Politikanë dhe artistë mbështesin terroristët Iranian

Categoria: Lajme

Më datën 16 janar 2017, në orën 19:00  në sallën e kulturës pas Ministrisë së Bujqësisë, muxhahedinët iranian kanë mbajtur një eveniment me pjesëmarrje të disa artistëve dhe shumë politikanëve.

Koncerti i mbajtur kishte për qëllim, solidaritetin e popullit shqiptar me muxhahedinët iranian të ardhur në vendin tonë në bazë të një marrëveshje sekrete mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Të futur nën katin përdhesë të sallës, dhe larg syrit të mediave, politikanët dhe artistët shqiptarë dhanë mbështetjen e plotë për muxhahedinët iranianë.

Zëvendës Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea gjatë fjalës së saj në mbështetje të muxhahedinëve tha se “Shteti shqiptar udhëhiqet nga parimi se të  drejtat e njeriut janë të drejta të patjetërsueshme dhe të paprekshme, ndaj jemi një popull solidar dhe jemi përkrah muxhahedinëve”. Por siç duket, Gjebrea nuk e di se çfarë po ndodh në shqipëri me të drejtat e njeriut.

Njerëzit po vdesin nga I ftohti, ata po vriten në rrugë, adoleshentë po vdesin në punë, këto janë vetëm disa nga rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut në vendin tonë që Gjebrea nuk i përmend kurrë.

Dashamir Shehu deputet i kuvendit të Shqipërisë siç duket ishte në mënyrë aksidentale në atë vend, sepse gjatë fjalës së tij përshëndetëse Shehu foli për qeverinë iraniane si një ndër vendet më të izoluara në botë, aty sipas tij mungon liria dhe demokracia, dhe është një vend ku ushtrohet agression ndaj populli të tij, por Shehu siç duket nuk e di që Irani ka mardhënie diplomatike me Shqipërinë, dhe vetëm para pak ditësh ministri i jashtëm Ditmir Bushati lidhi disa marrëveshje bashkëpunimi me Shtetin Iranian.

Nga ana tjetër maestro Zhani Ciko, foli edhe ai për mbështetjen që populli shqiptar ofon për terroristët Iranian, dhe tha se ishte i kënaqur me bashkëpunimin që kishte pasur ndër vite me ta.

Por nëse të gjithë ata pjesëmarrës flisnin për një demokraci, dhe se këta persona e kërkojnë lirinë, pse në atë koncert nuk lejoheshin mediat, ato media që Dashamir Shehu, Zhani Ciko apo Elona Gjebrea i marrin me vete kudo që të shkojnë për të bërë ndonjë punë, dhe për tu lavdëruar? Por  në rastin e këtij koncerti nuk kishte prezencë mediash.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur