Krimet që po bën Daesh(ISIS) sot, organizata terroriste e munafikinëve i ka bërë në dhjetëvjeçarin e viteve 80 madje në mënyrë më të urryer

Me të vërtetë krimet që po kryen  Daeshi në territorin irakian dhe sirian, janë kryer më parë edhe nga ndjekësit  e Rexhaviut gjatë viteve 80 në mënyrë më të urryer dhe më të tmerrshme se ato që shohim sot në televizor.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Habilian ( Familja e Dëshmorëve të Terrorit), Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian Sejid Muhamed Xhavad Hasheminezhadi, në një diskutim me agjencinë e lajmeve Klubi i Gazetarëve të Rinj rreth përpjekjes së organizatës terroriste MKO për fshirjen e krimeve të kryera nga interneti, tha: “Pas rënies së Sadamit( ish-diktatorit të Irakut  i cili më parë  hyri në luftë të hapur me Republikën Islamike të Iranit dhe organizatën terroriste të munafikinëve e përdori si një vegël të regjimit irakian), gjendja e mjerueshme e munafikinëve bëri të qartë se fuqia e tyre dhe e ç’do grupi munafikin të zonës nuk mund të përballej me Iranin,  prandaj dhe prioriteti i disa shteteve ishte konfrontimi kulturor dhe politik me regjimin iranian.  MKO si një figurë e shquar e atyre shteteve, po përpiqet të luajë një rol të rëndësishëm në atë fushë. Mbështetësit perëndimorë të MKO-së në debutimin e tyre të parë, kanë fshehur Mas’ud Rexhaviun me urdhërat e të cilit janë kryer të gjitha aksionet e dhunshme të organizatës dhe në vend të tij kanë vendosur të shoqen, Merjem Rexhavi.”

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian, orientimin e fundit të MKO-së e vlerëson kështu: “Sistemi sundues mundohet që ta lërë në hije çështjen e Mas’udit. Kjo do të thotë se nga sot e tutje plani i munafikinëve ka ndryshuar dhe kanë përcaktuar një pozicion të ri për ta. Ky rol pritej të përkonte me situatën e re në Lindjen e Mesme. Mbështetësit perëndimorë të MKO-së duan që me këta mercenarë të bëjnë në Iran të njëjtën gjë që po bëjnë  në Siri dhe Irak .”
Në vazhdim ai tha: “Përkrahësit e terrorizmit besojnë se kriminelë si MKO-ja përfaqësojnë të drejtat e njeriut. Ne jemi dëshmitarë se gjatë dhjetë viteve të fundit ky grup i urryer  ka depërtuar në të gjitha fushat që kanë për temë të drejtat e njeriut  dhe me shpenzime të mëdha, të udhëhequr nga regjimi sionist , SHBA dhe perëndimi, janë të vendosur të mbledhin sa më shumë fytyra politike dhe parlamentare nga vende të ndryshme që të organizojnë takime anti iraniane.”
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian, duke u mbështetur në startimin e propagandave plot zhurmë të MKO-së me ndihmën e shtetit sionist(Izraelit)  dhe perëndimit, u shpreh: “Ata janë duke menduar  të themelojnë forca të reja kundër Republikës Islamike. Këto lëvizje nuk duhet të neglizhohen. Sot ne jemi dëshmitarë  që njëri nga misteret e përballjes së perëndimit me Republikën Islamike, plotësohet nëpërmjet munafikinëve.”
“Për fat të keq munafikinët nuk kanë qëndruar duarkryq në arenën e brendshme. Në fakt ndërhyrja e tyre në sistemet e ndryshme të vendit me sabotazhe dhe akte kriminale nuk është e panjohur. Duhet të themi se vija e ndikimit të munafikinëve në vend ka ngrirë. Në kushtet e një imazhi me shumë të meta, ideatorët e kësaj organizate janë duke bërë përpjekje historike të pista, të shëmtuara dhe kundër të drejtave të njeriut për të pastruar terrorizmin e tyre. Ata veprojnë kështu sepse për të patur imazhin e një organizate që kërkon rrespektimin e të drejtave të njeriut, është e domosdoshme të fshijnë të kaluarën e tyre të errët”,-deklaroi Hasheminezhad.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Regjisorët dhe studuesit e historisë iraniane në një emision televiziv

Shumë nga krimet makabre të Muxhahidine Halk nuk mund t’i shfaqësh në një film

Milam Arjai- një ish-anëtar i Organizatës Muxhahidine Halk

Dështimi i Organizatës Muxhahidine Halk duke u zhvendosur nga Franca në Shqipëri

Diskutimi i mëngjesit në Sobhe Tus me Drejtorin e Përgjithshëm të Shoqatës Habilian

Muxhahidinët Halk janë plotësisht në gatishmëri të shërbimeve sekrete amerikane dhe izraelite

Mas’ud Khodabandeh, ish-anëtar i rangut të lartë i MKO-së/Huffington Post

Anëtarët e Organizatës Muxhahidine Halk janë skllevër modern

Sejid Muhamedjavad Hasheminejad, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Habilian

Lufta kundër terrorizmit diskriminohet përsëri