Kujtimet e një krimi në Organizatën Muxhahidine Halk

Categoria: Dokumente

Në vitin 1999, për të kryer një operacion të brendshëm(bëhet fjalë për operacionet me bombë brenda territorit iranian ku viktimat ishin njerëzit e thjeshtë) nga kampi Habib në Basre,  kaluam drejt shkretëtirës së nxehtë në pikën kufitare Shalamcheh (Iran) dhe Zaid(Irak). Ishim një ekip me tre makina vaz. Nga pika e parë deri në të dytën duhet të udhëtonim me makinë, ndërsa më pas duhet të ecnim në këmbë që të mos diktoheshim nga forcat ushtarake iraniane. Për arsye se forcat irakiane ndodheshin në front gjithashtu, ne gjithmonë merrnin ndonjërin prej tyre me vete. Ata mesa dukej ishin  agjentë të shërbimeve sekrete irakiane. Natën e kryem me sukses misionin tonë , kaluam nga fusha e minuar dhe u kthyem. Kur arritëm te pika e nisjes në këmbë, që ishte fronti i dytë i ushtrisë irakiane, qendra kishte urdhëruar forca shtesë që të na bashkangjiteshin.

Ne pushuam aty dhe pritëm deri natën që gjithsecilit nga ne t’i përcaktohej detyra e radhës. Ishim ulur te llogoret dhe rrënojat e luftës Iran-Irak dhe po hanim drekën, kur roja irakian na tha se dy persona me biçikleta po afroheshin nga krahu i Irakut. Komandanti na urdhëroi që të jemi vigjilentë dhe askush nuk duhet ta merrte vesh cili ishte misoni ynë aty.

I morëm armët dhe u vendosëm në pozicione. Dy personat me biçikleta erdhën dyqind mentra afër nesh ,zbritën nga biçikletat dhe po kontrollonin telat me gjemba dhe minat. Komandanti i ekipit tha se qendra  ka sinjalizuar se ata dy persona kanë ardhur për të spiunuar dhe me patjetër duhet t’i vrasim ose t’i arrestojmë. Komandanti na urdhëroi t’i rrethonim. Ata nuk e vunë re fare. Për një moment u përballën me krismat tona dhe u tmerruan . Në duar  kishin disa hekura të cilët i lëshuan menjëherë dhe u larguan nga frika e të shtënave, por urdhëri ishte t’i vrisnim ose t’i arrestonim dhe komandanti nuk ishte nga ata që hiqte dorë. Ne gjithashtu i ndoqëm , i qëlluam dhe njëri prej tyre ra në tokë. Kur iu afruam mbi kokë pamë se plumbi e kishte kapur në  të pasme, por nuk i kishte dalë nga para dhe i kishte mbetur në legen. Atë njeri Zoti e kishte kapluar frika nga dhimbja dhe gjakderdhja dhe e para fjalë që tha ishte : “Ne mbledhim hekura për ti shitur dhe pë të siguruar jetën.”

Por në atë rast komandanti e shkeli në qafë me mizori dhe i tha: “Je një mercenar i Khomeinit apo fedain i Sadamit?”

Ai i shkretë tha i Sadamit , por të pabesët nuk kishin aspak mëshirë dhe filluan ta detyronin me dhunë që të pranonte se ishte mercenar i Iranit.Kjo torturë vazhdoi derisa viktima nuk kishte më forcë të fliste. Komandanti ishte gjithnjë në kontakt me bazën. Kishin kaluar dy orë nga kjo ngjarje kur erdhën disa autovetura. Njerëzit e shërbimeve sekrete të bazës sonë së bashku me oficerin irakian Akid Ali,i cili ishte përgjegjës për sigurinë e selisë në kampin Habib, zbritën nga makina dhe filluan ta tërheqin zvarrë trupin gjysëm të vdekur, por i shkreti nuk kishte fuqi të fliste dhe vetëm rënkonte. Më pas  e vendosën atë te bagazhi i makinës së oficerit irakian dhe u larguan.
Unë u mërzita shumë nga kjo ngjarje dhe vazhdimi i këtij misioni në mëndjen time më shqetësonte dhe nuk kisha guxim ta përhapja këtë lajm sepse pasi u kthyem në seli, ata na urdhëruan që askush të mos flasë rreth kësaj ngjarjeje derisa një ditë njëri nga punonjësit  e kampit Habib që ishte nga një fshat aty pranë po fliste me njërin nga ne për ngjarjen e ndodhur. Unë rastësisht po shkoja ta takoja sepse kisha një punë me të. Në mes të bisedës ai po i tregonte për zhdukjen e dy personave të cilët kishin dalë të mblidhnin hekura për të siguruar bukën e  gojës. Thonte se i kishin qëlluar dhe tani nuk dihet se ku janë.

Aty e kuptova se çfarë krimesh bëjnë shërbimet inteligjente irakiane dhe organizata jonë. Krimi i vrasjes së çobanëve të shkretë në kufi u bë me urdhërin e Rexhaviut nëpërmjet bazës së tij me pretekst se po mbronin sigurinë dhe fshehtësinë e operacionit.

Ky është njëri nga mijëra krimet që ka kryer Rexhaviu me përkrahjen e institucioneve dhe shërbimeve sekrete të Sadam Huseinit dhe tani që po dëgjoj për ISIS jam i sigurt se është pjellë dhe vazhdimësi e aktiviteteve  të tmerrshme të tyre që nga ajo kohë. Burimi i këtyre krimeve të rënda është Rexhaviu dhe shpresoj që një ditë dë të përgjigjet dhe do të gjykohet për gjithçka që ka bërë.




Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur