Një raport i vitit 2004 i Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës

 Lëshuar me 17 Maj  2005

Deri para përmbysjes së regjimit të Sadam Huseinit,Organizata revolucionaro-marksiste e Muxhahidine Halk me krahun e saj ushtarak <<Ushtria Clirimtare>> që ishte e vendosur në Irak konsiderohej si grupi më i fortë opozitar Iranian dhe mbahet si përgjegjëse për sulme të shumta terroriste .Për shkak të ndryshimit të situatës në Irak , Organizata tani bëri kthesë.Qeveria e përkohshme e Irakut i kërkoi rreth 3800 personave të mbetur të Ushtrisë Clirimtare që në Maj të vitit 2003 (Ordibehesht 1382) ishin c’armatosur nga trupat amerikane, që deri në fund të vitit 2003 të largohen nga toka e Irakut.Për këtë arsye nga fundi i  vitit 2003 dhe deri në prill të vitit 2004 pothuajse cdo ditë bëheshin demonstrata paqësore nga mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës para zyrave dhe axhencive amerikane në Berlin,Dusseldorf dhe Hamburg. Protesta më e madhe ishte ajo e zhvilluar para Ambasadës Amerikane në Berlin në datën 2 Janar (12 Dej) nga afro 500 mbështetës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës. Ultimatumi që qeveria e përkohshme e Irakut i kishte vënë anëtarëve të organizatës dhe Ushtrisë Clirimtare për t’u larguar nga Iraku ,mbeti pa asnjë përgjgje, dhe asnjë masë apo veprim nuk u morr kundër tyre nga ana e kësaj qeverie.Ndërkohë Amerika i trajtonte anëtarët e Muxhahidine Halk si  <<Persona të Mbrojtur>>  sipas nenit 4 të Konventës së Gjenevës të 12 Gushtit të vitit 1949 (21 Mordad,1328) që ka të bëjë me Mbrojtjen e Personave Civilë në Kohë Lufte. Kjo cështje u interpretua si dëshmi nga ana e Organizatës së Muxhahidine Halk se deri më tani kjo organizatë është mbajtur padrejtësisht në listën e grupeve terroriste. Merjem Raxhevi që është  zgjedhur si <<Presidentja e Ardhshme e Iranit>> nga Këshilli Kombëtar i Qëndresës, zbatimin e Konventës së Gjenevës e quajti si <<Fitore për Rezistencën dhe popullin e Iranit>>.Ajo shtoi se ky sukses shënon vijën ndarëse << të kufirit mes rezistencës legjitime dhe të drejtë të popullit të Iranit për liri dhe demokraci ,dhe terrorizmit, fundamentalizmit dhe dhunës>>.

 

Aktivitetet për të dalë nga lista e terrorizmit

AKtivitetet tjera të Këshillit Kombëtar të Rezistencës ishin përpjekjet e vazhdueshme për zgjerimin dhe shtrirjen e politikave të tyre.Në lidhje me këtë,Organizata u përpoq që ta prezantojë veten si një lëvizje dëshiruese dhe aspiruese të lirisë dhe <<demokracisë>>.Qëllimi i gjithë kesaj ishte që emri i organizatës të hiqej nga lista e grupeve terroriste ndërkombëtare dhe të krijojë dhe gjejë hapësirë të lirë në shtetet perëndimore për aktivitetet e saja politike kundër qeverisë së Iranit. Prandaj sllogani (parulla,motoja) kryesor i Këshillit Kombëtar të Rezistencës kishte të bënte me futjen e emrit të organizatës në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Europian (pra me protestimin ndaj përfshirjes së tyre në këtë listë). Me 13 shtator (22 shehriver),rreth pesë mijë veta nga mbështetësit e Këshillit protestuan para Parlamentit Europian dhe kërkuan heqjen e tyre nga ajo listë.

Këshilli KombëtariI Rezistencës për të zgjidhur cështjet ekonomike të veta përsëri doli në rrugë për grumbullimin e fondeve gjë kjo që i ishte ndaluar që nga viti 2002 (1381), duke përdorur emrat  <<Shoqata  Ndihma e Grave Iraniane>> në Hannover dhe <<Shoqata e të Drejtave të Njeriut për Emigantët Iranianë>> në Dusseldorf. <<Shoqata për të Drejtat e Njeriut>> në Aachen u përpoq që të kontaktonte përsëri me ato persona që në të shkuarën i kishin ndihmuar <<Shoqatës Ndihmë për Refugjatët Iranianë>> por që këto lidhje kishin humbur që nga tetori i 2003-shit (Mehr,1382).Dy shoqatat e quajtura Shoqata e të Drejtave të Njeriut për Emigrantët në qytetet e Dusseldorf-it dhe Aachen-it, në fund të dhjetorit e ndërruan emrin në  << Qëndra e të Drejtave të Njeriut për Iranianët e Dëbuar>>  me seli në Dusseldorf.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur