Vala e protestave dhe ndarja e anëtarëve të MKO-së në Shqipëri

Sipas lajmeve të marra nga kulti Rexhavi (Muxhahedine Halk) në Shqipëri, drejtuesit e tij janë përballur me një vale të rëndë protestuesish të cilët i kanë shkëputur marrëdhëniet me MKO-në. Po ashtu siç kam përmendur në artikujt e mëparshmëm, 200  protestues u ndanë nga kulti Rexhavi pasi u larguan nga Iraku. Këta protestues kanë patur nivele të ndryshme organizative në kult. Gjatë kërcënimeve për ndarje që janë krijuar nga kategoritë e ndryshme të anëtarëve  të kultit Rexhavi në Shqipëri, udhëheqësit e sektit morën vendimin që këta protestues ti ndajnë në tre kategori: Kategoria e parë janë personat e rrallë. Në këtë kategori bëjnë pjesë anëtarët e rinj që kanë më pak se 20 vite që marrin pjesë në organizimin e kultit.  Udhëheqësit e kultit kanë marrë me qera shtëpi për disa persona.  Në ato shtëpi ata kanë ngritur sisteme policeske për të mos i lënë njerëzit  të qetë dhe për t’u dhënë më shumë para në shkëmbim të spiunimeve ndaj njëri-tjetrit. Ata e kanë zgjidhur çështjen e pagesës së qerasë për këta persona. Udhëheqësit u japin atyre një ndihmë e clia nuk i mbulon të gjitha shpenzimet e përgjithshme  si ushqime, rroba, cigare dhe para xhepi. Udhëheqësit u kanë thënë atyre të shkojnë të punojnë dhe t’i zgjidhin vetë çështjet e shpenzimeve, sepse ata nuk mbajnë më përgjegjësi.

Kategoria e dytë janë disa femra që janë ndarë nga kulti.
Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë meshkuj të cilët kanë më shumë se 25 vjet që marrin pjesë në organizimin e fushatës së sektit. Për këta burra dhe gra kanë marrë me qera dy hotele të ndarë nga njëri-tjetri dhe u kanë mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre si mëngjesi, dreka, darka dhe  gjithashtu para për rroba  dhe gjëra të tjera. Udhëheqësit e kultit deklaruan se është e vërtetë se këta dy grupeve,  domethënë gratë dhe burrat që kanë më shumë se 25 vjet që marrin pjesë në organizimin e sektit, u larguan nga pozicionet organizative , por ata janë përkrahësit tanë dhe qëndrojnë pranë nesh. Në fakt ata duan që me këtë ton të zbutur t’i mbajnë të heshtur  njerëzit e përfshirë në historinë e kultit Rexhavi që kështu ata të mos tregojnë për të vërtetat e marrëdhënieve të tyre.
Një pikë tjetër që ka të bëjë me këta dy grupe është kjo që udhëheqësit duan që një pjesë të grave të cilat janë të divorcuara t’i martojnë me burrat e grupit tjetër , ashtu siç vepruan tre vite më parë në Shqipëri me pjesëtarët e vjetër dhe gratë e divorcuara.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur