Muxhahidinët Halk i blejnë politikanët amerikanë me para

Categoria: Lajme

Gazeta kuvajtiane Al-Rai, shkruan: “Ekipi Trump dhe miqtë e Izraelit në Uashington janë përkrahës të MEK.”

Sipas raporteve analitike të qendrës së lajmeve Habilian, gazeta kuvajtiane Al-Rai ka raportuar rolin dhe planin e MKO-së gjatë presidencës së Trumpit : “Organizata Muxhahidine Halk është aktive në territorin amerikan dhe ka shpenzuar shuma të mëdha parash për të blerë politikanë me ndikim në Uashington. Përveç kësaj me anë të kompanisë së tyre ligjore “DLA Piper” ata përpiqen të blejnë politikanë me ndikim në Amerikë dhe Francë. Në këmbim të parave, këta politikanë mbajnë  fjalime në favor të kësaj organizate.”

Ne vazhdim të raportit, gazeta Al-Rai duke treguar  reth planeve dhe përkrahjes së Rudi Giulianit (Guvernator i New York dhe anëtar i ekipit Trump) për MEK, shkruan: “Pavarsisht faktit që Giuliani nuk arriti të merrte postin e ministrit të jashtëm , ai mbetet një person me ndikim të madh në rrethin e brendshëm të Trumpit.”

Al-Rai Kuvajtit, duke vënë në dukje rolin e pabesë të MEK kundër Iranit, shkruan: “Giuliani , anëtarët e ekipit Trump dhe grupi i miqve të Izraelit  në Uashington  e lavdërojnë MKO-në për rolin e saj në zbulimin e programit bërthamor të Iranit.”

Është për tu thënë se kundërshtarët e Giulianit, për shkak të marrënieve të tij me MEK, bënë përpjekje të mëdha për të mos lejuar atë të marrë  postin e ministrit të jashtëm amerikan. 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur