Kush mund të varë një shenjtor?

Categoria: Artikuj

Sipas Sanglatonit, një ish-anëtar i Organizatës Muxhahedine Halk, mbrojtja e të drejtave të njeriut është një aktivitet interesant. Mbrojtësit e këtyre të drejtave janë në ndjekje të qëllimeve të tyre për të arritur morale të larta dhe sugurisht që kjo ndikon në statusin e tyre, por si ç’do temë tjetër para se të pranojmë pretendimin e dikujt se po mbron të drejtat e njeriut, duhet të shqyrtojmë motivet e tij. Në fund të fundit, nuk duhen vlerësuar fjalët e atij personi në fillim, por vetë ai.
Në përgjigje të “Ditës Botërore Kundër Dënimit me Vdekje” (10 Tetor), Merjem Rexhavi, udhëheqësja e një grupi famëkeq përfitoi nga rasti dhe në një mbledhje që ishte organizuar posaçërisht për këtë temë deklaroi se ishte kundër dënimit me vdekje.
Ky ishte me të vërtetë një lajm i ri për mijëra ish-anëtarë të kultit famëkeq terrorist Muxhahedine Halk, udhëheqëse e të cilit është vetë ajo(Merjem Rexhavi). MKO-ja e Merjem Rexhavis jo vetëm që ka vrarë 12000 iranianë dhe 25000 irakianë në përpjekjet për përmbysjen e pushtetit, por edhe brenda grupit Rexhavi është personalisht përgjegjëse për vrasjet pa gjyq(pa proçes ligjor) dhe torturimet e anëtarëve të panumërt  të kultit prapa dyerve të mbyllura.
Prandaj, çfarë mund të ndodhet pas kësaj kthese të papritur? A mos papritur ajo ka ndryshuar idetë  e saj? Në qoftë se është ashtu, a ndjen ajo ndershmërisht keqardhje për të gjitha vrasjet që janë kryer brenda kultit MKO me urdhërin e saj? A i vjen me të vërtetë keq për të shkuarën? A është ajo tani kundër abuzimeve të ndyra të të drejtave të njeriut ndaj ish-anëtarëve të organizatës? A do to kërkojë ajo falje për këto abuzime për të cilat është fajtore së bashku me bashkëshortin e saj?
Për arsye të ndryshme një gjë e tillë është e pamundur. Si lidere e një grupi të kontrollit mendor që është, në qoftë se do të pranonte një mëkat të tillë, do të dëmtonte bazën organizative të organizatës dhe anëtarët e mbetur me mëndje të shpëlarë do të shëroheshin.
Ky qëndrim i rremë i motivuar politikisht  ka shkaktuar një panik dhe dëshpërim të tillë,ashtu si në kohën kur  MKO-ja  mbajti një qëndrim fals të mbushur me oportunizëm me informacionet e sajuara rreth programit bërthamor. Nga muaji Korrik i këtij viti, marrëveshja e programit bërthamor të Iranit ka ndryshuar në mënyrë dramatike imazhin politik.  Organizata Muxhahedine Halk nuk i do  dhe nuk ka më nevojë për disa ekspertë për ndryshimin e regjimit si në të kaluarën.
Sigurisht  që Merjem Rexhavi është plotësisht indiferente ndaj fatit të ish-përkrahësit të saj Sadam Huseinit. Kur ata nuk kishin më nevojë për të (Sadamin) ia dorëzuan ish-aleatin e tyre popullit irakian për ta gjykuar dhe dënuar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ai u var.
Prandaj,  të shprehurit kundër dënimit me vdekje në mënyrë kaq të papritur  dhe të pazakontë, duhet të gjykohet. Mesazhi që ajo dha për përkrahësit e saj ishte ky: “Kush mund të varë një shenjtor?”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur