Mbështetja e Organizatës Muxhahidine Halk është një humbje kohe dhe parash

Senatorja dhe ish-presidentja e Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit francez  tha se mbështetja e muxhahidinëve është një humbje kohe dhe parash.
Natalie Bulbs, në një intervistë me Agjencinë e lajmeve Trend Azerbajxhan, tha: “ Mbështetja e MKO-së e rrit solidaritetin e popullit iranian dhe rrit keqkuptimet midis dy vendeve.”

Bulbs në intervistë, duke iu referuar pranisë së Turki al-Faisal në një mbledhje të MKO-së në Francë, tha: “ Ne i inkurajojmë gjithmonë shtetet rreth e rrotull që të afrohen për të ruajtur paqen në rajonin tonë. Takimi Kombëtar në Francë i grupit terrorist në mërgim, që njihet ndryshe si Muxhahidine Halk dhe prania e disa karaktereve arabe aty, shpesoj të mos rrëfehet si pozicioni zyrtar i qeverisë së Arabisë Saudite.”

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk në vitin 1986 shkuan në Irak, aty u bënë mbështetës të ish-diktatorit Sadam Husein dhe ndërtuan kampin Ashraf në afërsi të kufirit me Iranin.

Ky grup ka kryer shumë aktivitete terroriste kundër zyrtarëve të qeverisë iraniane dhe civilëve të thjeshtë. Kjo organizatë terroriste, në bashkëpunim me Sadamin, njihet gjithashtu për shtypjen e kryengritjes së vitit 1991 në jug të Irakut dhe masakrimin e shumë kurdëve në veri të vendit.

Bulbs tha: “MKO-ja është një sharlatan i madh dhe po përpiqet të jetë zgjidhja për të zëvendësuar regjimin iranian.”

Çdokush që është i njohur me rajonin e di shumë mirë se Organizata Muxhahidine Halk nuk ka asnjë pozicion në Iran dhe në të vërtetë, gjatë luftës Iran-Irak luftoi si mercenarë kundër iranianëve. Edhe nëse juve nuk ju pëlqen regjimi i Iranit , nuk do ta ndihmonit kurrë MKO-në që të vendosë një sistem të ri. Në Iran, askush nuk e mbështet MKo-në, për shkak se kjo organizatë tradhëtoi vendin e saj duke luftuar për Irakun gjatë luftës.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri