Një burg në Tiranë

Categoria: Lajme

Në aktivitetet  anti-njerëzore të kultit Rexhavi për kontrollin e plotë të anëtarëve në lejet e daljes , përveç rrethimit të hekurt të rrethinave të selisë në Shqipëri dhe shtimit  të disa kabinave të rojeve të vëzhguara me kamera, një temë tjetër e cila është shndërruar në humor në mesin e individëve është vendosja e një porte të hekurt në mes të rrugës. Kjo derë është vendosur për të patur një kontroll më të plotë mbi daljet e anëtarëve dhe gjithashtu për t’i izoluar...

Në aktivitetet  anti-njerëzore të kultit Rexhavi për kontrollin e plotë të anëtarëve në lejet e daljes , përveç rrethimit të hekurt të rrethinave të selisë në Shqipëri, shtimit  të disa kabinave të rojeve të vëzhguara me kamera, një temë tjetër e cila është shndërruar në humor në mesin e individëve është vendosja e një porte të hekurt në mes të  rrugës.

Kjo derë është vendosur për të patur një kontroll më të plotë mbi daljet e anëtarëve të organizatës dhe gjithashtu për t’i izoluar ata nga shtetasit shqiptarë. Më pas ,për të justifikuar veprimet e tyre organizuan një mbledhje ku si gjithmonë jepnin argumente dhe detaje boshe duke i gënjyer anëtarët.

Fjalët ishin aq të pabaza dhe boshe saqë edhe vetë përgjegjësit e organizatës dremitën gjatë gjithë kohës. Nuk dëgjonte njeri. Thonin, mirë djema “Migrimi i madh” u krye. Shqipëria është vend i sigurt. Nuk dëgjojmë më për rraketa dhe sulme terroriste. Tani kërcënim është borgjezia, dashuria për jetën dhe në veçanti familja.

Ata bënin gjithçka që t’i fusnin anëtarët e organizatës në brendësi të mbledhjeve që ishin organizuar për lavazh truri. Kur donin të vendosnin derën e hekurt në mesin e rrugës për të patur një kontroll më të plotë mbi daljen e anëtarëve thanë: “Ne kemi armiq! Ekziston mundësia e një sulmi me makinë të ngarkuar me lëndë plasëse.”

Më pas i mohonin fjalët e veta dhe bënin shkencë duke shpikur ide. Mbledhin një shumllojshmëri plerash bashkë për të justifikuar vendosjen e derës së hekurt. Ky është vetëm fillimi. Tani duan që këtë kamp ta tranfserojnë në një vend të humbur larg qytetit që anëtarët e organizatës të mos kenë asnjë kontakt me botën e jashtme.

A nuk quhet sekt ose kult e gjithë kjo përpjekje për të patur nën kontroll lëvizjen e lirë të anëtarëve dhe izolimin e tyre nga bota e jashtme? Më vjen shumë keq për miqtë e mi që kanë ngecur në kthetrat e kësaj organizate të shëmtuar që i ngjason një ferri.

Shokë, shpëtojeni sa më shpejt veten. Familjet tuaja, po ata që konsiderohen  kërcënim nga kulti Rexhavi, po ju presin. Deri kur do të mashtroheni nga thashethemet dhe marifetet e Rexhavi?

A nuk po e shihni që Rexhavi edhe në një vend të lirë evropian po ju mban të mbyllur pas hekurave?A nuk e shihni që edhe në botën e lirë po ju kontrollon me kamera? Tani duan tju dërgojnë në një vend të largët dhe të humbur që tju kontrollojnë më mirë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur