Lajmi i Associated Press rreth parave që ekipi qeveritar i Trump ka marrë nga Organizata Muxhahidine Halk

Ditën e dielë ,Associated Press raportoi se njëri nga këshilltarët e Donald Trump, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të parave ka mbajtur fjalime pro MKO-së dhe ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të organizatës.

Javën e kaluar Ellen Chao u emrërua  Ministre e Transportit në kabinetin qeveritat të Trump. Në vitin 2015,  ajo ka marrë 50 000 dollarë nga Organizata Muxhahidine Halk që të mbajë një fjalim 5 minutësh në takimin e anëtarëve politikë të kësaj organizate terroriste. Sipas raportit, edhe ish-kryetari i Bashkisë së New Yourk , Rudy Giuliani, ka mbajtur fjalime të tilla në mbledhjet e MKO-së në këmbim të parave.

Rreth 20 ish-zyrtarë amerikanë nga të dyja partitë, Republikane dhe Demokratike , kanë mbajtur fjalime për MEK. Në mesin e tyre mund të përmendim Newt Gingrich ish-kryetarin e Dhomës Përfaqësuese dhe këshilltar i Donald Trump. Disa prej këtyre personave kanë pranuar paratë e ofruara nga MKO.

Ndaj këtyre fjalimeve të paguara nuk ka asnjë pengesë, por kjo thekson faktin që grupi terrorist Muxhahidine Halk ka ndikim në kabinetin e qeverisë së re amerikane. Në fillim të muajit të kaluar, në një letër drejtuar Trumpit, një grup ish-zyrtarësh amerikanë, duke përfshirë edhe Rudy Giulianin, i kërkuan atij të krijonte një dialog me krahun politik të MKO-së. Associated Press shtoi se një koalicion i mundshëm me Organizatën Muxhahidine Halk do jetë një veprim që do të shtojë polemikat dhe do jetë kundër interesave të Uashingtonit. Në kohën e Revolucionit Islamik të Iranit , MEK ka mbështetur rrëmbimin e ambasadës amerikane në Teheran. Ky grup, pasi u largua nga Irani, u bë aleat me ish-diktatorin irakian Sadam Huseinin. Sipas këtij raporti, Ervand Abrahamian, profesor i Universitetit City në New York, i cili ka shkruar një libër mbi MKO-në, thotë: “Për mendimin tim, kjo gjëndje do e dobësojë Amerikën.”

Chao, gruaja e Mitch Mc Connell, udhëheqësit të shumicës në Senat, ka mbajtur fjalim për Muxhahidine Halk në Paris në vitin 2015. Në atë mbledhje, ajo ishte ulur pranë Marjem Rexhavi, kryetares së grupit Muxhahidine Halk.

Sipas raportit të Zyrës së Etikës Qeveritare Amerikane është regjistruar që Chao ka pranuar një shumë parash prej 50 000 dollarësh nga koalicioni i ndërgjegjësimit publik të MKO-së dhe në këmbim të tyre ka mbajtur fjalim në Paris. Në mars të vitit 2016, ajo gjithashtu ka folur me një pagesë prej 17 500 dollarësh.

U pranua se këtë fjalim e bëri te shoqëria kulturore iraniano-amerikane që u mbajt në Misuri. Chao nuk i është përgjigjur pyetjeve të kësaj agjencie lajmesh rreth MEK. Giuliani ka pranuar se në këmbim të të hollave  ka marrë pjesë në takime të ndryshme të Organizatës Muxhahidine Halk. Sigurisht që shuma e parave të marra nga ai nuk është e qartë. Gingrich gjithashtu ka folur më shumë në mbledhjet e anëtarëve të MEK. Ngjarja përfshin një festival në vitin 2016. Nuk është e qartë nëse është paguar apo jo. Gingrich dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë shprehur ndonjë mendim rreth kësaj çështjeje. Muhamed Muhadesin, lideri i Komitetit të Punëve të Jashtme të degës politike të MKO-së tha se kjo organizatë e ka përshëndetur qeverinë Trump. Disa persona të kësaj qeverie kanë ndërmend të ndryshojnë karakterin e politikës amerikane ndaj Iranit. Sipas raportit të Associated Press, Muxhahidine Halk u formua në vitin 1965. Pas përmbysjes së dhunshme të qeverisë së shahut, ky grup ka mbështetur marksizmin dhe idenë e formimit të një qeverie islamike.

Ky grup gjithashtu ka sulmuar shumë objektiva iraniane dhe amerikane. Megjithatë, sot MKO-ja njihet si një grup marksist përgjegjës për vrasjen e amerikanëve. Më vonë, anëtarët e organizatës u larguan nga Irani dhe fituan përkrahjen dhe mbështetjen e Sadam Huseinit. Ky grup i cili ishte armatosur deri në dhëmbë nga Sadami, fillloi sulmet e tij brenda territorit iranian gjatë luftës Iran-Irak. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përshkruar MEK si një grup me karakteristikat e një kulti. Kur policia franceze në vitin 2003 arrestoi Merjem Rexhavinë si pasojë e disa hetimeve anti terroriste, anëtarët e këtij grupi i kanë vënë zjarrin vetes. Sipas shkrimit të Associated Press, nuk është e qartë nëse Trump do të ketë marrëdhënie më të afërta me Organizatën Muxhahidine Halk, por grupet ekzile nuk ishin gjithmonë një aleat i besueshëm për SHBA-në në Lindjen e Mesme. Kur Ahmed Çalebi, një politikan në mërgim,  siguroi dokumente të rreme në lidhje me armët e shkatërrimit në masë dhe bashkëpunimit me Al Kaedën , qeveria i bëri kërkesë George w Bushit për të sulmuar Irakun.

Associated Press shtoi se ndërkohë që MKO vazhdon të paguajë zyrtarë të lartë amerikanë , familja e Jack Turner, ushtarakut të vrarë në vitin 1975 në Iran, ka hapur një padi 35 milion dollarëshe në gjykatën federale të Kolorados kundër Organizatës Muxhahidine Halk.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Intervistë e Habilian me ish-këshilltarin e ministrit francez të mbrojtjes

Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Një bisedë e Habilian me doktor Sejid Husejn Musavijan, profesor i Çështjes së Sigurisë në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Më të shikuarat

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Një bisedë e Habilian me doktor Sejid Husejn Musavijan, profesor i Çështjes së Sigurisë në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Intervistë e Habilian me ish-këshilltarin e ministrit francez të mbrojtjes

Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin