Raporti i vitit 2008 i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës Gjermane

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës Gjermane duke mbështetur vendimin e qeverive evropiane, i quajti muxhahidinët një grup që është ende i angazhuar në aktivitetet terroriste.
Në këtë raport, që ndodhet në faqen e internetit të kësaj zyre, thuhet: “Këshilli Kombëtar i Rezistencës, si krahu politik i këtij grupi është duke propaganduar aktivitete të shumta, duke organizuar mbledhjen e fondeve në emër të organizatës dhe gjithashtu po propagandon me një numër të vogël personash.”

Në këtë raport, duke iu referuar anëtarëve të mashtruar të organizatës, gjithashtu thuhet: “Personat e mashtruar të kësaj organizate ,në kohën kur Merjem Rexhavi, gruaja e liderit të grupit, u arrestua nga policia franceze nën akuzën e vandalizmit dhe aktiviteteve ilegale, u detyruan t’i vënë zjarrin vetes. Më 17 qershor të vitit 2003 policia franceze e rrethoi kampin e këtij grupi terrorist në Paris dhe arrestoi Merjem Rexhavi së bashku me 150 anëtarë të tjerë të organizatës dhe gjithashtu konfiskoi 9 milionë dollarë dhe pajisje përgjimi të tekonologjisë së fundit.”

Në këtë raport gjithashtu flitet dhe për disa aktivitete të tjera terroriste të MKO-së: “Ky grup ka patur shumë bashkëpunime në aktivete spiunazhi dhe zbulimi me Sadam  Huseinin dhe pavarsisht çarmatimit të tyre nga amerikanët, MKO nuk ka hequr dorë nga dhuna.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur