Ville de Pont; Roli i thyerjes së Organizatës Muxhahidine Halk

Zhvillimi i fushatave, blerja e parlametarëve të panjohur evropianë për të mbajtur fjalime,  festat me prezencën e shumtë të evropianëve të pastrehë dhe joiranianëve të tjerë, fjalimet propagandistike të Rexhavisë, solidariteti dhe premtimet për bashkëpunime me terroristë në Lindjen e Mesme dhe rajone  të tjera të botës dhe disa aktivitete të tjera janë përpjekje të dëshpëruara të MEK për të treguar se akoma ekziston dhe  për të mos lejuar zbulimin dhe përhapjen e historikut të saj kriminalistik dhe terrorist.

 

E gjithë kjo përpjekje e kotë, me një rrokullisje lart-poshtë i diskretiton pronarët e vet dhe i ngarkon me barrë. Për shembull, pas disa muajsh endje për lobim në parlamentet evropiane, mbajtje mitingjesh me politikanë të panjohur, takim me kryetarë partish me një anëtar, takim me OJQ dhe me blerjen e folësve, Organizata Muxhahidine Halk është munduar të turbullojë ujërat. Kjo ëndërr u shkatërrua nga Elmar Brook, kryetari i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme të Parlamentit Evropian në Teheran. Në vitin 2014, në deklaratat e tij në Teheran ka thënë: “Zëri që mbështet Organizatën Muxhahidine Halk në Parlamentin Evropian është një zë pakice.”

Synimi i Muxhahidine Halk me këto veprimtari është që të prezantojë veten si një opozitë aktive. Ndoshta humbja e anëtarëve të MEK ditë pas dite është për shkak të konstruksionit të saj sektar të jashtëm dhe të brendshëm dhe nuk duhen marrë parasysh ato çfarë thotë organizata.

Çështja e Ville de Pont dhe slogani  ironik  njëmijë i Ashrafit me siguri është e njëjta gjë. Rexhavinjtë që kanë përjetuar një dështim në karrierën politike nuk e kuptojnë as vetë se ky mozaik lojërash edhe po të jetë me të vërtetë i pamundur , mund t’i ndihmojë grupe të tilla të mbijetojnë. Mbledhja për përkrahje që sipas MEK do të organizohet në Ville de Pont duket më shumë si një balsam i zemërimit të tyre pas humbjes së Kampit Ashraf në Irak. Haluçinacionet skizofrenike të reciklimit të kampit Ashraf në një kohë kur bëhet fjalë për ekzistencën reale të MEK e cila po shkatërrohet ç’do ditë më shumë, shfaqen për të larguar mendjet nga ky realitet, por sado që të përpiqen ata nuk e kthejnë dot mbrapsht kohën e pasjes së një kampi në të cilin të stërvisin Ushtrinë Çlirimtare. Ky program përbën një murë i cili shumë shpejt do të shembet dhe rrokulliset dhe si ç’do vit, pas disa ditësh pa interes, Organizata Muxhahidine Halk nuk do të mbahet më mend.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur