Bashkëpunimi i Muxhahidinët Khalk me regjimin e Sadam Husejnit për shtypjen e popullit irakian nuk do të harrohet

Kryetarja e lëvizjes Vullneti në Irak, në një takim me drejtorin e përgjithshëm të shoqatës Habilian, tha: “Bashkëpunimi i Muxhahidinët  Khalk me Sadamin e shuar në shtypjen e popullit irakian nuk harrohet kurrë dhe ka mbetur në mendjen e shumë irakianëve.”

Sipas raportit të agjencisë investiguese të lajmeve  ndërkombëtare Habilian(familja e viktimave të terrorit Iran) , Zonja doktoreshë Hanan Fetlavi, kryetarja e lëvizjes Vullneti, dhe anëtare e parlamentit irakian , duke shprehur kënaqësinë e saj për këtë takim tha: “Populli irakian i njeh më shumë se çdo popull tjetër ndjenjat dhe emocionet e popullit iranian sepse është përballur më shumë se çdo shtet tjetër me terrorizmin. Ashtu siç Iraku është duke dhënë dëshmorët e tij në luftën kundër së keqes, edhe Irani po bën të njëjtën gjë.”

Anëtarja e komisionit për marrëdhëniet ndërkombëtare të parlamentit irakian, duke paraqitur krimet e grupit terrorist Muxhahidinët  Khalk dhe problemet që populli irakian dhe iranian kanë hasur në të kaluarën, tha: “Ndoshta irakianët kanë vuajtur më shumë se populli iranian para ardhjes së Muxhahidinët  Khalk. Bashkëpunimi i tyre me Sadam Husejnin për të shtypur popullin nuk ka për t’u harruar dhe qëndron në mendjen e shumë irakianëve.”

Fetlavi shtoi: “Operacioni i dëbimit të Muxhahidinët  Khalk nga Iraku ishte i vështirë për shkak se kishin mbështetjen e OKB-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa shteteve të fuqishme, por si përfundim me presionin e qeverisë arritëm t’i dëbojmë ata nga vendi ynë.”

Kjo përfaqësuese e parlametit irakian, duke vënë në dukje marrëdhëniet e disa politikanëve të korruptuar irakian me Muxhahidinët  Khalk , tha: “Ideologjia e Muxhahidinët  Khalk ka shumë ndikim te disa politikanë të vendit tonë sidomos te ata që janë simpatizantë të partisë Bath. Sigurisht që ky ndikim nuk është përhapur dhe ata do të qëndrojnë pa u rritur derisa të zhduken shkallë-shkallë.”

Për shkak se nuk kanë fushë veprimi në dispozicion , nuk kanë shance të veprojnë. Ne i kuptojmë vujatjet që keni përjetuar për shkak të Muxhahidinët  Khalk. Populli irakian tani është i qetë prej tyre dhe shpresojmë të njëjtën gjë për iranianët.”

Përfaqësuesja e parlamentit irakian  duke vënë në dukje përpjekjet e partisë Bath për prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe rolin  e Muxhahidinët  Khalk në këtë gjë, tha: “Muxhahidinët  Khalk janë trashëgimia e Sadam Husejnit, një trashëgimi që ka shkaktuar shpërqëndrimin e irakianëve.Jo vetëm ky grup por edhe regjimi i Sadamit është përpjekur të prishë marrëdhëniet Iran-Irak. Madje janë përpjekur të fusin armiqësinë me Iranin në medjet e fëmijëve, por fatmirësisht njerëzit tani e njohin të vërtetën.”

Sipas fjalëve të Fetlavi , në luftën kundër ISIS ,Republika Islamike e Iranit  ishte i pari vend që i doli në ndihmë dhe i qëndroi pranë në vështirësi Irakut dhe kjo gjë vërtetoi të kundërtën e asaj që propagandohej.

Duke i dhënë rëndësi Arbainit( ditë pelegrinazhi drejt Kerbelasë) të Husejnit ( Imam në islamin shi’it)  dhe ndikimit të tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve , Fetlavi tha: “Mirëseardhja e ngrohtë e popullit irakian ndaj pelegrinëve iranian është dëshmi e gjallë e miqësisë sonë. Mendimi i gabuar që Sadam Husejni kishte përhapur në shoqëri ka ndryshuar shumë. Sigurisht që në Irakun perëndimor gjendja nuk është e njëjtë dhe kjo për shkak të propagandës së vendeve të Gjirit Persik, por fatmirësisht shumica e njerëzve e kanë kuptuar të vërtetën dhe gjithçka po ecën ashtu siç duhet.”

Fetlavi, me solidaritetin më të plotë për familjet e viktimave të vrarë nga grupi terrorist Muxhahidinët  Khalk, tha: “Zemrat e të gjithëve ne janë me ta dhe nëse mund të bëjmë diçka për të lehtësuar dhimbjet e tyre nuk do të ngurrojmë ta bëjmë dhe në dashtë Zoti, me ndihmën e fqinjëve tanë do të  dalim fitues dhe triumfues mbi terrorizmin në Irak.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur