fabius kur diplomacia e franceze ishte në armiqësi me Iranin, muxhahedinët  filluan të mbështeteshin për shkak të aktivitetit të tyre kundër Republikës Islamike. Unë kam parë disa nga mbledhjet zyrtare të Muxhahedine Khalk në Paris. Ata rregullisht organizojnë mbledhje në Paris dhe ftojnë në të shumë politikanë francezë dhe perëndimorë duke shtuar këtu edhe Faisal al-Turki. Është e sigurt se Arabia Saudite i financon ata. Muxhahedinët janë aktivë në Francë, por çfarë mund të bësh?”

Duke iu përgjigjur pyetjes së rrezikut aktual të tekfiristëve në Evropë dhe se si duhet përballur me këtë gjendje, ish-këshilltari i ministrit francez të mbrojtjes tha: “Besoj se shërbimet e sigurisë në vendet perëndimore janë të forta dhe e kryejnë mirë punën e tyre, por përballë kërcënimeve terroriste nuk mund të thuhet se ka siguri në çdo vend. Në Francë ndodhen rreth 7000 muxhahedinë, për këtë arsye t’i ndjekësh të gjithë ata është mjaft e vështirë. Ne duhet t’i ndërtojmë nga e para marrëdhëniet tona me qeverinë siriane. Në të shkuarën dhe sot, ne kemi patur dhe kemi informacione të mjaftueshme që na sinjalizojnë për rrezikun që na vjen nga terrorizmi dhe i kemi shkëmbyer informacionet me ta(qeveritarët sirianë) dhe ne kemi përsëi nevojë për këtë, sepse shërbimi sekret i Sirisë e njeh majft mirë identitetin e terroristëve. Kështu ne mund të parandalojmë sulmet terroriste në Francë.”

Në fund të intervistët , Alain Corvez tha se predikuesit vahabinj të Arabisë Saudite , janë të lirë të kryejnë aktivitetet e tyre në Evropë dhe po tërheqin mjaft të rinj duke i regjistruar te medresetë e tyre ku dhe i kthejnë në radikalë. Ai shpjegoi: “Është e nevojshmë të përdoret një politikë e ashpër kundër përhapjes së vahabizmit sepse Arabia Saudite po përkrah financiarisht medrese të tilla në periferi të qyteteve të mëdha si Parisi. Përsa i përket kësaj fushe ne duhet të kemi një politikë tjetër dhe nuk duhet ta lejojmë Arabinë Saudite që të financojë predikuesit vahabinj dhe të tjerë persona që kanë lidhje me ta në mënyrë që të frenohet përhjapja e këtyre medreseve dhe e radikalizmit. Unë jam i vetëdijshëm se shërbimi sekret francez i ka nën kontroll këta persona, por besoj se Franca nuk ka vendosur t’i ndalojë aktivitetet e tyre. Mendoj se të gjitha qeveritë franceze  kanë qenë të dobëta përball këtyre aktiviteteve dhe kjo nuk është një temë e re. Ne duhet të përdorim një politikë tjetër në këtë fushë.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur