Raport i OKB: Shqetësime të vazhdueshme në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e udhëheqjes së Muxhahidine Halk (kultit Raxhevi)

Në raportin UNAMI thuhet se udhëheqësit e kësaj organizate po bëjnë përpjekje të mëdha që të pengojnë bisedat private me banorët e këtij kampi.Organizata e Muxhahidine Halk-që ka një strukturë diktaturiale dhe hierarkike- po zbaton kufizime të ashpra ndaj të drejtave të banorëve të Kampit Liberta.Këto kufizime përfshijnë lirinë e lëvizjes ...

 

Raport i komisionit të posacëm të OKB-së në lidhjë me abuzimin e të drejtave të njeriut në kampin e Munafikinëve (hipokritëve, sic njihet në Iran kjo organizatë)

Komisioni i posacëm i OKB-së (UNAMI) në Irak publikoi raportin gjysmë-vjetorë të vet (gjysmës së parë të vitit 2013) mbi situatën e të drejtave të njeriut në Irak.Në këtë raport janë trajtuar cështje të ndryshme  mbi të drejtat e njeriut në Irak.Në një pjesë të këtij raporti është përmendur  Kampi Liberta dhe rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut brenda tij.

  raportin e vet, Shoqata për Mbrojtjen e Viktimave të Terrorizmit UNAMI,shpreh shqëtësimin e saj të vazhdueshëm për shkeljen dhe dhunimin e të drejtave të njeriut ndaj banorëve të Kampit Liberta nga ana e udhëheqjes së sektit terrorist Muxhahidine Halk.

Raporti i UNAMI-it mbi shkeljen dhe dhunimin e të drejtave të njeriut në Kampin Liberta,është përgaditur mbi bazën e intervistave me anëtarët që kanë arritur të largohen nga ky kamp si edhe të disa bisedimeve private me disa nga banorët aktualë të këtij kampi.

Në raportin e UNAMI-it thuhet se udhëheqësit e kësaj organizate përpiqen maksimalisht që të pengojnë bashkëbisedimet private me banorët e kampit.Organizata Muxhahidine Halk që ka një stukturë diktatoriale dhe hierarkike ka vendosur kufizime të rrepta dhe të ashpra ndaj të drejtave të banorëve të Kampit Liberta.Këto kufizime kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes brenda kampit,pengimin e largimit nga organizata,ndalimin e komunikimit dhe takimit,ndalimin e kontakteve me pjesëtarët e familjeve të tyre,ndalimin e marëdhënieve themelore dhe ndalimin e qasjes së kujdesit mjekësor.

Sipas UNAMI-it ,Komisioni i Lartë i OKB-së për Refugjatët gjithashtu,gjatë kësaj periudhe ka vazhduar aktivitetin e saj në fushën e identifikimit të personave që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare si dhe për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për banorët e Kampit Liberta.Por përpjekjet e këtij Komisioni për të arritur në një zgjidhje të plotë,për arsye të ndryshme si mosbashkëpunimi i banorëve të këtij kampi dhe sanksionet e intervistave të Komisionit  me ta (banorët e kampit),deri më tani kanë mbetue të pasukseshme.

Në këtë raport thuhet gjithashtu se : “Qeveria e Shqipërisë në Mars të vitit 2013,propozoi dhe deklaroi se ishte e gatshme të pranonte 210 persona nga banorët e Kampit Liberta.Por sekti terrorist i Muxhahidine Halk refuzoi të dërgonte personat që qeveria shqiptare kishte shpallur se i pranonte dhe këmbënguli se është organizata ajo që duhet të përcaktonte se kush do të shkojë në Shqipëri.Në prill të vitit 2013 qeveria gjermane gjithashtu, vendosi që të pranojë 100 veta nga banorët e këtij kampi,vendim ky që po ecën shumë ngadalë.

Thuhet se sipas një memorandiumi të nënshkruar me qeverinë e Irakut në dhjetor të 2011, UNAMI akoma vazhdon monitorimin e vet ndaj 300 personave nga banorët e kampit të cilë janë në listën e terrorizmit të disa shteteve.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Artikull nga F.Xh ish-anëtar i MEK në Shqipëri

Kampi i punës së detyrueshme të Rexhavisë në Tiranë

Homajun Kehzadi – ish anëtar i Muxhahidinët Halk

Kërcënimi, torturimi, përsekutimi dhe mundimi i anëtarëve të shkëputur

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Batool Soltani, ish-anëtare e këshillit të lidershipit të MEK në vitet 2000-2006

Këshilli i lidershipit të Organizatës Muxhahidinët Halk ose haremi i MEK

Një shkrim i S.R një i ndarë nga Organizata Muxhahidine Halk në Tiranë

Një burg në Tiranë

Më të shikuarat

Artikull nga F.Xh ish-anëtar i MEK në Shqipëri

Kampi i punës së detyrueshme të Rexhavisë në Tiranë