Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri

Categoria: Artikuj

Pas gjyqit të tretë të  Carlosit  dhe vendimi i trefishtë për burgimin e tij të përjetshëm ,tani Franca po ndërmer një sërë aksionesh të tjera anti-terroriste brenda territorit të saj.

Një ditë më parë më 8 prill, u bë çarmatimi i plotë i grupit separatist të rajonit Basque (ETA) , i armatosur dhe aktiv për 50 vite, në një kohë kur Franca dhe Spanja refuzuan t’i lëshojnë terren apo ti jepnin premtimin se do të lironin disa nga anëtarët e burgosur  dhe  po këmbëngulnin për shpërbërjen e tyre.

Sigurisht që  kjo mënyrë sjelljeje e udhëheqësve evropianë me grupet terroriste dhe sidomos me ato separatiste duhet të jetë një shembull për pushtetarët tanë dhe të vendeve të tjera. Shfaqje e fuqisë  dhe autoritetit pa pranuar asnjë lloj bashkëbisedimi dhe bashkëpunimi me terrorizmin. Hapi i parë ishte dorëzimi i tyre dhe i dyti ishte kjo që ata duhet të pranonin shtetin si autoritar  mbi ta.

Por paradoksi i këtij incidenti qëndron te fakti se grupet terroriste dhe separatiste iraniane kanë aktivitete në Francë. Në mesin e këtyre grupeve është Partia Demokratike e cila ka lidhje të veçanta me Francën dhe ka një seli në të. Kryetarët e saj kanë hyrje-dalje atje dhe përkrahen nga disa persona dhe institucione të atij vendi.

Është për tu thënë francezës nuk i kanë përkrahur këto grupe terroriste dhe separatiste iraniane vetëm brenda territorit të tyre , por edhe në vende të tjera.  Së fundmi më 2 mars 2017 Gilbert Mitterrand (i biri i Danielle Mitterrand, një përkrahësi të grupeve terroriste separatiste) është takur me Merjem Rexhavi në kryeqytetin shqiptar Tiranën.

Krimet e Partisë Demokratike në Kurdistanin e Iranin me mbështetjen e Sadam Huseinit, nuk janë të panjohura dhe përgjegjës për vrasjen e shumicës së martirëve në atë rajon, është ky grup.Për një kohë të caktuar ky grup ka pretenduar se do heqë dorë nga metodat e dhunshme.  Partia Demokratike me seli dhe bazë në Francë , e stimuluar nga Arabia Saudite, vitin e kaluar ka filluar aktivitetet terroriste kundër Iranit  .

Tani pyetja është kjo se në qoftë se grupi terrorist separatist ETA dhe udhëheqësit e tyre do të kishin aktivitete të tilla si Partia Demokratike në vende të tjera, cili do ishte reagimi i Francës dhe Spanjës ?

Kësaj i thonë diskriminim të luftës kundër terrorizmit.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur