Muxhahidine Halk (MKO) për shkak të mungesës së përgjegjesisë ,nuk kanë vend në Iranin demokratik dhe të lirë

Categoria: Artikuj

Një nga arësyet që sekti (kulti) i Muxhahidine Halk (MKO) nuk kanë kredibilitet në popull dhe nuk e meritojnë dhe s’janë të denjë për qeverisje në Iran, është papërgjegjësia e tyre. Hapi i parë drejtë demokracisë është të qënit përgjegjës e të gjithëve qofshin këta zyrtarë apo nënpunës të qeverisë.Kjo përgjegjësi dhe dhënie llogarie mund të vërehet në disa shtete.Zyrtarët e një shteti në lidhje me cdo cështje i japin shpjegime dhe llogari  popullit të tyre dhe ose kërkojnë falje për gabimet e tyre ose ndonjëherë japin dorëheqjen.Nuk më kujtohet as edhe një rast i vetëm që udhëheqësit e organizatës së Muxhahidine Halk (MEK) madje edhe për cështje të rëndësishme të kenë dhënë ndonjë shpjegim apo të kenë mbajtur përgjrgjësi.Një nga pyetjet kryesore që i shtrohet muxhahidinëve është ; Mas’ud Raxhevi ku është (fshehur)? Ata madje edhe në lidhje me atë se ai akoma jeton apo ka vdekur nuk japin sqarime.Një nga pyetjet themelore që i bëhet organizatës MEK nga të gjithë është ajo se cfarë do të bëjë me anëtarët e saj në Shqipëri?Cili është plani juaj për të ardhmen?Si do ta vazhdoni luftën dhe betejën tuaj pas mbylljes së dosjes në Irak?Muxhahidinët jo vetëm që s’japin asnjë përgjigje , por mercenarët e tyre të tillë si “Parviz Khazai” e dërgojnë në debate që me kulturën e ndyrë dhe të prapambetur të Muxhahidinëve të shajë dhe fyej duke përdorur fjalë të ndyra dhe gjuhë të pahijshme.

Në veb-sajtet e Muxhahidinëve mund të gjeni informacione nga më të ndryshmet,madje edhe tema në lidhje me shtete që emrat e tyre (shteteve) përvec popujve të atij shteti si ka dëgjuar askush.Muxhahidinët shkruajnë në lidhje me gjthcka dhe gjithkënd dhe madje mbajnë edhe qendrime ndaj tyre.Në këto informacione ka shrime që përshijnë të dhëna nga ishujt e Japonisë dhe deri në një fshat në një cep të Afrikës apo një personi në Amerikën e jugut.Në të vërtetë kjo është një metodë djallëzore e Muxhahidinëve që të shkruajnë rreth dhe për gjithcka dhe cdokujt dhe të mos shkruajnë ashgjë rreth vetes.Isha i detyruar që të përdori fjalën djallëzi se sado që u mundova për të gjetur një fjalë të përshtashme që të pëershkruaj gjëndjen e Muxhahidinëve, fatkeqësisht nuk gjeta.Tani po i referohem një artikulli që mund ta gjeni në sajtet e Muxhahidin-nëve.

Një artikull me titull “Klithmat e panikut të qeverisë Iraniane nga fuqizimi dhe progresi në rritje i Muxhahidinëve”, më besoni që edhe mua ashtu sikurse edhe ju më bëri për të qëshur. Për mendimin tim titulli “Fuqizimi dhe progresi në rritje i Muxhahidinëve”, duhet të zgjedhet si fjalia më komike e vitit.Gjithsesi, edhe pse Muxhahidine në iluzionet dhe halucinacionet e tyre përpiqen që cdo ngjarje a ndodhi në botë ta lidhin me “Fuqizimin dhe progresin në rritje” të tyre, më besoni  se ata përpiqen që edhe rrahjet e krahëve të një mize ta lidhin me veten (titullin e këtij artikulli).Nëse do ti kushtoni vëmendje këtij shkrimi do të vëreni se Muxhahidinët janë përpjekur që duke lidhur dhe kombinuar fjalët njëra me tjetrën nga një artikull ta shpallin veten si fitimtarë dhe ngadhënjimtarë.

Organizata e Muxhahidin-nëve kërkon “ndryshimin e sistemit dhe heqjen (largimin) e vilajet-e-fakih (qeverisjes nga njohës të specializuar të ligjit dhe të drejtës si dhe shkencave të tjera Islame) në Iran“ ; “për zbulimin e kësaj cështje, mediat kanë publikuar  raportime në lidhje me këtë dhe kjo cështje ishte fillimi i një krize të madhe... sidoqoftë rezultati ishte miratimi i disa rezolutave dhe sanksioneve me pasoja shumë rrënuese, që akoma po vazhdon.

Sidoqoftë , treguesi i parë i një qeverie demokratike është  llogaridhënia e qeverisë ndaj popullit. Kjo mundësohet nëpërmjet parlamentit, shtypit dhe organeve të tjera.Kur Muxhahidinët nuk janë dhe s’tregohen të gatshëm që madje dhe në lidhje me cështjet më themelore të japin shpjegime dhe përgjigjen me një agresion dhe sharje e fyerje ,atëherë ata s’janë gjë tjetër pos një diktaturë që duan ta vendosin në Iran.Si pasojë e kësaj, Muxhahidinët nuk kanë as kualifikimin dhe aftësinë më të vogël  dhe s’janë kompetent për qëverisjen e Iranit të lirë dhe demokratik.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur