Një zyrtar i një ministrie shqiptare: 240 anëtarë janë ndarë nga Organizata Muxhahidinët Khalk

Categoria: Lajme

 

 

Pak ditë më parë u zhvillua një takim  me një zyrtar të qeverisë shqiptare rreth kushteve të familjeve ,anëtarëve në brendësi të kultit Rajavi dhe të shpëtuarve. Ai tha se deri më tani ishin ndarë nga MEK 240 anëtarë dhe jetonin veçmas në Tiranë, me të cilët policia dhe qeveria shqiptare ka kontakte të afërta dhe i ka dëgjuar rrëfimet e kryera.Për shkak se numri i tyre është duke u rritur, është shndërruar në një shqetësim për qeverinë.

Zyrtari tha se qeveria shqiptare ishte kundër transferimit të tyre nga Iraku dhe se ishte plotësisht e vetëdijshme që asnjë shtet tjetër nuk do t’i pranonte , por kur qeveria amerikane i siguroi që prania e tyre nuk do të sillte asnjë lloj problemi për Shqipërinë, pranuan, por duket sikur problemet e mëdha po vijnë.

Ky zyrtar shprehu se Muxhahidinët Khalk ka marrë vend jashtë Tiranës me mure të larta dhe dyer hekuri dhe ka bërë 7  herë kërkesën për t’i transferuar atje të gjithë anëtarët , kërkesë e cila u refuzua, sepse kjo organizatë duhet të kuptojë që kushtet e Irakut nuk duhet të përsëriten në Shqipëri dhe ndërkombëtarët janë majft të interesuar për gjendjen e anëtarëve në brendësi të grupit dhe janë gjithmonë në kërkim të informacioneve rreth tyre.

Ai shprehu se deri më tani janë dërguar 15 letra nga familjet e anëtarëve të Muxhahidinët Khalk dhe për të 15-a letrat është dhënë përgjigja se të adresuarit nuk janë të interesuar t’i lexojnë ato, gjë e cila rrit shqetësimin për gjendjen në brendësi të kultit Rajavi.

Zyrtari tha se janë të vetëdijshëm se çdo familje që ka ardhur të takojë të dashurit e tyre te kulti Rajavi, janë përballur me sjellje të papranueshme dhe se ai i kishte studiuar mirë raportet e policisë për ato ngarje. Muxhahedinët po mundohen të krijojnë shtet brenda shteti si në Irak, por kjo gjë është mjaft absurde dhe e papranueshme.

Ai shpresonte se organizata duhet të bënte një marrëveshje në mënyrë që familjarët të takohen me njerëzit e tyre të dashur. Ai tha se ka mundësi që pas disa muajsh ata të shpërngulen në një vend tjetër, me kushtet e vendosura nga qeveria, sigurisht, për shkak se prezenca e tyre e hapur në Tiranë po i acaron marrëdhëniet e tyre me qytetarët shqiptarë.

Ai gjithashtu shprehu keqardhje për të gjithë ata të ndarë nga kulti Rajavi dhe që ishin kapur gjatë arratisë së tyre nga Shqipëria në një vend transit si Bosnja  Hercegovina. Ai tha se ndjehej keq sepse ishte e vështirë t’i ndihmoje për shkak se kishin shkelur ligjin.

 



Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur