Pas miratimit të planit të shkarkimit të Benisadr për shkak të paaftësisë së tij në parlamentin e Këshillit Islamik, muxhahidinët gjetën një moment dhe pretekst të përshtatshëm dhe konfirmuan revoltën e tyre kundër Imam Khoeminit dhe Republikës Islamike. U moblizuan shpejt dhe përgatitën një lëvizje të armatosur që u përhap më 20 qershor 1981. 20 qershori ishte dita kur në kuvend po diskutohej dhe votohej për shkarkimin e presidentit. Rexhavi dhe aventurierët e MEK këmbëngulnin për marrjen e pushtetit. Ata lëshuan deklaratën e parë politiko-ushtarake, mbajtën protesta të hapura dhe atë ditë i shpallën luftë të armatosur Republikës Islamike.
Dhanë urdhër strikt që të gjithë të vinin prezent me armë zjarri apo të ftohta. Brisqet, thikat, hanxharët dhe kaçavidat ishin armët që muxhahidinët duhet të përdornin kundër partisë së fetarëve.Në orën 4 pas dreke, muxhahidinët të armatosur me armë zjarri dhe të ftohta sulmuan njerëzit në rrugët Talegani, Valiasr, Enkelab, Suhravardi dhe në sheshin Firdowsi. Ata mendonin se do ta mernin qytetin para se të shkarkohej Benisadr dhe kjo do bëhej shkak i mos shkarkimit të tij. Ata e mbushën qytetin me zjarr dhe tym të zi ,vranë dhjetëra njerëz dhe plagosën qindra të tjerë. Kushdo që dukej fetar dhe kishte simbole të tilla u sulmua nga muxhahidinët dhe as fytyrat e femrave të cilat ishin të mbuluara nuk shpëtuan nga zemërimi i tyre dhe u dogjën nga acide të ndryshme. Mas’ud Rexhavi u kishte thënë përkrahësve të tij se brenda pak orëve do të merte nën kontroll të gjithë komitetet, por më vonë u kuptua që ai kishte gabuar në llogari.
Ajo kryengritje e armatosur që nisi në orën 4 të mbasdites u mund në fillim të natës.Qershori u kthye në një fatkeqësi dhe humbje për muxhahidinët. Largimi i Rexhaviut dhe organizatës nga Irani një muaj pas kësaj ngjarje është mjaft domethënëse për një organizatë që pretendon të ketë patur 40% të ushtrisë dhe 50% të popullatës në përkrahje.
Rexhaviu dhe Organizata Muxhahidine Halk ngulnin këmbë për marrjen e pushtetit. Duke u mbështetut përkrahësit e tyre që ishin më të shumtë në numër se grupet e tjera anti-revolucionare, u futën në fazën ushtarake. Me shpalljen deklaratës së parë politiko-ushtarake dhe thirrjes për në protestën e 20 qershorit u dha urdhëri i prerë për t’u paraqitur në protestë me ç’do armë të mundshme si brisqe, thika , hanxharë, kaçavida etj.Mas’ud Rexhavi me përllogaritjet që kishte kryer në brendësi të Republikës Islamike të Iranit kishte menduar se me kryengritjen e armatosur të 20 qershorit do të përmbyste pushtetin dhe për këtë duhet të jepte ndihmën e tij çdo person, por përballja me rezistencën e popullit rezultoi në humbjen e protestës dhe filloi faza e diktaturës me shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut(nga ana e MEK). Ai pretendonte se kishte si qëllim të kryente vetëm një protestë të vogël.
Të gjithë personat që kanë studiuar ato ditë të muxhahidinëve , e dinë mjaft mirë se Rexhaviu dhe banda e tij me të ndjekur penal në një organizatë me disa fytyra të quajtur Muxhahidine Halk , disa muaj më parë ishte përpjekur të përgatiste sulme të armatosura ndaj Republikës Islamike. Rexhavi e transmetoi mesazhin në fjalimin e tij të vitit 1980 në stadiumin Shehid Shirvoodi, me titull “Çfarë duhet të bëjmë?” .
Në prezencën e të rinjve të entuziazmuar bërtiti duke thënë: “Mjerë për atë ditë kur grushtit do ti përgjigjemi me grusht dhe plumbit me plumb.”
Në po atë vend ai tha se Irani ngjason me Libanin, që do të thotë se mund të futet në luftë civile. Rexhavi dhe aventurierët e MEK këmbëngulin për marjen e pushtetit. Duke u mbështetur te përkrahësit e tyre që ishin më të shumtë në numër se grupet e tjera anti-revolucionare, u futën në fazën ushtarake. Me shpalljen deklaratës së parë politiko-ushtarake dhe thirrjes për në protestën e 20 qershorit u dha urdhëri i prerë për t’u paraqitur në protestë me çdo armë të mundshme si brisqe, thika dhe hanxharë, me qëllim që sipas thënies të tyre, tua ndreqnin qejfin atyre që ishin me partinë fetare.
Në orën 16:00 munafikinët(muxhahidinët halk) sulmuan njerëzit me armë zjarri dhe të ftohta. Rrugët Talegani, Valiasr, Enkelab , Suhravardi dhe sheshi Firdowsi përjetuandhunën e ashpër të muxhahidinëve hipokritë. Hipokritët mendonin se në qytet nuk kishte mbrojtës dhe donin ta mbërthenin atë para se të shkarkohej nga detyra e presidentit Benisadr, që kështu ta pengonin këtë gjë. Qytetin e dogjën dhe vranë 14 burra dhe 2 gra sidhe plagosën qindra të tjerë në mënyrë që të tregonin se ishin të vendosur dhe se kishin ardhur për të qëndruar që të vrisnin kundërshtarët. Kushdo që dukej fetar dhe kishte simbole të tilla u sulmua nga muxhahidinët dhe as fytyrat e femrave të cilat ishin të mbuluara nuk shpëtuan nga zemërimi i marksistëve të viteve 1980 duke u sulmuar me acid djegës.
Përkundrazi asaj që kishin imagjinuar hipokritët, qyteti nuk ishte pa mbrojtës. Njerëzit erdhën që të mbetej gjallë Republika Islamike. Khomeini i kishte paralajmëruar disa herë hipokritët që të mos e humbnin përkrahjen e popullit. Ai mbeti me njerëzit e tij, por hipokritët nuk ishin nga ata që pranonin këshilla. Përkrahësit u mashruan dhe ranë në kurthin optimist dhe subjektiv të Mas’ud Rexhaviut.
Mas’udi u kishte thënë atyre se brenda pak orësh do të pushtonte të gjitha komitetet, por më vonë u bë e qartë se ai kishte gabuar në llogaritje. E gjithë manovra e armatosur që filloi në 4 të pasdites përfundoi dhe u mund në orët e para të natës. Republika Islamike e cila deri në atë kohë kishte pësuar humbje të mëdha njerëzore, politike, kulturore dhe ekonomike, shfrytëzoi rastin dhe hipoktritëve u dha përgjigjen e protestave të armatosura dhe vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Kjo tendencë vazhdoi derisa 20 qershori u shndërrua në një fatkeqësi dhe humbje për Organizatën Muxhahidine Halk dhe liderin e saj Mas’ud Rexhavi.
Largimi i Mas’ud Rexhaviut dhe strukturës së MEK nga Irani brenda një muaji pas kësaj ngjarjeje është një humbje e madhe për një organizatë që pretendon se 50 përqind e popullit dhe 40 përqind e ushtrisë është në krah të tyre. Një valë masive u kthye drejt përkrahësve të MEK dhe e injoruan plotësisht fatin e muxhahidinëve. Lideri i Organizatës Muxhahidine Halk me posedimin e një baze sociale dhe një fuqie organizative popullore, mendonte se ishte i barabartë me Imam Khomeinin, por pas 20 qershorit tentativat për t’iu qasur atyre me mekanizma mbrojtëse ,u ulën ndjeshëm.
Ata mendonin se lloji i lidershipit që kishte Imam Khomeini me llojin e lidershipit që kërkonte Mas’ud Rexhavi ishte komplet i ndryshëm. Të nesërmen e 20 qershorit, për shkak të problemeve të mëdha, i shkëputën marrëdhëniet me këtë organizatë. Në qoftë se Mas’ud rexhavi do të ishte kaq i ndershëm në vend që në një intervistë me revistën Iranshehr të deklaronte se operacioni i 20 qershorit u krye në momentin më të përshtatshëm , duhet të shpehej se në 20 qershor kishte goditur veten, por është mjaft e qartë se në hipokrizi nuk ka vend për sinqeritet qoftë dhe në përmasat më të vogla të mundshme.
Lini komentet tuaja
Posto koment si mysafir