Zbulimi i pastrimit të parave dhe veprimtarive kriminale financiare të Muxhahidine Halk në Parlamentin e Europës

Me 26 dhe 27 prill të vitit 2017, në Bruksel u zhvillua konferenca e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal bazuar në raportet e dokumentit të Panamasë, që është një nga konferencat më të rëndësishme të Europës.

 

Në këtë konferencë që zhvillohej për luftën ndaj pastrimit të parave në parlamentin europian, morrën pjesë edhe Husein Nezhad dhe Davud Ershad – ish-anëtarë të Muxhahidin Halk – me ftesën e Komitetit të të Majtëve të Bashkimit Europian GUE/NGL.

 

Teksti i fjalimit të Z. Davud Ershad në Konferencën mbi pastrimin e parave në Parlamentin e Europës

 

Zonja dhe Zotërinj !  Unë quhem Davud Ershad dhe jam kryetar i lëvizjes  << Jo Terrorizmit dhe Sekteve>>. Ne ( unë dhe Z. Husein Nezhad) jemi ish-anëtarë të një sekti terrorist të quajtur Sekti Raxhevi që udhëhiqet nga Merjem Raxhevi.

Ne të gjithë e dimë se sot terrorizmi mbështetet kryesisht në pastrimin e parave. Ndërmjet krimit të organizuar dhe terrorizmit ka një korrelacion të fortë që i bashkon ata. Mes grupeve terroriste dhe kriminelëve ka një unitet qëllimesh. Aktivitetet mafioze që po i sigurojnë burimet finanaciare terrorizmit, po rriten nga dita në ditë dhe po luajnë një rol kyc në këtë cështje. Sigurisht që  aktivitetet ekonomike terroriste të grupit terrorist në fjalë (muxhahidinëve) ndryshojnë.

 

Një nga aktivitetet më të rëndësishme kriminale që kontribon më së shumti në financimin e terrorizmit, është kontrabanda e lëndëve narkotike, krijimi i shoqatave fallco dhe mashtruese për bamirësi dhe së fundmi kontrabanda e naftës në Lindjen e Mesme sic është rasti i DAESH –ve dhe Sektit Raxhevi.

MEK-u (Sekti Raxhevi-së) nën udhëheqjen e Merjem Raxhevisë dhe e ashtuquajtura “Opozita Iraniane” në të cilën për tridhjetë vjet unë kam qënë një nga anëtarët me pozitë të lartë të saj, në mënyrë të gjërë dhe të shtrirë kryen veprimtari terroriste dhe pastrim parash për të mbijetuar.

Si shembull mund të përmendim krijimin e fondacioneve mashtrusese për bamirësi në Londër-që edhe këtu  gjithashtu unë kam qënë një nga anëtarët e stafit administrativ të saj- në të cilën mblidheshin qindra miljona paund dhe euro nga e gjithë Europa dhe pa u harxhuar as edhe një cent prej tyre për fëmijët që nuk ekzistonin (pasi këto fondacione ishin fallco dhe të rreme), dërgoheshin direkt në arkat dhe llogaritë bankare të Merjem Raxhevisë në Paris.

Një tjetër shembull është edhe ajo se në kohën që Sadam Husein ishte nën bllokadë ekonomike, MKO nga shitja e naftës në tregun e zi për Sadam Huseinin ka futur në dorë qindra milionë dollarë të pista. Si shpërblim MEK (Sekti Raxhevi) në shtypjen e kurdëve në kohën që donin t’a përmbysnin regjimin e Sadamit, kreu vrasje masive ndaj tyre në zonën e quajtur Tuz Hurmatu.

Unë u përpoqa që të përqëndrohesha në këtë temë shumë të rëndësishme mbi pastrimin e parave dhe të lekëve të pista që bien në dorën e terroristëve e cila mund dhe duhet të shërbejë si një pikë e përbashkët mbi të cilën duhet të përqëndrohen si të Majtët  ashtu edhe të Djathtët (partitë,forcat politike), sepse nëse s’do ta ndalim pastrimin e parave , terrorizmi i cili mbahet gjallë nga kjo do të kërcënojë të gjithë popujt dhe shoqëritë tona si të pasur ashtu edhe të varfër. Ndaj kësaj s’duhet të tregohen të pavëmendshëm dhe indiferentë as kapitalistët apo investitorët që bëjnë invasion fiskal apo pastrim parash.      Faleminderit

 

Në këtë konferencë bordi i ish-anëtarëve të sektit Raxhevi, bënë një bashkëbisedim me gazetarin investigativ të Parlamentit Europian dhe me Z. Arnold përfaqësues i Parlamentit të Holandës, duke i dhënë informacione më të shumta dhe të detajuara rreth aktiviteteve kriminale dhe terroriste të Sektit Raxhevi. Z. Husein Nezhad gjithashtu i dha informacione shumë të detajuara mbi trafikimin e qënieve njerëzore si edhe të miliona fucive naftë të dhuruara nga Sadam Huseini nga ana e sektit Raxhevi si edhe kopanitë e paligjshme, fondacionet e rreme, transaksionet e fshehta pa paguar taksa etj. të tyre.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri