Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Për mendimin tim prania e gjatë dhe në heshtje e Merjem Rexhavi, zonjës së gjakut  dhe terrorit në Iran, në Tiranë të Shqipërisë duhet studiuar nga këndvështrime të ndryshme.

 

Merjem Rexhavi ka përforcuar  pamjen e rremë dhe të kalbur në mendjet e njerëzve, të cilët janë mbajtur të pa informuar nga gjendjet dhe rrethanat e vendeve të ndryshme, sidomos me atë të popullit iranian dhe ka bërë plane duke u bazuar në iluzone dhe fantazi.

Këta vitktima të pafat përpiqen që me dhënien e informacioneve të pasakta dhe marrjen me qera të ish-zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në frymëmarrjen e kësaj organizate, t’u mbushin mendjen anëtarëve të tyre dhe kujtdo tjetër se nuk janë mundur në Irak.

Merjem Rexhavi , zhvendosjen e funksionarëve të saj të lartë nga Franca në Shqipëri, kontrollin dhe  lavazhin e trurit e quajti një fitore historike dhe të gjithë së bashku brohoritën se kanë mbetur akoma gjëra për të parë për Amerikën dhe Trumpin.

Marrëzitë e deklaratave politike të Merjem Rexhavisë dhe kërkesa e përsëritur me qindra herë për njohjen e MKO-së  nga Europa dhe SHBA-ja , si zakonisht nuk bie një vesh të shurdhër. 

Nga ana tjetër në vjeshtë të vitit të kaluar janë shtuar dhe një herë thashethemet për mungesën e shenjavetë jetës të Mas’ud Rexhavisë.

Për tre muaj me radhë , Merjem Rexhavi është përpjekur t’i fshehë dhe portretizojë mirë dëmtimet e strukturave të MKO-së.  Me mbajtjen e  mbledhjeve të ndryshme me efekte psikologjike dhe lavazhe truri, i ka mbajtur pjesëtarët e mbetur t organizatës të karikuar për përmbysjen e qeverisë iraniane.

Interesant është fakti se ajo ndjek shembullin e Masud Rexhavi duke ia mbathur nga ç’do gazetar dhe nuk merr pjesë në asnjë konferencë për shtyp  sidomos në kohën e zgjedhjeve predinciale në Iran, gjë që është mjaft e rëndësishme për të. Për shkak të pyetjeve definitive dhe të ndryshme, ajo ka frikë të dalë në konferencë për shtyp dhe gjithmonë i shmanget kësaj gjëje.

Zëdhënësit stereotipë të kësaj organizate, sipas BBC kanë frikë nga radio Farda, sepse as në Evropën dhe botëm e lirë nuk kanë leje të jenë prezent në popullin iranian dhe që nga fillimi i revolucionit kanë 37 vite që qëndrojnë në pozicion mbrojtjeje. Ata thonë se janë larguar nga dheu dhe shkretëtira e Irakut drejt Evropës pa dëmtuar kënd dhe tani po kënaqen, por nuk iu vjen aspak keq për gjakun që u derdh nga hidhërimi, kërcënimet dhe mizoria e tyre. Avantazhet dhe çeqet miliona dollarëshe përdoren ende akoma për tëë mbrojtur dhe ndihmuar udhëheqës si Merjem Rexhavi.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur