Me mbështetjen e Organizatës Muxhahidine Halk, pasoja rrënuese janë në pritje të SHBA-së

Categoria: Artikuj

International Affairs Review


Shkrimtari i famshëm i faqes “International Affairs Review”, në lidhje me vrasjen e këshilltarëve ushtarakë të SHBA-së nga MEK tha: “Kjo dëshmon për faktin që mbështetja hapur e këtij grupi të neveritshëm është një rrezik i madh dhe në qoftë se Muxhahidine Halk në të ardhmen do të kryejë operacione terroriste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë të imunizuara nga pasojat e dëmshme të tyre (operacioneve terroriste).”
Sipas qendrës së informacionit të Habilian, Christian Christoffel gjatë studimit të botur në faqen “International Affairs Review” në vitin 2011 për Shkollën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Elliot në Universitetin Xhorxh Uashington , ka paralajmëruar SHBA-në për pasojat e dëmshme të mbështetjes së grupit terrorist Muxhahidine Halk.
Ai gjithashtu ka thënë: “Kundërshtarët e Republikës Islamike të Iranit  deri më tani kanë bërë përpjekje të mëdhaja për fshirjen e emrit të MKO-së nga lista amerikane e terrorizmit pavarsisht faktit se Muxhahidine Halk është e para organizatë terroriste e krijuar në Lindjen e Mesme.”
Ai duke iu referuar përkrahjes  së MEK nga shumë politikanë të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , vlerësimit dhe njohjes zyrtare të këtij grupi terrorist  i cili nuk asnjë vend në mesin e popullit iranian, tregon se MKO është një mjet presioni ndaj Iranit në duart e politikanëve amerikanë.
“Është e saktë  që këta pushtetarë e mbështesin Organizatën Muxhahidine Halk, por e vërteta është se SHBA-ja nuk do të përfitojë asgjë nga kjo gjë”,-ka shtuar ai.
Christoffel duke iu referuar shkaqeve të caktimit të MKO-së si një organizatë terroriste nga Ministria e Punëve të Jashtme në vitin 1997, shkruan: “Shkaku i caktimit të MEK në listën amerikane të organizatave terroriste  nuk është sekret dhe asryeja është se anëtarët e këtij grupi, në shumicën e sulmeve të tyre kanë në shënjestër civilët.”
Më pas Christoffel duke folur për popullaritetin e organizatës dhe për arsyet e urrejtjes që populli iranian ndjen për të këtë grup , tha: “MEK nuk ka popullaritet në Iran për disa arsye:
Së pari, MKO në luftën e imponuar të Irakut kundër Iranit, duke përkrahur Sadam Huseinin u bashkua me armiqtë e popullit nga vinte dhe kjo është një tradhëti e cila nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e popullit iranian. Pra nëse SHBA do të mbështesë këtë grup të urryer , përpjekjet e saj për vendosur një qeveri tjetër në Iran do jenë pothuajse të paefektshme.
Një arsye tjetër është kjo se MEK nuk është në gjëndje të mbështesë një revolucion të gjerë. Në vitet e fundit janë bërë shumë përpjekje në emër të tyre që tu hapin vend shumë prej anëtarëve të organizatës në demokracitë perëndimore, por përpjekjet e tyre dita ditës janë më të paefektshme dhe nuk janë më në gjëndje të tërheqin brezin e ri. Përveç kësaj SHBA ka çarmatosur forcat e muxhahidinëve dhe i ka kufizuar aktivitetet e tyre në kampin “Ashraf”. Për më tepër, qeveria irakiane dha vendimin për dëbimin e anëtarëve të këtij grupi nga Iraku gjë që rezultoi në eliminim e tyre nga i vetmi vend në afërsi të kufirit iranian.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur