Pavaresi financiare? Pretendimet e rreme dhe qesharake të Oganizatës Muxhahidine Halk

Pa dyshim, pretendimi më qesharak i parashtruar nga udhëheqësi i MKO-së  Mas’ud Rexhavi rreth aktivitetit të organizatës, ka qenë ai i pavarsisë financiare që është publikuar në faqet e lidhura me muxhahidinët. Ka mundësi që publikimi i pretendimit për pavarsi financiare dhe shpërndarja e gjërë e lajmit për marrjen e 50 mijë dollarëve nga Eleine Chao ,Ministrja e Transporteve që  bën pjesë në kabinetin qeveritar të Trampit , për të mbajtur 5 minuta fjalim apo për të bërë një foto me Merjem Rexhavi, të mos jetë një gjë e parëndësishme. Le ti kalojmë këto dy çështje që janë një shpenzim i brendshëm për kryetaren e organizatës dhe le të fokusohemi te pretendimi më qesharak i shprehur ndonjëherë nga Mas’ud Rexhavi. Një pjesë e këtij pretendimi qesharak është si më poshtë: “..Organizata bazë e rezistencës iraniane është lëvizja progresive që gjatë gjithë historisë së fushatës së saj nga themelimi dhe deri tani, nuk ka patur mbështetje financiare nga asnjë qeveri...”

E çuditshme! Muxhahidinët nuk kanë marrë para dhe ndihma financiare nga asnjë qeveri e huaj?Atëherë çfarë ishin ato qindra tanke dhe autoblinda që Sadam Huseini i dhuroi MKO-së? Nga erdhën të gjitha ato pajisje dhe armë të rënda? Mas’ud Rexhavi ka deklaruar se të gjitha asetet e ndodhura në kampin Ashraf kapnin vlerën e 200 milion dollarëve. Nga cilët njerëz i keni marrë ju këto 200 milionë dollarë? Nga populli i Iranit apo nga buxheti vjetor i qeverisë së Sadamit? Në vitin 2014 Mas’ud Rexhavi ofroi një zbritje  për armët e rënda, automobilat, blindat dhe tanket  e dhuruar nga Sadami që u sekuestruan nga ushtria amerikane, por ai nuk e llogariti vlerën e tyre. Ju keni pretenduar se keni patur helikopterë dhe njësi ajrore në Irak, a nuk jua kishte dhënë Sadan Huseini këto? A nuk shkoi Mas’ud Rexhavi në haxh me ftesë nga mbreti i Arabisë Saudite? A nuk u kthye ai në Irak me lejen e Sadam Huseinit me makina të mbushura me ar të dhuruar nga mbreti Abdullah?

A nuk është i tmerrshëm skandali i MKO-së në punësimin e  njerëzve me pozitë , të cilët duke mbyllur njërin sy e vesh mbajnë fjalime pro tyre? Por mediat dhe opinioni publik tjetër gjë mendojnë. Associated Press, për takimin që Merjem Rexhavi organizoi më 7 mars të vitit 2015 në Berlin, raportoi: “Në Berlin, salla 10 mijë vendëshe e konferencave ishte e mbushur plot me studentë çekë dhe polakë të cilët pretendojnë se në këmbim të pjesëmarrjes  kishin marrë bileta vajtje  ardhje dhe akomodim në hotel.”

Në qershor të vitit 2012 Thesari  Amerikan i Shtetit filloi një hetim mbi burimet financiare të Organizatës Muxhahidine Halk dhe njëri nga gjeneralët amerikanë që ishte i ngarkuar me mbrojtjen e kampit Ashraf , një ish-drejtor i FBI-së dhe disa politikanë të dalë në pension, u bënë pjesë e hetimeve për shkak se kishin marrë para nga MKO-ja gjë që u raportua nga radio Tomorrow. Zoti dhe Zonja Rexhavi, a jua kanë dhënë njerëzit këto para apo shërbimet sekrete të vendeve arabe të Gjirit Persik? Javën e kaluar radioja franceze raportoi : “Agjencia e lajmeve Associated Press, Fox News dhe shumë nga mediat amerikane, sot më 5 shkurt , raportuan se njëri nga ministrat e qeverisë dhe disa nga këshilltarët e afërt të Trump, për shkak të fjalimeve në qarqet dhe mbledhjet e Organizatës Muxhahidine Halk , kanë marrë shuma të konsiderueshme parash. Rudi Giuliani  dhe Newt Gingrich  janë këshilltarët dhe njerëzit e afërm të Trump  të cilët me mbajtjen e fjalimeve kundër Iranit, kanë fituar para nga Organizata Muxhahidine Halk. Elien Chao Ministre e Transportit në kabinetin qeveritar të Donald Trump, deklaroi se Organizata Muxhahidine Halk i kishte paguar asaj 50 000 dollarë vetëm për të mbajtur një fjalim 5 minutësh.”

Pra këta tregtarë pranojnë se kanë marrë 10 mijë dollarë duke bërë një foto dhe duke qëndruar një minutë me ju. A pretendoni se këto miliona dollarë që keni në dispozicion për të reklamuar kultin e muxhahidinëve i keni marrë nga populli iranian?Është interesant fakti që Rexhavi thotë se do të japë raportin financiar të 42 viteve të organizatës. Kur do ta publikoni raportin tuaj financiar të 42 viteve?  Ndoshta pas 42 vitesh të tjera? Ekzistojnë filma dokumentarë të cilët tregojnë momentet kur Mas’ud Rexhavi dhe bashkëpunëtorët e tij takohen me agjentët e sigurimit të Sadam Huseinit duke u kërkuar atyre  më shumë para dhe armatime. Nuk është vetëm një rast, por dhjetëra orë video të filmuara që janë publikuar gjatë këtyre viteve.  Askush nga specialistët dhe madje as vetë MKO-ja nuk  kanë shprehur dyshime mbi vërtetësinë e tyre( pamjeve filmike). Raporte dhe dokumente të vlefshme tregojnë se deri në përmbysjen e tij, ish-diktatori irakian Sadam Huseini , ka qenë burimi kryesor i parave të Organizatës Muxhahidine Halk. Ky raport gjithashtu është miratuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Amerikës.

 

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Intervistë e Habilian me ish-këshilltarin e ministrit francez të mbrojtjes

Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Një bisedë e Habilian me doktor Sejid Husejn Musavijan, profesor i Çështjes së Sigurisë në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Më të shikuarat

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Një bisedë e Habilian me doktor Sejid Husejn Musavijan, profesor i Çështjes së Sigurisë në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Intervistë e Habilian me ish-këshilltarin e ministrit francez të mbrojtjes

Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin