Libri ''Muxhahedinët Khalk pa maskë'' është botuar

Categoria: Lajme

Libri ''Muxhahedinët Khalk pa maskë; një grup terrorist në sy të mediave ndërkombëtare'' është botuar në gjuhën angleze nga Fondacioni Habilian.

Sipas qendrës analitike të lajmit Habilian (familjet e viktimave të terrorit), kanë qenë më shumë se 12000 njerëz të popullit iranian që janë vrarë nga grupet terroriste të muxhahedinëve

Ky grup i urryer terrorist,  gjatë periudhave të ndryshme kohore, jo vetëm në Iran, por në të gjitha pjesët e botës,  është njohur si një sekt i dhunshem ekstemist

Dëshmia e këtij pretendimi përbëhet nga dhjetëra artikuj dhe raporte, në lidhje me natyrën e tyre terroriste, që janë botuar nga media dhe qendra kërkimore ndërkombëtare të ndryshme.

Ka tema që vihen re në këtë libër.

Media të tilla si New York Times, Washington Post,BBC,CNN,Politico,Asociated  Press, Foreing Policy , Instituti Kërkimor Rand, Këshilli Carnegie dhe Këshilli i Mërrëdhënieve të Jashtme Amerikane, janë qendra që kanë publikuar raporte dhe shkrime të ndryshme rreth Muxhahedinëve Khalk,  të cilat janë përmbledhur në këtë libër. Subjektet e këtij libri janë radhitur sipas datës së publikimit , një radhitje e cila mund të ndikojë në kuptimin më të mirë të ngjarjeve të rëndësishme në lidhje me këtë sekt terrorist.

Pjesët e publikuara të këtyre çështjeve janë si më poshtë:

CNN ''  Mos u mashtroni: Organizata Muxhahedine Khalk është terroriste''

 

New York Times: '' Ky grup është i urryer pothuajse nga i gjithë populli iranian''

 

Washington: Anëtarët e Organizatës Muxhahedine Khalk për shkak të përfshirjes së mundshme në krime lufte, sulme terroriste dhe aktivitete të tjera kriminale janë nën mbikqyrje

 

Foreing Policy:'' Grup iranian që vrau 3 amerikanë dhe bashkëpunoi me Sadam Husejnin''

 

BBC: ''Në vitin 2015 Organizata për të Drejtat e Njeriut raportoi se më shumë se 70% e anëtarëve në kampin Ashraf mbahen atje kundër vullnetit të tyre dhe torturohen nga Organizata Muxhahedine Khalk.

 

Politico: Gjaku i mijërave qytetarëve iranianë dhe dissave amerikanë është derdhur nga dora e Muxhahedine Khalk.

 

Libri që është botuar përfshin 144 artikuj në 847 faqe.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur