Daniel Larison, një sekretar i lartë i sajtit investigativ amerikan "American Conservative", në një artikull ku kritikohet vazhdimi i mbështetjes së MEK-ut nga disa politikanë amerikanë, shkruan: " Ka mundësi që MEK vazhdon të kryejë aktivitete terroriste, sepse sipas disa raporteve, anëtarët e këtij grupi kanë marrë përsipër autorësinë e vrasjes së shkencëtarëve të programit bërthamor të Iranit gjatë viteve të fundit."
Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të qendrës së agjencisë së lajmeve investigative Habilian (familja e viktimave të terrorit) , në një pjesë të artikullit të tij, Larison tha: "Është shumë e papritshme që kjo pjesë e ish-qeveritarëve dhe e oficerëve të pensionuar të ushtrisë të përkrahin një sekt totalitarist si alternativë për qeverisjen e një vendi, por ka afërsisht një dekadë që kjo po ndodh. Të gjithë përkrahësit amerikanë të Organizatës Muxhahedinët Khalk kanë vërtetuar se kanë vendime të mos flasin aspak për politikën amerikane ndaj Iranit (apo vendeve të tjera) dhe përkrahja e vazhdueshme e këtij grupi terrorist është një argument i pakëndshëm që tregon se sa e korruptuar është politika jonë e jashtme(amerikane). Ka mundësi që MEK vazhdon të kryejë aktivitete terroriste, sepse sipas disa raporteve, anëtarët e këtij grupi kanë marrë përsipër autorësinë e vrasjes së shkencëtarëve të programit bërthamor të Iranit gjatë viteve të fundit. Por nuk ka asnjë dyshim që kjo organizatë nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë zgjedhje e mirë për të zëvendësuar qeverinë e Iranit."
Në lidhje me mbështetjen që Tom Ridge, ish- ministri i sigurisë së brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i jep Organizatës Muxhahedinët Khalk, ky hulumtues amerikan shkruan: " Ridge nuk e shfaq faktin që iranianëve u vjen neveri nga grupi i muxhahedinëve dhe nuk i intereson fare ky fakt. Iranianët nuk duan aspak që Muxhahedinët Khalk të marrin pushtetin në Iran, dhe çdo përpjekje për t'ia imponuar popullit iranian, do të përballet me rezistencë të paimagjinueshme. Këto përkrahje janë shenjë e injorancës së politikanëve amerikanë në lidhje me Iranin dhe popullin e tij. Rajavi është udhëheqëse e një sekti që ka luftuar krah për krah Sadam Husejnit kundër popullit iranian dhe abuzimet e këtij grupi me anëtarët e tij vazhdon deri më sot."
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir