Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Categoria: Lajme

Sejid Muhamed Javad Hashemi Nejad në një diskutim me gazetarin e Sobhe Tus rreth takimit të fundit të senatorit amerikan me kryetaren e MKO-së, shprehu: “Ky takim i shtoi MKO-së një tjetër turp mbi ato që kishte.”

Ai shtoi: “Veprimet e muxhahidinëve tregojnë se ky grup nuk ka aspak nder të mbetur në mesin e popullit iranian dhe për këtë arsye i kryen këto veprimtari për të tjerët.”

Hashemi Nejad vazhdoi: “Amerika, shërbimet e saj sekrete dhe regjimi sionist(Izraeli) me qëllim që të mund të kenë hapsira veprimi kundër Republikës Islamike të Iranit kanë nevojë për faktorë ndikues dhe kjo është mëse normale.”

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Habilian shtoi: “Kur një shtet sulmon një vend tjetër ka gjithmonë nevojë të përdorë tradhëtarët e vendit armik që të mund të arrijë qëllimet e tij dhe ky ka qenë dhe është roli i MKO-së. MKO e vendos veten në dispozicion të ç’do shteti që kërkon të veprojë kundër Iranit.”

Muxhahidinët Halk  janë plotësisht në  gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Ai tha se: “MKO-ja  ishte kukulla në shërbim të spiunazhit dhe forcave franceze të sigurisë dhe perëndimit. Më vonë u vendos në shërbim të Sadam Huseinit dhe pasi ai mposht, MKO u gjend plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite.”

Hashemi Nejad , në lidhje me mospatjen e asnjë hapësire veprimi të Amerikës kundër Iranit përveç muxhahidinëve faqezinj, tha: “Është e rëndësishme të dimë që MKO-ja është një instrument që përdoret nga vendet e tjera kundër Iranit dhe kjo gjë nuk duhet anashkaluar. Për 50 vite me radhë, ata kanë fituar përvojë duke spiunuar turpshëm mbi popullin iranian dhe këtë përvojë e kanë vendosur në gatishmëri të shërbimeve sekrete perëndimore.”

Ai shtoi: “MKO kryen veprimtari të ndyshme me qëllim që të mund të ketë ndikim, në të njëjtën mënyrë siç u vendos në luftë krah Sadam Huseinit duke i sjellë atij përfitime që kështu ai t’i përkrahte.”

Muxhahidinët Halk kanë zyrë pranë Shtëpisë së Bardhë

Hashemi Nejad foli rreth përkrahjes që Shtëpia e Bardhë i jep MKO-së dhe tha: “Shtëpia e Bardhë e kishte vendosur MKO-në në listën e organizatave terroriste, por sot u kanë dhënë një zyrë pranë vetes dhe kjo do të thotë që po kërkojnë përfitime  nëpërmjet tyre.”

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian shprehu: “Muxhahidinët u shpërngulën nga Iraku në Shqipëri me përpjekjet e forcave ushtarake amerikane dhe kjo tregon se muxhahidinët janë 100% një grup që përdoret për qëllime politike dhe spiunazhi.”

Ai shtoi: “Muxhahidinët kërkojnë të jenë ndikues në çështjet e ditës të shtetit tonë dhe ky është një plan që do ta përdorin dhe në të ardhmen.”

Ç’do vit  jemi dëshmitarë të një vale sulmesh të MKO-së ndaj Republikës Islamike të Iranit

Hashemi Nejad duke theksuar sulmin e përvitshëm të muxhahidinëve ndaj Republikës Islamike të Iranit, tha: “Pas rezolutës 598 , muxhahidinët sulmuan Iranin me urdhër të kriminelit Sadam Husein dhe  i organizuan sulmet në brendësi të vendit kryesisht nëpërmjet të burgosurve. Prandaj  është mëse normale që të përballesh me këtë organizatë  ashtu siç përballesh me një grup ushtarak.”

Sekretari i Përgjithshëm e Shoqatës Habilian vazhdoi: “Për këtë fakt , Imam Khomeini  duke u bazuar në kushtetutën e ç’do shteti dhe doktrinën fetare, dha një urdhër që duhet të zbatohej nga ç’do ushtar kufitar për personat që luanin një rol në aktivitetet e tradhëtarëve të vendit  apo për ata që ndiqnin ideologjinë e tyre.”

Ai shtoi: “Disa nga muxhahidinët, pasi u liruan, u rikthyen në Irak dhe u shndëruan në ujqër të cilët ishin autorët  e shumë prej tragjedive që ndodhën  në kufi me urdhër të Organizatës Muxhahidine Halk.”

Në fund të diksutimit, Sejid Muhamed Javad Hashemi Nejad, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian, shprehu: “Muxhahidinët Halk gjithashtu po përpiqen shumë në këtë pikë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në manipulimin e historisë. Ne iranianët duhet të jemi mjaft të kujdesshëm dhe vigjilent në punët tona të brendshme duke e ditur se pas perdes qëndron dikush që vepron kundër nesh.”


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur