Plani i Muxhahidinët Khalk i ngjason atij të ISIS në Siri

Categoria: Artikuj

Muajin e kaluar, pavarsisht të gjitha sulmeve dhe kërcënimeve që më janë bërë mua personalisht nga ana e Organizatës Muxhahidinët Khalk në internet, kam shkruar një artikull ku kam shpjeguar planin që MEK ka për të destabilizuar paqen në Iran  dhe për të vendosur fashizmin e saj ashtu siç bëri ISIS në Siri.

Mjafton që të shohim fotot e qyteteve siriane dhe të vërejmë që opozita e cila ngriti kryet në fillim të pranverës arabe ka shkatërruar gjithçka dhe nuk  ka aspak kredibilitet. Ashtu si Vëllazëria Muslimane në Egjipt dhe ISIS në Siri që përfitojnë nga pakënaqësia e njerëzve , MEK kërkon ta kthejë Iranin në një banjo gjaku duke i bërë njerëzit të mërzitur dhe të neveritur nga çdo organizatë që e quan veten opozitë.

Mjafton të shohësh veprimet e tyre në internet ku më akuzojnë si agjent të Republikës Islamike . Unë jam thjesht një gazetar që kam udhëtuar për arsye personale në Iran dhe herë pas here e kam bërë këtë pa ndaluar kush dhe pa më kapur kush prej dore. Kam vite që udhëtoj atje dhe kam lajmëruar çdo fluturim timin , por për shkak se jam kundër këtyre më quajnë spiun të regjimit iranian dhe duhet të vritem. Ata thonë se çdokush ka të drejtë të udhëtojë i lirë  në Iran dhe se regjimi nuk duhet t’i pengojë . Kur regjimi e ndalon dikë ata e kritikojnë atë dhe jo personin që është ndaluar. Mbi të gjitha unë jam një njeri i njohur dhe askush nga politikanët e sotëm të Iranit nuk ka thënë ndonjë fjalë të keqe për mua dhe as të tjerët . Vite më parë, kur Mehdi Khanbaba Teherani i cili ishte i njohur si opozitar i regjimit , për shkak se u largua nga Këshilli i Rezistencës, të nesërmen u akuzua si spiun dhe bashkëpunëtor i regjimit iranian.

Kjo sjellje e Muxhahidinët Khalk është një lëvizje kundër njerëzve të njohur politikisht si ne , Zoti i ruajt të tjerët. Ndoshta nesër ashtu sikurse ISIS  që çdo kundërshtar e quan bashkëpunëtor të Bashar al-Asadit , në qoftë se do t’u vijë një mundësi në dorë, për çdokënd që nuk do t’u pëlqejë, do ta quajnë bashkëpunëtor të ndonjë armiku dhe do të japin urdhërin për pushkatim. Nuk e di nëse këtë vit Amir Fakhavar punon ende për MEK , por shumica e përfituesve marrin para nga organizatat mafioze dhe korrupsioni.

Organizata Muxhahidinët Khlak nuk është më një organizatë që përballet me përkrahjen e popullit si në vitet 1981. Nuk mund t’i mohosh krimet e Republikës Islamike ndaj MEK  ashtu siç nuk mund t’i mohosh krimet e Bashar al-Asadit ndaj ISIS, por bashkëpunimi i MEK me Sadam Husejnin duke vrarë ushtarët iranian dhe më pas revolucioni ideologjik që filloi me martesën e Mas’ud Rajavi me Maryam e shndërroi MEK-un në një organizatë mafioze të etur për gjak.  Sot Maryam Rajavi ulet me senatorë amerikanë dhe Newt Gingrich i tha asaj se i ngjasonte me Xhorxh Uashingtonin. Dua t’i them se ne që e vuajmë këtë luftë tuajën politike duke na akuzuar si spiunë dhe bashkëpunëtorë të ndonjë regjimi duam tju themi se nuk do ta harrojmë kurrë faktin që MEK  dhe liderja e saj Maryam Rajavi nuk ngjason me Xhorxh Uashingtonin por me ISIS-in dhe ishte Mc Cain ai që në fillim e përkrahu këtë të fundit(ISIS-in).

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur