Vrasja e grave të pakënaqura dhe trajnimi i grave të tjera në Organizatën Muxhahidine Halk

Ditën e mërkurë, më 5 dhjetor 2012, Zahra Mirbagheri, një nga komandantet e ndara nga Organizata Muxhahidine Halk, kryeu një emision live në kanalin televiziv “Njerëzit TV”.
Zonja Zahra Bagheri, ish-anëtare e këshillit drejtues të MKO-së, tregoi rreth fatit të trishtë të femrave të cilat janë vrarë ose zhdukur gjatë viteve të kaluara në kampin Ashraf. Ajo përmendi emrat e personave që kanë kontribuar ose kanë qenë të përfshirë direkt në këto krime, të cilat janë quajtur procedura të vrasjeve mizore nga organizatat e të drejtave të njeriut.
Zonja Mirbagheri zbuloi marrëdhëniet mizogjiniste të grave në kultin Rexhavi dhe theksoi se në disa raste vetë drejtuesit ishin dëshmitarë të zhdukjes së grave dhe në lidhje me këtë i quajti përgjegjës liderët kryesor të grupit Merjem dhe Mas’ud Rexhavi për vrasjet e fshehta gjatë organizimeve të brendshme.
Ajo vuri në dukje se Merjem dhe Mas’ud Rexhavi vendosën dënimin me vdekje për gratë që preferonin arratisjen mbi qëndrimin në kampin Ashraf dhe pas arrestimit të tyre nga organizata e inteligjencës së Sadam Hosejnit, ekzekutoheshin në mënyra nga më të ndryshmet. Ajo, duke përmendur emrat e një numri viktimash, dëshmoi se ka qenë vetë dëshmitare në vrasjet e tye nga Organizata Muxhahidine Halk. Para kësaj, Zahra Mirbagheri zbuloi përdhunimin e grave nga Rexhavi dhe tregoi se: “ Në emër të çështjeve të revolucionit dhe mbledhjeve, ne grave na thërrisnin afër Mas’ud Rexhavisë dhe ne përballeshim vazhdimisht me festa të ndryshme. Në këto mbledhje nuk kishte asnjë shenjë nga çështjet ideologjke dhe diskutohej vetëm ndërtimi i lidhjeve me liderin ideologjik, konfliktet e nderit dhe njëshmëria e Mas’ud Rexhavisë, shoqëruar me dhurata si peshqirët, rrobat e brendshme, parfumet dhe gjëra të tilla të ngjashme femërore që vinin nga ana e tij, Merjem Rexhavisë dhe grave të tjera të këshillit drejtues që e kishin kaluar këtë fazë më parë. Ne na inkurajonin që të ndërtonim lidhje të ngushta me Mas’ud Rexhavinë dhe t’i flisnim atij fjalë dashurie dhe emocionale. E pra, ka qenë gjithmonë e vështirë për ne, sepse mbi të gjitha ne e dinim këtë një lidhje ideologjike. Mendonim se ne nuk e kuptonim  atë që duhej të kuptonim dhe se duhet të mësonim nga gratë e lidershipit të cilat ishin si motrat tona dhe dinin më shumë se ne, për shkak se kishin kaluar njëherë në këtë rrugë dhe në këtë mënyrë lavazhi i trurit tek ne shtohej nga dita në ditë. Për shembull, përveç atyre dhuratave që përmenda, na jepnin dhe gjerdan ari. Gjerdanët e parë ishin gjerdanë merjemi që m’i kanë dhuruar dhe mua vetë. Gjatë dhënies së këtyre dhuratave ndjehej prekja e Mas’ud Rexhavisë dhe ai përdorte shaka të tilla si nderi i tij. Ne nuk e kuptonim çfarë ishte nderi i tij dhe e përsërisnim ashtu pa të keq. Mirë, nëse do t’i kishim kushtuar pak vëmendje, në shumë diksutime është thënë se çështja e divorcit nuk i ndan Mas’ud dhe Merjem Rexhavinë, pra kjo çështja e nderit për të cilën flitej, ashtu si nderit të tij tregon se dhe ne duhet të kalojmë në të njëjtat hapa që ka kaluar  dhe Merjem Rexhavi. Këtë nuk e kuptonim asnjëherë dhe udhëtonim mbi retë e të quajturave çështje ideologjike.
Psh, pas gjerdanëve merjemi që përmenda mbi të cilët ndodhej fotoja e Hazrete Merjemes, në fazën tjetër e cila ishte një fazë prove për gratë e lidershipit, pjesë e të cilave isha dhe unë, filluan të shpërndanin gjerdanë sipër të cilëve ndodhej fotoja e Mas’ud Rexhavisë.  Lista e femrave sterile përfshinte 95 vetë nga viktimat e këtij kulti të cilat i nënshtroheshin këtij operacioni me hile nga më të ndryshmet si psh. u thonin që janë anemike për të kryer operacionin për gurët në veshka ose që duhet të kryejnë këtë operacion( për të mbetur sterile) për të zhdukur dhimbjen e kokës.  Psh pashë që Efsane Taheri ishte shtruar në spital. Kishte dhimbje mesi. Ata kishin faza të ndryshme për t’u hakmarrë, për t’i ndaluar të ktheheshin pas dhe për mos t’i lejuar gratë të kenë një të ardhme në mënyrë që të ndahen nga burrat e tyre dhe të afrohen me Mas’ud Rexhavinë. Ato ishin shtresa e parë dhe unë e kuptova kur motra ime tjetër, e cila ishte në këshillin drejtues, më tha se Efsaneja i ishte nënshtruar operacionit të femrave (për të mbetur sterile) dhe nëse dhe unë do ta bëja këtë punë, dhimbja ime e shpinës do të zhdukej gjithashtu. Në të vërtetë ajo po më përcillte mesazhin e tyre. Një nga komandantet m’u qep nga pas që ta kryeja këtë operacion, sepse ato e kishin kuptuar se personat të cilët donin të ndaheshin nga organizata dhe kishin  probleme të tilla, duheshin afruar sa më shumë me liderin. Emrin e kësaj faze e kishin vendosur “ Të shkosh në kulm”. Këto janë gra që kanë arritur kulmin e çlirimit, por nëse ky është kulmi i çlirimit, atëherë pse Mas’ud Rexhavi gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale me shtesën e parë të këshillit drejtues thotë se kryerja e këtyre marrëdhënieve është më e detyrueshme se namazi i natës? Nga ana tjetër burrave dhe grave brenda organizatës u thotë se edhe mendimi i kryerjes së marrëdhënieve është i ndaluar, por në dhomën e tij të gjumit, për të detyruar gratë thotë se është më e detyruar se namazi i natës. Gratë të cilat i janë nënshtruar operacionit i inkurajon dhe u thotë se kanë arritur kulmin e çlirimit. Organizata dhe fjalët e Mas’ud Rexhavisë janë të tejmbushura me pandershmëri, konflikte dhe gënjeshtra. Sigurisht ju e dini se këtë e them në parantezë, për shembull shenjat që Mas’ud Rexhavi shfaqte çdo herë në lidhje me tema të ndryshme, unë njëherë i shkrova atij se ne jemi pjesë e shtresave që duhet t’i ndanin shpejt pozicionet e tyre dhe unë kisha veshje normale, sepse kisha në plan të arratisesha. I thashë se unë sapo dëgjoja lajmet më të vogla nga çështjet e ngritura prej tij, rrëzohesha nga kulmi i çlirimit dhe shkoja poshtë, domethënë shenjat veniteshin shumë fazë pas faze. Për çfarë ndodhte kjo? Për shkak se lideri ideologjik ishte duke shkelur mbi atë që ai vetë kishte thënë.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri