Mbledhja e telefonave të anëtarëve të Organizatës Muxhahidinët Khalk në Shqipëri

Nga brendia e Organizatës Muxhahidinët Khalk ka mbërritur lajmi se Maryam Rajavi ka dhënë urdhër që me pretekstin e ndihmës që i duhej dhënë medias së tyre me transmetim online , u mori celularët të gjithë anëtarëve të sektit, sigurisht që vetëm atyre të shtresës së ulët.

Nuk është e qartë se çfarë ndihme mund t’i japin një kulti që ka të ardhura të shumta, me shitjen e këtyre celularëve të vjetër të modelit Nokia të cilët përdoreshin vetëm për marrëdhënie më të afërta

Jam dëshmitar që kulti Rajavi nuk ka asnjë problem ekonomik dhe i shpenzon paratë sikur të ishin karamele. Kjo sepse merr para nga vende si Arabia Saudite dhe Izraeli dhe këtë e dinë të gjithë. Sigurisht që për shërimin e sëmundjeve të anëtarëve të shtresës së ulët të MEK nuk kanë asnjëherë para.

Në qoftë se ky grup do të kishte problem parash nuk do të kishte shpenzuar kaq shumë  duke ftuar pensionistë të ndryshëm nga Amerika dhe Evropa. Të gjithë janë dëshmitarë të shpenzimeve të shumta të kultit Rajavi për njerëzit e ftuar duke u dhënë para, paguar biletat dhe duke u mbuluar të gjitha  shpenzimet.

Maryam Rajavi e di shumë mirë që ky telefon i vjetër mund të bëhet shkak për kontakt me anëtarët e ndarë dhe familjarët e anëtarëve dhe në atë moment u dalin gënjeshtrat në shesh. Ajo e di që e vetmja zgjidhje është asgjësimi i të gjitha mundësive të kontaktit me botën e jashtme në mënyrë që t’i mbajë  anëtarët e saj edhe disa mëngjese më tepër të mbërthyer nën kthetrat e saj.

Sipas shkrimit të Muhamed Hashemiut, një të ndari nga MEK në Shqipëri, kjo mbledhje e telefonave bëhet në një kohë kur anëtarët e lartë të kultit posedojnë celularë modernë, laptopë të modeleve të fundit dhe makina luksoze gjëra që shihen çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës. Atëherë është mjaft e qartë që mbledhja e telefonave të pavlerë të anëtarëve të rangut të ulët me qëllim për të ndihmuar televizionin e tyre është një pretekst për të cilin janë të gjithë në dijeni.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur