Një nga autorët e raportit RAND theksoi: Muxhahidinët janë të pavlefshëm në mesin e iranianëve

Categoria: Lajme

Sipas Jeremia Gulka, ish-avokat i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Muxhahidine Halk është një sekt, aleanca me të cilin ka qenë e gabuar dhe bashkëpunimi i Amerikës me ta është duke çuar në humbjen e kredibilitetit të këtij vendi në mesin e iranianëve, për shkak se ky bashkëpunim i shfaq mbështetësit amerikanë si njerëz të mashtruar nga MKO-ja. Ai, që është autori i një raporti 105 faqësh të institucionit RAND rreth muxhahidinëve, është gjithashtu  një person i  cili pas studimeve të hollësishme të karakteristikave të këtij grupi në Irak dhe Amerikë, e pranon natyrën e tyre sektare. Në një artikull që u botua në revistën amerikane “Prospect’’, ai shkroi kështu rreth muxhahidinëve: “ Pas mundjes politike të Organizatës Muxhahidine Halk nga Ajetollah Khomeini në fillimet e Revolucionit të vitit 57 të Iranit, kjo organizatë i kaloi dy dekadat e ardhshme duke kryer sulme terroriste ndaj regjimit iranian dhe shpesh kishte nën shënjestër njerëzit e thjeshtë. Muxhahidine Halk gjatë luftës së Irakut me Iranin mbajtën krahun e Sadam Huseinit, kështu që kur  u transferuan në kampet e Irakut në vitin 1986, u hodhën në luftë kundër Iranit. Veprime të tilla e bënë këtë organizatë të pavlefshme në mesin e iranianëve. Pas humbjes së Irakut në luftën me Iranin, liderat e kësaj organizate, të cilët e panë veten të rrethuar nga shkretëtirat në Irak, e kthyen grupin e tyre në një sekt  që marrjen e masave të tilla si divorcet e detyruara, ndalimin e gjumit, përbuzjen e anëtarëve të grupit etj, i ktheu në rendin e ditës.”
Ai në një pjesë tjetër të këtij artikulli shkruan: “ Aktualisht organizata është duke u përpjekur të bindë komitetin botëror se Muxhahidine Halk janë grupi më i madh kundër qeverisë së Iranit, janë të angazhuar në vlerat demokratike për të arritur qëllimin e tyre, janë vazhdimisht në demonizimin e objekteve bërthamore të Iranit dhe pretendojnë se Irani është duke ndjekur një program të armëve bërthamore.”
Në vazhdim shton: “ Pakti me Organizatën Muxhahidine Halk është i keq,  si në paqe, ashtu dhe në kohë lufte.”
Gulka gjithashtu beson se me heqjen e emrit të MKO-së nga lista e grupeve terroriste të Amerikës, Ministria e Jashtme e këtij vendi duhet të deklarojë menjëherë se nuk është mbështetës i tyre. Më e rëndësishme se kjo, qeveria e SHBA-së nuk duhet të përfshihet më në çështjen e MEK. Kongresi duhet ta injorojë këtë grup dhe mos t’i kushtojë më vëmendje. Shtëpia e Bardhë duhet të miratojë politikën e mosmbështetjes dhe mosbashkëpunimit me këtë grup.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur