MEK ka vrarë Reza Malekianin. Dokumente të veprimëtarisë terroriste të muxhahedinëve

Categoria: Dokumente

 

 

Shehid Reza Malekian Xhabeli

Profesioni: Student

Mosha: 16 vjeç

Gjendja civile: Beqar

Vendi i rënies dëshmor: Kryqëzimi i rrugës Surhaverdi dhe Profesor Mutahari

Data e rënies dëshmor: 20/09/1981

Biografia...

Lindi në vitin 1965 në një familje fetare dhe fermere në një fshat të quajtur Harizeh Xhabal  në Isfahan. Fëmijërinë dhe studimet e para i kaloi në vendlindjen  e tij dhe pastaj u shpërngul në Teheran. Ai kishte një  dashuri dhe përkushtim të veçantë për imam Khomeinin dhe klerin luftëtar dhe të bashkuar. Në vitet e para të shkollës së mesme studionte shkencat fetare dhe njihej me jetën  e personaliteteve të shquara të Islamit dhe historinë e gjakosur të shi'izmit, dhe duke studiuar libra të ndryshëm, e përgatiste veten për të qëndruar në radhët më aktive të luftës mbrojtëse të popullit musliman të Iranit. 

Me lulëzimin e Revolucionit Islamik në vitin 1978, mori pjesë në radhët e popullit në protesta dhe marshime duke shpërndarë shpalljet e imam Khomeinit. Pas fitores së Revolucionit, iu bashkua forcave të mobilizuara për të marrë pjesë në luftë dhe kur filloi lufta me Irakun, bëri disa herë kërkesë për të marrë pjesë në frontin e luftës së të drejtës kundër të gabuarës. Ai kishte vlera të mëdha në aktivitetet kulturore. Përveç përgatitjes së pjesëve të marra prej librave të shtrenjtë islamikë dhe studimit të vazhdueshëm të tyre dhe nxitjes së pjesëtarëve të familjes për t'i lexuar,  ishte dhe përgjegjës në bibliotekën e Mesxhidul Xhavad dhe Mesxhidul Talachijan. Në shkollë gjithashtu ka qenë nga më të shkëlqyerit në mësime dhe shoqërohej me nxënësit më të mire duke u prezantuar atyre libra të ndryshëm.

Ishte një djalosh i sjellshëm, bujar dhe i shkathët dhe i ndihmonte të gjithë në punët e shtëpisë.  Kishte besim në shehadet dhe kuptimin e tij të thellë dhe në çdo rast që i jepej, shkonte në varrezën Beheshte Zahra që të rishikohej me lulet plot petale të Islamit që të mbante të forcuar vullnetin e tij për mbrojtjen e Islamit dhe atdheut që edhe ai një ditë të jetë njëri prej dëshmorëve dhe të qëndrojë pranë tyre.

Dëshmia e rënies dëshmor

Rizai këmbëngulte në entuziazmin e tij për t'iu bashkuar ushtarëve muslimanë në frontin e luftës të së drejtës kundër të gabuarës, dhe kishte marrë premtimin e vëllezërve të Gardës se pas provimeve të shtatorit do të shkonte në front dhe kështu priste me padurim që të vinte ajo ditë.

Ai sëbashku me shokët e tij, në rajonin numër 3 të ushtrisë, me rastine  e Javës së Luftës, mbajti një ekspozitë me fotot e ushtarëve të Islamit dhe më 20 shtator të vitit 1981 duke u solidarizuar me luftëtarët qëndronte në ekspozitë për t'i dhënë përgjigje pyetjeve të njerëzve,  u sulmua me armë nga muxhahedinët. Sulmohet nga këta mercenarë të Amerikës  dhe pa i parë më shumë se 16 pranvera në jetë, vdes i mbuluar nga gjaku i tij i pastër sëbashku me tre shokët e vet.

Në raportin mjekoligjor, për shkakun e vdekjes së tij shkruhet:

"Djalosh i ri 16 vjeçar me flokë të zeza, asnjë shenjë mbytjeje dhe helmimi, shenjë plumbi ( vrima e hyrjes 5 milimetra në krahun e  djathtë të krahut dhe vendi i daljes poshtë barkut, zorrët i kanë dalë jasht). Shkaku i vdekjes është dëmi i shkaktuar nga plumbi në bark."

Shehid Reza Malekian Xhalabi, kërkoi të vdiste në frontin e luftës dhe kërkonte të luftonte kundër pushtuesve të Ba'athit, por u vra nga mercenarët e armikut në zonës prapa frontit të luftës dhe provoi shërbetin e të rënit dëshmor dhe mori atë që dëshironte.

Testamenti...

"Me emrin e Zotit , Ruajtësit të nderit të gjakut të dëshmorëve dhe me paqe dhe bekim ndaj Imam Mehdiut (a.s)  dhe zëvendësit të tij Imam Khomeinit, thyesit të idhujve, i cili duke thuyer idhujt e këtij vendi  arriti të shpëtojë popullin e Iranit   dhe të gjithë ata që kishin marrë rrugën e prishur, i udhëzoi  në rrugë të drejtë. Unë si një djalë i vogël i këtij revolucioni i këshilloj popullit dëshmor të Iranit që të përpiqen të jenë sa më të shkathët dhe të dobishëm për revolucionin  që duke ndjekur dhe mbështetur liderin tonë, të mund t'u japim një mësim të mirë mercenarëve të perëndimit dhe lindjes.

Mesazhi im për babain dhe nënën time të dashur është ky, nëse unë kam arritur të marr atë që dëshiroja, mos tregoni asnjë shenjë mërzie që mercenarët ta kuptojnë që me vrasjen time jo vetëm që nuk i shkaktojnë asnjë dëm Revolucionit Islamik, por bëhen shkak për rritjen e rezistencës së popullit.

O nënë e dashur! Më fal për çfarëdo që ke parë nga unë dhe nëse kërkon që djali yt të jetë i lumtur dhe i gëzuar mos qaj në vajtimin tim, sepse loti yt është dëshpërimi im dhe gëzimi i armikut. E vetmja dëshirë e imja është të bie dëshmor dhe ju baba dhe nënë e dashur, duhet të ndjeheni krenarë që fëmija juaj ra dëshmor për fenë dhe Zotin dhe i këshilloj vëllezërit e mi që të vazhdojnë rrugën time dhe të luten për revolucionin dhe shëndetin e liderit tonë të dashur, Khomeinit thyesit të idhujve. Të vazhdojnë rrugën time. Mesazhi im për popullin trim të Iranit është ky, të ndihmojnë ushtarët që janë frontin mbrojtës  dhe të shkojnë për të takuar të plagosurit. Të bëhen shkak që ata të qëndrojnë kryelartë. Dhe mesazhi im për liderin e Revolucionit Islamik është ky që ta dijë se për sa kohë na ka ne të rinjtë e Islamit, të jetë i gëzuar dhe i lumtur. Dhe selam!"

Shehid Reza Malekian

Vendi i prehjes së Shehidit : Behesht Zahra, pjesa 24, rreshti 54, numri 44.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur