Si të marrësh përgjegjësi dhe si të promovohesh për një nivelin organizativ më të lartë në Organizatën Muxhahedine Khalk

Përshëndetje, dua t’ua shpjegoj bashkatdhetarëve të mi në Iran se cila është mënyra për t’u promovuar në një post më të lartë në Organizatën Muxhahedine Khalk.

Unë kam jetuar për vite të tëra në atë kult dhe po jua them se atje brenda çdo gjë është ndryshe nga bota. Në çdo vend të botës të japin një detyrë  që të shkon për shtat dhe  di si ta bësh, por në organizatën Muxhahedine Khalk thonë se nuk u intereson arsimimi dhe aftësia. Thonë të vërtetën sepse aftësitë dhe dijet nuk janë të çmueshme në atë organizatë. E vetmja veti  që pëlqehet në MEK është t’i përkushtohesh Mas’ud dhe Maryam Rajavit. Sigurisht që kjo gjë nuk mund të vërtetohet me fjalë por duhet provuar në praktikë për t’u besuar.

Një shembull janë po ata persona të torturuar nga Mas’ud Rajavi për shkak të shfaqjes së pakënaqësisë së tyre. Është e vërtetë, ky është indeksi i parë. Treguesi tjetër është kjo që edhe në qoftë se lideri, pra Mas’ud Rajavi bënte ndonjë gabim, nuk kishe të drejtë të protestoje apo të ngrije zërin. Duhej vetëm të zbatoje atë që urdhërohej. Treguesi tjetër është fakti që duhet të kishe një mendje dyshuesi prej polici duke mos besuar askënd dhe duke i vështruar të gjithë me sy kritik duke i ruajtur në çdo moment dhe të jepje informacionet ditore për çdo njeri pranë komandantëve.  Domethënë duhet të ishe gjithmonë duke spiunuar të tjerët.

Një tjetër tregues ishte gadishmëria 24 orë në 24 për të dhënë jetën për liderin dhe në brendësinë tënde duhet ta pranoje Mas’ud ose Maryam Rajavin si zotin tënd.

Fatkeqësisht ka persona të cilëve u është bërë një lavazh truri për vite me radhë dhe nuk janë më vetja e tyre dhe e konsiderojnë Mas’udin imam të kohës(Imam Mehdi), profet dhe madje edhe zot. Personat të cilët kryejnë krime dhe shqetësojnë të tjerët në organizmat e brendshëm të organizatës sidhe jashtë saj , janë po këta që kanë besime të tilla.

Që të marësh një post të lartë pranë Mas’ud Rajavi, duhet të jesh një person plotësisht i bindur dhe të mos i thuash kurrë jo një urdhëri, por shumë persona për të cilët kam qenë dëshmitar vetë nuk u janë nënshtruar  urdhërave të kësaj organizate të maskuar dhe u kanë thënë jo dëshirave sataniste të Mas’ud Rajavit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur