Organizata Muxhahidine Halk po kërkon të krijojë territorin e saj në Shqipëri

Categoria: Lajme

Një ish-anëtar i MEK në një intervistë me Deutsche Welle, duke iu referuar transferimit të anëtarëve të grupit terrorist në Shqipëri, e quajti të gabuar pranimin e tyre nga qeveria shqiptare dhe insistoi se MKO po e vazhdon aktivitetin e saj terrorist. Sipas agjencisë së lajmeve Habilian (Familja e Viktimave të Terrorizmit) , Znj.

 Anne Singleton, në një intervistë të Deutche Welle me një ish-anëtar të grupit terrorist MKO, në lidhje me transferimin e anëtarëve të MEK në Shqipëri tha: “Nëse MEK do të transferohet në Shqipëri si një organizatë, një rrezik i vërtetë do e kërcënojë këtë vend. Këta anëtarë duhet të pranohen në mënyrë individuale dhe të veçuar dhe gjatë proçesit të de-radikalizimit të kthehen në kushtet normale dhe nuk duhet të lejohen të organizojnë përsëri një milici.” Në përgjigje të një pyetje se a do ishte një kërcënim terrorist për Evropën qëndrimi i këtij grupi në Shqipëri apo jo, ajo tha: “Është e rëndësishme të kujtojmë që secili nga anëtarët e organizatës që janë shpërngulur në Shqipëri, është radikalizuar në kulmin e mundësisë së mundshme.

Ata kanë më shumë se 30 vjet që trajnohen për operacione terroriste në Irak dhe heqja e emrit të organizatës kaq papritur nga lista e terrorizmit , nuk e ndryshon natyrën e tyre. Anëtarët e organizatës gjithashtu janë terroristë. Shumë prej tyre janë trajnuar në mënyrë speciale nga garda e Sadamit, në mësime të tilla si ndërtimi i bombave , strategji terroriste, mbledhje të dhënash dhe tortura. Gjithashtu hedhja e vetes në erë është shpikje që i atribohet kësaj organizate.” Në vazhdim(pas fjalës së Znj.Singleton), ish-anëtari i Organizatës Terroriste Muxhahidine Halk tha: “Pranimi i anëtarëve të MKO-së nga autoritetet shqiptare është për arsye se ata janë të vjetër në moshë dhe me shëndet të dobët, gjë që është e gabuar.

Është e mundur që anëtarët e kësaj organizate të mos jenë në gjendje të veprojnë si një forcë ushtarake, por kanë aftësi dhe përvoja terroriste të transmetueshme të cilat mund t’i vendosin në duart e grupeve të tjera. Disa nga anëtarët e këtij grupi janë të specializuar në pastrim parash , trafikim të qenieve njerëzore, mashtrim dhe korrupsion.” Duke iu përgjigjur pyetjes se përse qeveria irakiane nuk pranon t’i mbajë anëtarët e MKO-së në territorin e saj, ai tha: “Ata njihen si ushtria personale e Sadam Huseinit. MKO është përgjegjëse për vrasjen e 25000 kurdëve irakianë në veri dhe për vrasjen e shiave në jug të Irakut.

Për këtë arsye, kjo organizatë ka një numër të madh armiqsh në Irak dhe nuk mund t’i garantohet siguria.” “Pas rënies së Sadamit, Organizata Muxhahidine Halk e quajti veten aleat të Amerikës dhe u çarmatos. Gjatë disa viteve, forcat irakiane të sigurisë kanë mundur të mbledhin informacione të cilat tregojnë se ky grup, me mbështetjen nga Al-Kaeda dhe grupe të tjera ekstremiste, përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin në zonë,”- ka shtuar ish-anëtari i MEK. Në disa pjesë të tjera të intervistës, Singleton në përgjigje të pyetjes se përse mendon se anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk përbëjnë një kërcënim për Shqipërinë , tha: “Është e qartë se udhëheqësit e MEK, Mas’ud dhe Merjem Rexhavi, po planifikojnë të krijojnë një mjedis të sigurt për veten e tyre dhe shumicën e pjesëtarëve të organizatës në Shqipëri.

Ata duan të gjallërojnë hapësirën e mbyllur që kanë krijuar në Irak, Amerikën e Veriut dhe disa vende të tjera evropiane,për t’i rimundësuar vetes veprime dhe aktivitete të jashtëligjshme. Në Shqipëri gjithashtu qëllimi i tyre është që, duke përfituar nga gjendja e dobët e qeverisë, sigurisë dhe mirëqenies socile në atë vend, të formojnë territorin e tyre jashtëligjor.

(Kjo intervistë është bërë në mars 2016)


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur