Cilat janë pesë gjërat e ndaluara më kryesore te Organizata Muxhahedinët Khalk?

Përshëndetje miq të dashur

Këto ditë që kemi jetuar në Tiranë  jemi dëshmitarë të ndarjes së shumë  anëtarëve të cilët kanë shpëtuar nga robëria e kultit Rajavi, por një e vërtetë tjetër është edhe kjo që në atë kult ekziston një ligj që e ndalon daljen dhe të ndahesh nga ajo nuk është një gjë e lehtë.

Jam dëshmitar që gjatë viteve që kam qenë rob te kulti Rajavi, Masoud Rajavi gjatë mbledhjeve të organizatës thonte se t'i bashkohes asaj është mjaft e vështirë , por të ndahesh është e lehtë. Thonte se dyert e hyrjes janë të mbyllura, por ato të daljes janë të hapura. Saktësisht ishte komplet e kundërta dhe këto fjalë i thonte për të na mashtruar.

E vërteta është  ajo që unë kam parë me sytë e mi gjatë të gjithë atyre viteve që kam mbetur peng te kulti Rajavi, ata mashtronin me fjalë të bukura çdo person për t'iu bashkuar organizatës  dhe më pas i mbanin me forcë dhe nuk i lejonin të largoheshin.

Në të vërtetë çdo person që kërkonte të ndahej ballafaqohej me një situatë mjaft të vështirë dhe të gjithë përgjegjësit rreshtoheshin në detyrë kundër tij duke e vendosur nën presion në mënyrë që të mos largohej. Gjatë asaj kohe gjithashtu kam qenë dëshmitar  i rasteve ku personat të cilët këmbëngulnin për ndarje dhe nuk hiqnin dorë nga kjo kërkesë, mbas njëfarë kohe zhdukeshin dhe askush nuk e dinte se ç'ndodhte me ta.

Tani edhe në Shqipëri ka disa persona që duan të ndahen, por i kanë bërë aq shumë presion psikologjik saqë nuk kanë më guxim ta bëjnë këtë gjë. Bëjnë diçka që i detyron personat të dëshmojnë kundër vetes dhe të shprehin pendesë. Kjo është një lojë sharlatanësh e Rajavit , veprat e së cilës ndryshojnë 180 gradë nga fjalët që thotë.

Përse Rajavi nuk i lejon anëtarët të ndahen me lehtësi? Përse shohim personat që dëshirojnë të ndahen të heqin dorë nga rreziku i arratisjes nga kulti? Atëherë çfarë thonte Masoud Rajavi dhe përse pretendonte një gjë të atillë?

Epoka e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të Rajavit ka mbaruar. Tani mund të ndërtojnë aq burgje sa t'u dojë zemra. Ata nuk mund ta zotërojnë më lirinë e personave për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

Është e rëndësishme të përmendet se te Organizata Muxhahedinët Khalk ekzistojnë pesë ndalesa kryesore:

1-Ndalohet dashuria, çdo lloj ndjenje , veçanërisht ndaj familjes dhe të afërmve është rreptësisht e ndaluar.

2-Ndalohen marrëdhëniet, komunikimi jashtë kultit sidomos me familjarët , është i ndaluar.

3-Kritikat ndaj udhëheqësit nuk lejohen. Kritika, protestimi dhe mosbindja ndaj udhëheqësit është e ndaluar.

4-Urdhëri personal është i ndaluar. Nuk ka asnjë urdhër të veçantë në lidhje me anëtarët.

5-Ndalohet dalja. Bashkimi me kultin është i gjithmonshëm dhe ndarja është mëkat i madh.

Sigurisht që ndalesat në përgjithësi janë të panumërta, por përmblidhen në këto 5 pika.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur