Fëmijët e kulteve; viktimat e dhunës

Riza Kazvini-Shoqata Habilian

Fëmijët janë viktimat më të pambrojtura të dhunës, polemikat e shumta të së cilës vijnë prej sekteve. Fëmijët në këto sekte(kulte), pasi detyrohen të ndahen nga prindërit e tyre, të marrin mësime të veçanta dhe të bëjnë punë të rënda, u nënshtrohen lavazhit të trurit.
Shumica e këtyre fëmijëve gjatë jetesës në këto sekte, bëhen viktima të agresioneve fizike, shfrytëzimit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut.
Gjendja e tyre më e mirë në grupet që kanë ideologji ekstremiste dhe terroriste, është kthimi në persona të ashpër dhe jonormalë, të cilët me gjithë fuqinë e tyre kanë përgatitjen për autorizimin e ç’do lloj vulgariteti në shoqëri.
Gjendja më e keqe gjithashtu është kthimi i tyre në elemente vetvrasëse që i tërheq ata vetë dhe të tjerët drejt vdekjes. Pavarsisht kësaj, nënshtrimi dhe bindja e tyre ndaj një personi ose një ideje kriminale është një kërcënim tjetër për shoqërinë ligjore.
Javën e kalur, një vajzë shtatë vjeçare siriane hodhi veten në erë me anë të një rripi me lëndë shpërthyese që e kishte lidhur rreth vetes, në një qendër policie në zonën e “Sheshit të Damaskut”. Shërthimi u bë shkak i vdekjes së kësaj vajze të pafajshme dhe plagosjes së disa të tjerëve. Babai dhe nëna e këtij fëmije ishin anëtarë me eksperiencë të grupeve terroriste Fronti Al-Nusra, ISIS dhe Ahrar Al-Sham.
Çështja e kësaj vajze u bë shkak që edhe një herë tjetër t’i kushtojmë vëmendje shfrytëzimit të fëmijëve nga terroristët dhe faktet tregojnë që shfrytëzimi i tyre nga këto grupe aktive në Siri dhe Irak nuk është një temë e re.
Studimet në lidhje me sektet në shtetet perëndimore tregojnë se shfrytëzimi i fëmijëve në grupe të tilla, vihet re më shumë gjatë dhjetë vjeçarëve 1970 -1990. Sekti “Shtëpia e Zezë Hebraike e Judës” në Miçigan, SHBA, “Shoqata Atletike Eklisia”, “Kisha Krishtere e Alamos së Shenjtë” dhe “Tempulli i Popullit”(Jones Town), janë shembuj të grupeve të cilat përdorimin, keqtrajtimin dhe masakrën e fëmijëve e kanë shndërruar në identitetin e tyre.
Në Azinë Perëndimore gjithashtu historia e sjelljeve sektare me fëmijët fillon para shfaqjes së grupeve ekstremiste si ISIS dhe simpatizantët e tyre. Organizata Munafikin(Muxhahidine Halk) duhet të njihet si një shembull i përsosur i atyre sekteve . Historia e shfrytëzimit të fëmijëve në MKO është më e vjetër se e ç’do grupi tjetër në këtë vend.
Fëmijët në këtë grup, që nga lindja shtypen, shfrytëzohen dhe keqpërdoren në aktivitetet e prindërve të tyre. Ata me humbjen e babait , nënës ose humbjen e të dyve bëhen fëmijë të nënave dhe baballarëve të tjerë. Shtypja dhe përdorimi i fëmijëve dhe prindërve të tyre në sektin Rexhavi ka ndodhur kryesisht në vitet e revolucionit të tyre ideologjik.
Udhëheqësi i këtij grupi në vitin 1987 shpalli fazën e parë të revolucionit të tij ideologjik. Në këtë fazë, kryetari i grupit Mas’ud Rexhavi, divorcoi me dhunë gruan e një anëtari të lartë të grupit dhe më pas u martua me të. Në fazën tjetër të këtij revolucioni, që ishte në kohën e përfundimit të luftës Iran –Irak, që përfundoi me humbjen e tyre ndaj Iranit, të gjithë të martuarit u detyruan të divorcohen dhe një vit më pas, fëmijët e tyre që arrinin një numër prej 800 personash u ndanë prej prindërve dhe u dërguan jashtë Irakur në Europë për tu rritur dhe edukuar sipas ideologjive të sektit. E çuditshme është kjo që Rexhaviu, duke parë pakënaqësinë e prindërve nga kjo ndarje, për t’i detyruar të pranonin, fëmijët e tyre i dërgoi në Bagdad që në atë kohë ishte nën bombardimet e avionëve pushtues të forcave ushtarake amerikane dhe në fund , familjet të shqetësuara për sigurinë e fëmijëve të tyre u bindën që t’i dërgonin ata në Europë. Këta fëmijë, mosha e të cilëve ishte nga 2-15 vjeç,u dërguan në bazat e munafikinëve(MKO) në Europë dhe një pjesë e tyre iu dorëzuan familjeve të simpatizantëve me qëllim që të jenë lidhja e grupit me ta. Ata(fëmijët) iu nënshtruan presioneve psikologjike dhe trajnimit ideologjik. Sipas besimit të shumë ish-elementeve rexhavit, fëmijët ishin pengje që prindërit e tyre të mos hiqnin dorë nga besnikëria e plotë ndaj udhëheqësve të sektit.
Përveç kësaj, grupi kërkonte të edukonte një brez ushtarësh të rinj dhe besnikë. Elizabeta Rubin në artikullin “Sekti Rexhavi” shpreh fjalët e një ish-anëtareje të grupit e cila thotë: “Ç’do ditë në mëngjes dhe mbrëmje, fëmijët duhet të qëndronin përballë posterave të Mas’udit dhe Merjemes dhe t’u dërgonin atyre përshëndetje. Ata i njohin këta fëmijë si brezin e ushtarëve të tyre të ardhshëm. Duan t’iu bëjnë një lavazh truri dhe t’i kenë nën kontroll.”
Veshja e uniformave, këndimi i himneve ushtarake të organizatës dhe mësimet në përputhje me ideologjinë e hipokritëve(MKO) ishin disa nga procedurat e këtij grupi për shfrytëzimin e fëmijëve që kishin nën kontroll. Përveç çështjes së abuzimit të fëmijëve në Azinë Perëndimore,problem tjetër janë grupet tekfiriste terroriste.Sjellja e këtyre grupeve me fëmijët është e ngjashme me ato të MKO-së, por jo me të ISIS i cili është unik. Numri i fëmijëve të shfytëzuar nga Shteti Islamik është mjaft i lartë, për këtë arsye ky grup është një çështje më vete.
Rrëmbimi dhe ndarja nga familjet, lavazhi i trurit, trajnimi ideologjik, stërvitja ushtarake, edukimi për vetëvrasje, hapja zjarr mbi viktimat dhe prerja e kokave të pengjeve është shfrytëzimi dhe abuzimi që bëjnë grupet ekstremiste terroriste të kësaj zone me fëmijët. Komiteti Sirian për të Drejtat e Njeriut në gusht të vitit 2004 ka shprehur se 800 fëmijë me moshë më të vogël se 18 vjeç kanë marrë trajnime ushtarake nëpërmjet Daeshit( ISIS). Një pikë që të bie në sy është kjo që ky grup ashtu si edhe MKO-ja, përpiqet ta zhdukë atmosferën e zbavitjes individuale në mënyrë që të jenë të sigurt nga pakënaqësia e tyre ose nga dëshira për tu larguar. Sipas qendrës për luftën kundër terrorizmit “West Point” mes viteve 2015-16, nëntëdhjetë fëmijë të moshës nga 12-16 vjeç të cilët ishin anëtarë të Daesh, kanë vdekur në fushbetejë.Sipas të dhënave, numri i luftëtarëve fëmijë në atë grup në vitin 2015 , është trefishuar në krahasim me një vit më parë. Gjatë vitit 2015 në Mosul janë rrëmbyer 900 fëmijë nga 5 deri në 15 vjeç të cilët janë dërguar në kampet stërvitore të ISIS duke iu nështruar trajnimeve fetare dhe ushtarake.
Sjelljet dhe proçedurat e ngjashme të grupeve terroriste si Daesh dhe Munafikin(MKO) në shfrytëzimin e fëmijëve , përveç demostrimit të tipareve të përbashkëta mes këtyre grupeve , jep alarmin për kushtet e fëmijëve në zonat që janë nën kontrollin e terroristëve.
Përdorimi si karrem, lavazhi i trurit, shfytëzimi në progresin politik dhe ushtarak të grupit, edukimi i ushtarëve plotësisht të bindur, arsimimi i pamjaftueshëm ose i papërshtatshëm, kujdesi i dobët,sëmundjet emocionale, mendore dhe edukimi i një brezi të dhunshëm janë një pjesë e kërcënimeve që vijnë nga shkeljet e të drejtave të fëmijëve nga aktet antiligjore të sekteve.

Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri