Organizata Muxhahidine Halk, një grup terrorist i ashpër dhe i dhunshëm

Doktor Anthony John Billingsley, ekspert për Lindjen e Mesme dhe profesor në Universitetin e New South Wales në Australi ,argumentin se e shkuara e Muxhahidine Halk nuk është dhe aq e pistë sepse ka zhdukur armiqtë tanë e ka hedhur  poshtë dhe ka thënë se ajo organizatë ka vrarë qytetarë të pafajshëm dhe për atë organizatë që vret njerëz të pafajshëm, cilësimi më i saktë është terrorizmi.

Në shtator të vitit 2012 ,si pasojë e lobimit të politikanëve që mbështesin këtë organizatë,Shtetet e Bashkuara të Amerikës e hoqën MKO-në nga lista e organizatave terroriste.  Pas heqjes nga lista,  Ministria e Jashtme deklaroi se nuk ka për ta harruar të shkuarën terroriste të Organizatës Muxhahidine Halk.

Tani ,me pretendimin se ka hequr dorë nga e shkuara, MKO-ja me ndihmën e lobistëve që e mbështesin, po përpiqet ta heqë emrin e saj nga lista australiane e organizatave terroriste, por nuk është e qartë nëse MEK do të heqë dorë nga dhuna e së shkuarës. Ata anëtarë të parlamentit australian që përkrahin  MKO-në si Claire Moore i Partisë Laburiste dhe John Williams i Partisë Nacionaliste , shpresojnë ta heqin MKO-në nga kjo listë.

Senatori Williams beson se është e vlefshme t’u japësh atyre një shans për të ndrequr të shkuarën . Ai  për çështjen e sigurisë së Australisë pas heqjes së MKO-së nga lista e terrorizmit, ka shtruar këtë pyetje: “A janë ata një kërcënim për popullin tonë dhe për të gjithë botën?”

Përgjigjen e jep po vetë: “Shumë shtete nuk e kanë hequr atë(MKO-në) nga lista e organizatave terroriste, që do të thotë se MKO-ja konsiderohet si një kërcënim.”

Peter Murphy, nënkryetar i Komitetit i cili është njëri nga autralianët që janë pro “demokracisë” në Iran  me pretendimin se MKO-ja është një forcë paqedashëse, demokratike dhe kushtetuese ka shprehur se me heqjen e MKO-së nga lista amerikane e organizatave terroriste nuk është për tu habitur,por Doktor Profesor Anthony John Billingsley  ekspert për Lindjen e Mesme dhe profesor në Universitetin e New South Wales beson se ky koncept në lidhje me MEK është i gabuar. Ai në një intervistë me Australian Associated Press ka thënë: “Supozimi se MKO është një alternativë demokratike, është një iluzion që buron nga injoranca.”

Billingslay shtoi: “Muxhahidine Halk është një organizatë terroriste dhe tmerrësisht e dhunshme  që i ka duart e lara me gjakun e shumë qytetarëve dhe pushtetarëve iranianë.”

Ky profesor universiteti duke theksuar se idea e atyre që mendojnë se MEK është një organizatë paqësore është e gabuar, thotë: “Disa persona të cilët thonë se e shkuara e kësaj organizate nuk është dhe aq e pistë  argumentohen duke thënë se MKO-ja ka zhdukur shumë nga armiqtë tanë. Unë besoj se MKO-ja është organizatë terroriste sepse ajo ka vrarë shumë qytetarë të pafajshëm dhe vrasja e njerëzve të pafajshëm quhet terrorizëm.”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Tregtisë së Australisë , në një intervistë me Associatet Press ka treguar se në vitin 2001 qeveria australiane e ka futur MKO-në listën e organizatave terroriste sepse në atë kohë njihej si e tillë.

Sipas qeverisë australiane, një terrorist ka këto përkufizime: “Dikush që kryen vepra terroriste ; dikush që rekrutohet nga një organizatë terroriste ose që bashkëpunon në ndonjë vepër terroriste dhe ai që lehtëson kryerjen e saj.”

Sipas saj një organizatë terroriste ka këto tipare: “Një grup që udhëhiqet ose financohet nga një person i tillë ose një grup për të cilin punojnë personat e konsideruar terroristë.”

Në vitin 1992, afërsisht 15 persona  nga anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk kanë sulmuar dhe shkatërruar ambasadën australiane në Iran, vepër e cila është filmuar nga vetë MEK.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur