Rreziku i Muxhahedinëve Khalk në Shqipëri dhe Evropë

Pas dëbimit të grupit të fundit të organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk nga toka e Irakut në verën e vitit 2006 dhe vendosjes së tyre në Shqipëri, ndoshta nuk e mendonin që qëndrimi  në atë vend do ishte jo më pak i vështirë.

Që në fillim, Organizata Muxhahedinët Khalk është përballur me një valë të konsiderueshme mosbindjesh dhe rebelimi nga ana e anëtarëve të pakënaqur. Anëtarë të cilët zbuluan se ishin thjesht një mjet propagande për Rajavi, dhe gjatë kohës që kryetarët bëjnë një jetë luksoze në Francë, anëtarët e thjeshtë nuk kanë të drejtë të flasin as me familjet e tyre që kanë vite pa i parë.

Ndarja e 240 anëtarëve të MEK  në Shqipëri një vit pas shpërnguljes së grupit të fundit të mbetur në Irak në vitin 2006 është një rekord plot kuptim në këtë kohë kaq të shkurtër dhe konsiderohet një mesazh i jashtëzakonshëm.

Publikimi i raportit vjetor të Qendrës së Luftës Kundër Terrorizmit në Shqipëri dhe vendosja e emrit të Organizatës Muxhahedinët Khalk në listën e organizatave terroriste dhe të dhunshme, mund ta quajmë si goditjen e dytë vdekjeprurëse të shtetit mikpritës ndaj Rajavi dhe familjes së saj duke ua shtuar më shumë problemet organizatës. Një raport i cili hapi një faqe të re mes shërbimit sekret shqiptar dhe Organizatës Muxhahedinët Khalk.

Seria e goditjeve vdekjeprurëse ndaj MEK nuk mbaron me kaq. Ndoshta nuk mund ta imagjinonin që një ditë policia dhe shërbimi sekret shqiptar të publikonin një raport të atillë për këtë organizatë terroriste që ka gjetur një vend të rehatshëm pranë tyre. Një raport që pati majft ndikim te mediat e vendit  dhe tregoi se këtë herë sistemi i sigurisë në vend është i përqëndruar te kulti Rajavi dhe aktiviteti i tyre i dyshimtë.

Muxhahedinët Khalk që për momentin janë të shokuar nga mesazhet dhe goditjet që po marrin në Shqipëri janë befasuar shumë  nga një mbledhje që do të mbahet në Parlamentin Evropian rreth tyre. Disa përfaqësues të PE do të jenë mikpritësit e një mbledhjeje në Parlamentin  Evropian më 10 prill tema e së cilës është "Rreziku i Muxhahedinëve Khalk në Shqipëri"  dhe kërcënimet që mbart kjo organizatë terroriste ndaj Shqipërisë si një vend i vendosur në zonën Evropiane.

Tribunat publicitare të MEK si përshembull disa nga bashkëpunëtorët e tyre në disa vende të ndryshme, kanë frikë nga mbajtja dhe përfundimi i kësaj mbledhjeje dhe i kanë quajtur organizatorët ashtu siç bën gjithmonë MEK, tradhëtarë dhe të infiltruar të Teheranit  në mënyrë që t'i paraprijnë përfundimeve të tyre.

Pretendimet e tyre rreth ndërhyrjes së Iranit në Shqipëri  apo te veprimtaria e përfaqësuesve të PE bëhen në një kohë kur shteti shqiptar radhitet në mesin e vendeve aleate dhe të afërta me Amerikën dhe nuk mund të pranohet që raportet e njësisë  së sigurimit dhe sistemit gjyqësor të shqipërisë janë publikuar për shkak të Iranit.T'i pranosh këto pretendime për Irakun që ka marrëdhënie shumë të ngushta me Teheranin është e justifikueshme , por nuk mund të themi të njëjtën gjë për një vend që nuk ka ambasadë në Iran dhe ka marrëdhënie shumë të ngushta me Uashingtonin.

Nuk është shumë e vështirë të pranosh dhe të kuptosh arsyet e përballjes së Organizatës Muxhahedinët Khalk me probleme të ndryshme në Shqipëri. MEK është një organizatë terroriste e shkuara kriminale e të cilës nuk është e fshehur dhe prezenca  e saj shkakton probleme kudo të ndodhet për shkak të natyrës që ka.  Prezenca e dhjetëra raporteve të shërbimeve informative perëndimore dhe të tjera zonave kundër Organizatës Muxhahedinët Khalk  përgjatë viteve të fundit , ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë së shtetit shqiptar. Shqipëria është një vend evropian dhe natyrisht që vendosja e anëtarëve të një grupi terrorist në tokën evropiane   do të sjellë shqetësime të shumta në atë zonë.

Shqetësimet do të jenë më të shumta në rast se do të dimë që Organizata Muxhahedinët Khalk është i vetmi grup terrorist që ka një kamp në Evropë. Me këtë gjendje, jo vetëm Shqipëria, por gjithashtu e gjithë Evropa duhet të jetë në dijeni për rreziqet që i kanosen me prezencën e këtyre personave në tokën e saj. 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur