Facebook përmbysi fabrikën e trollave të grupi Muxhahedin Khelk (hipokritët)

Categoria: Lajme

Qindra llogari të rreme në Facebook, disa prej të cilave përdorën fotografi të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale e interneti, që përdoruesit e këtyre llogarive të rremë ishin të lidhur me Muxhahedinet Khelk, të cilët këta të fundit mbështeten nga Rudy Giuliani, Howard Dean dhe John Bulletin, janë identifikuar dhe fshirë.

Adam Ravenseli

Studiues i lartë

Facebook ka identifikuar dhe shkatërruar një fabrikë trollësh të drejtuar nga MEK (hipokritët) që përdorte fytyra të rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale e internetit për të krijuar llogari të rreme.

Facebook e lidhi fabrikën e trollave, e cila kishte 300 faqe, grupe dhe llogari me Muxhahedinet në Shqipëri dhe po kryente sjellje të pakoordinuar dhe joparimore në lidhje me selitë e Muxhahedinve (hipokritëve) në këtë vend.

Shtetet e Bashkuara i caktuan Muxhahedinet Khelk, si një organizatë terroriste në vitin 1997, por administrata Obama i largoi ata nga lista e grupeve terroriste në vitin 2012.

Që nga ajo kohë, grupi ka shpenzuar miliona dollarë për të gjetur dhe tërhequr aleatë në Shtetet e Bashkuara, për të mbështetur ndryshimin e regjimit në Iran. Grupi gjithashtu ka paguar shumë para për fjalime nga persona të njohur, demokratë dhe republikanë të shquar si ish guvernatori i Vermontit, Rudy Giuliani, presidenti i DNC Howard Dean dhe ish këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton.

Ky grup është i njohur për masat strikte dhe të forta që përdor për të kontrolluar anëtarët e tij. Një studim i vitit 2005 nga mbikqyerësit e të drejtave të njeriut (Human Rights Watch) bazuar në intervista me anëtarë disidentë të MEK-ut gjeti raste abuzimi, burgosje, tortura të anëtarëve të zakonshëm të cilët dëshironin të largoheshin nga organizata, izolim të zgjatura vetëm, rrahje, dhe tortura të ashpra të disidentëve.

Në një studim të vitit 2009 nga Instituti RAND, studiuesit pretenduan se grupi kishte karakteristika të një sekti, si shfrytëzimi ekstrem ideologjik dhe izolimi, kontrolli seksual, izolimi emocional etj.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara janë fokusi kryesor i Organizatës Muxhahedin Khelk, por fabrikat e trollave të kësaj organizate zakonisht shikohen më shumë nga iraniantë brenda dhe jashtë vendit. Sipas Facebook, shumica e postimeve dhe e lajmve së fabrikës së trollave ishin në persisht dhe disa në arabisht dhe anglisht.

Për sa i përket përmbajtjes, fabrika e trollëve ka botuar mesazhe që prej shumë kohësh, nga Muxhahedinet (hipokritëve) që kritikuan qeverinë iraniane dhe vlerësuan grupin e tyre. Gjithashtu përdoruesit e këtyre llogarive dhe faqeve të rreme, shtynin ndjekësit e tyre të vizitonin këto faqe të rreme, por ata nuk e zbulonin veten e tyre për lidhjen që kishin me Muxhahedinet (hipokritët). Sipas Facebook, shumica e këtyre përpjekjeve dështuan sepse ata nuk mundën që të tërhiqnin shumë ndjekës dhe këto faqe nuk kishin shumë shikueshmëri.

Grupi përdori disa taktika të ndryshme për të krijuar llogari që të dukeshin sa më të vërteta dhe të besueshme. Në disa nga këto llogari, ata përdorën imazhe të poetëve të famshëm, dhe në disa llogari të tjera përdorën fotografi të rreme të prodhuara nga inteligjenca artificiale, domethën njerëz jorealë.

Sipas Facebook, gjatë operacioneve të kësaj fabrike troll, një numër i madh i përdoruseve që ishin në të njëjtin vend domethënë për nga vendnodhja, filluan postimet dhe botimet e mesazhve, në të nëjtën kohën të caktuar, sipas orës zyrtare të Shqipërisë.

Raportet mbi operacionet e fabrikës troll të Muxhahedinve Khelk (hipokrite) përpara se të botoheshin nga facebook, këto raporte kanë qenë botuar dhe nga raporte të tjera. Për shembull, faqja e lajmeve Intercept publikoi një raport mbi personalitetin virtual dhe të rremë të Heshmat Alavi, një aktivist pro-organizatës me 80,000 ndjekës në Twitter, në të cilin një anëtar i shkëputur i organizatës pranoi që llogaria drejtohej nga një grup prej katër personash. Pas publikimit të këtij raporti, Twitter pezulloi për një kohë të shkurtër llogarinë e Heshmat Alavit.

Si pjesë e njoftimeve të saj mujore në lidhje me operacionet e koordinuara, Facebook publikoi raportin e tij mbi Organizatën Muxhahedin Khelk. Në këtë raport, u raportua lista e 11 vendeve të ndryshme si Meksika, Egjipti, Spanja, etj. Që kishin fabrika trollimi dhe që u rrëzuan.

Në një konferencë shtypi, shefi i sigurisë politike Nathaniel Glacher i Facebook, tha se goditja e fundit ndaj fabrikave të trollëve ishte një pasqyrim i investimeve të fundit të kompanisë në identifikimin dhe eliminimin e tyre për t'i bërë operacione të tilla më të vështira për armiqtë në të ardhmen.

Pas kësaj deklarate në Facebook, Muxhahedinet Khelk (hipokritët) mohuan çdo lidhje me këto llogari false dhe e quajtën raportin plotësisht të pasaktë.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur