Mohimi i shenjtërisë së lirisë në sistemin organizativ të Rajavit

Sa shumë jemi mashtruar nga përrallat e Maryam Rajavit për lirinë gjatë këtyre viteve. Filloi me lirinë e njerëzve dhe përfundoi te barazia gjinore. Këto fjalët e saj të urta janë shtuar shumë sidomos pas humbjes që pësoi operacioni i quajtur “Drita e Përjetshme”.Sa shumë njerëz kanë manipuluar dhe sa të tjerëve u kanë bërë lavazh truri me fjalën liri.

Flasin për lirinë në një mënyrë të atillë sikur të nesërmen do të vendosej në të gjithë botën. Ndërkohë që ishte gjithçka një gënjeshtër dhe madje edhe vetë ata nuk besonin te liria.

Si ishte gënjeshtër?

Kur një forcë nuk i përmbahet ligjeve bazë dhe themelore të lirisë brenda vetes si dëshiron ta arrijë atë për njerëzit?

Komandantët e Organizatës Muxhahedine Khalk na thonin se nuk kishim të drejtë të mendonim për familjen dhe merreni me mend të kishim kontakte me ta. Thonin se familja ishte armiku kryesor i individit dhe organizatës. Thonin të vërtetën  sepse gjatë atyre viteve e kishin marrë të gjithë jetën tonë  dhe familja mund të na e rikthente atë dhe të na shpëtonte nga robëria e sektit, por Rajavi nuk e pëlqente këtë gjë.

Rajavi i shikonte familjet si armiqtë kryesorë. Për të njëjtën arsye ajo bëri ndarjen e burrit nga gruaja në emër të revolucionit ideologjik për t’i vrarë emocionet e tyre dhe për t’i shfrytëzuar më mirë.

Po të dua t’i tregoj të gjitha krimet e kësaj organizate  nuk kanë fund. Kur jeta , pasuria dhe dinjiteti i këtyre njerëzve është në pronësi të Rajavi dhe ajo nuk i konsideron të denjë për vlera, atëherë si mund të besojmë që Rajavi është një mikeshë e lirisë?


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur