Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Categoria: Lajme

 

Duke mikpritur Organizatën Muxhahidinët Khalk, një grup i cili nuk ka vend në asnjë vend demokratik apo të qytetëruar, shteti francez luan një rol hipokrit dhe destabilizues. Munafekine Khalk(MEK) është një organizatë e jashtligjshme, ekzistenca e së cilës është plotësisht e varur nga mbështetja e vendeve armike të Iranit.

Qendra kërkimore e lajmeve Habilian( Familja e viktimave të terrorit),  ka zhvilluar një bisedë me doktor Sejid Husejn Musavijan, specialist dhe profesor  i Sigurimit dhe Politikave Bërthamore në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në SHBA. Ndërmjet viteve 1997-2005 ai ka qenë kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Lartë Kombëtar të Sigurimit në Iran. Nga viti 2003-2005 ai ka qenë zëdhënës i Iranit në bashkëbisedimet për çështjen bërthamore me Bashkimin Evropian. Ai është autor i librit “Kriza bërthamore e Iranit dhe të pathënat e një diplomati” që u publikua nga shoqata për Paqen Ndërkombëtare në qershor të vitit 2012. Musavijan e ka kryer doktoraturën në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Kent në Angli. Ai është diplomuar në Universitetin e Teheranit dhe më vonë ka kryer masterin në Universitetin e Kalifornisë në Sacramento. Ajo që do të lexoni në vijim, është pasqyrimi i një bisede të shkurtër me doktor Musavijan rreth gjendjes ligjore të organizatës terroriste Muxhahedine Khalk.

 

Habilian: Natyra terroriste e Organizatës Muxhahedine Khalk nga koha e themelimit deri tani ka mbetur e pandryshuar, por gjatë këtyre viteve e ka ndryshuar shumë procedurën. Në fillim ata u shfaqën si një grup gueril kundër imperialismit dhe pas Revolucionit Islamik të vitit 1979 filluan luftë kundër regjimit iranian dhe ndihmuan armikun e vendit të tyre. Kanë kryer një numër të madh sulmesh terroriste brenda territorit iranian duke vrarë mijëra qytetarë të thjeshtë dhe pushtetarë. Tani ka disa vite që e prezantojnë veten si forcë politike  të zgjedhur nga populli iranian për të udhëhequr vendin. Disa politikanë perëndimore e përkrahin hapur këtë fushatë të re të kësaj organizate. A mendoni se me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ndryshojë strategjia e SHBA ndaj Iranit duke përdorur MEK? A mendoni se SHBA do të përdorë MEK për të arritur një marrëveshje? Po Bashkimi Evropian? Ju lutemi të na shprehni mendimin tuaj.

Musavijan:  Duke patur parasysh ndryshimin  e politikës së regjimit të Trump ndaj Iranit, për të fituar pëlqimin e Shtëpisë së Bardhë, kundërshtarët e qeverisë iraniane kanë filluar të konkurojnë me njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë kur Reza Pahlavi i dërgoi një letër Trumpit dhe bëri një intervistë me Institutin e Lajmeve  Breitbart, Organizata Muxhahedine Khalk ndërmori një fushatë  pro-Trump në Capital Hill. Në mbledhjen më të fundit të Muxhahedine Khalk në Paris kanë marrë pjesë aleatët e Trump dhe përkrahësit më të vjetër të MEK, Newt Gingrich dhe Rudy Giuliani.

Akoma nuk është e qartë nëse Trump i përkrah hapur këto grupe, por  është e mundur që ata të kenë një rol në politikën amerikane të ndryshimit të regjimit ose ndoshta sipas deklaratës së Rex Tillerson , SHBA po mbështet “elemente iraniane” për të sjellë një “ndryshim paqësor”.

Në Evropë pavarsisht ndikimit që MEK ka te disa deputetë të PE , Bashkimi Evropian përkrah Iranin dhe kjo vihet re qartë te pjesëmarrja e Frederika Morgerinit në ceremoninë e emërimit të Hasan Rohanit si president i Iranit.

Nuk ka gjasa që kjo politikë e Bashkimit Evropian të ndryshojë( duke marrë parasysh përfitimet e saj ekonomike) . Kjo gjë mund të ndryshojë vetëm në rast se SHBA ndryshon strategjinë politike ndaj MEK dhe e vendos BE-në nën presion duke i vendosur sanksione dytësore.

 

Habilian: Çfarë mendimi kanë specialistët për sigurinë e botës me prezencën e grupit terrorist Muxhahedine Khalk? Çfarë ideje politike mund të imagjinojmë për MEK?

 

Musavijan: Sipas burimeve të shumë studiuesve privatë, si për shembull institutit kërkimor të SHBA-së, Institutit RAND, MEK është një organizatë plotësisht e jashtligjshme ekzistenca e së cilës është e varur nga mbështetja që merr nga vendet armike të Iranit. E ardhmja e tyre varet nga zbatimi i urdhërave të sponsorëve, kryesisht të Arabisë Saudite.

 

Habilian: Mesa duket Arabia Saudite i është bashkuar Organizatës Muxhahedine Khalk. A ekziston mundësia që aleanca muxhahedo-saude të ndikojë në klimën e trazirave në Lindjen e Mesme dhe ta përkeqësojë atë?

 

Musavijan: Mbështetja që Arabia Saudite i jep MEK-ut tregon se ata janë më të dobët politikishte dhe ushtarakisht se Irani. Duke mbështetur MEK ata nuk mund të kenë asnjë lloj ndikimi në Iran dhe nuk mund të krijojnë asnjë lloj lidhjeje, por vetëm se e shtojnë më shumë pakënaqësinë e popullit iranian ndaj vetes  dhe e forcon më shumë diplomacinë iraniane.

 

Habilian: A i tensionojnë më shumë marrëdhëniet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit  arritjet e fundit ushtarake të Iranit dhe aleatëve të tij në Lindjen e Mesme, sidomos me ardhjen e menjëhershme të princit të ri të kurorës Muhamad bin Salman? A do të përdorë Arabia Saudite eksperiencën e MEK për të kryer sulme terroriste kundër Gardës Revolucionare në brendi të Iranit?

 

Musavijan: Arritjet e fundit ushtarake të Sirisë dhe Irakut duke rimarrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit të tyre duhet ta kenë nervozuar shumë Arabinë Saudite që nuk arriti  t’i shkatërronte këto qeveri. Tani që Muhamed bin Selman ka vendosur fronin e tij, është e lëvizje e mençur që t’i japë fund aventurave të të huajve që kanë frikësuar vendin dhe  kanë patur kosto të lartë, dhe të ndjekë rrugën e diplomacisë.

 

Habilian: “ Nga njëra anë duket se qeveria e re franceze ka vendosur të ketë marrëdhënie më të mira politike dhe ekonomike me Iranin dhe nga ana tjetër e lejon një organizatë si MEK të organizojë mbledhje në Francë nga ku të bëjë thirrje për ndryshimin me dhunë të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli në Iran. Si mund t’i shpjegojë qeveria franceze politikën pro dhe kundër Iranit?

 

Musavijan: Duke lejuar MEK-un(një grup i cili nuk ka vend në asnjë shtet demokratik dhe të qytetëruar) të ketë aktivitete në territorin e saj, Franca po luan një rol hipokrit dhe destabilizues. Në qoftë se Franca do që të jetë serioze në marrëdhëniet politiko-ekonomike me Iranin, duhet ta ndalojë veprimtarinë e kësaj organizate në territorin e saj.

 

 



Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur