Konferenca e rritjes së populizmit të së djathtës ekstreme në Parlamentin Europian

Categoria: Lajme

Njerëzimi duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun e populizimit, qoftë të Organizatës Muxhahidine Halk, ose të Marine Le Pen të Francës ... e cila e provoi shijen e tyre në Gjermani njëherë.

Të enjten e kaluar, 11 maj 2017, David, një ish anëtar i lartë i kultit Rexhavi dhe Muxhahidine Halk, ka marë pjesë në Konferencën e grupeve Socialiste dhe Demokrate të Bashkimit Europian në Parlamentin e Europës.

Konferenca populizmi dhe ekstremizmi u zhvillua nga grupet Socialiste dhe Demokratike të BE-së, kryesuar nga znj. Anna Gomez dhe z.Peter Nidrmuller, anëtarë të Parlamentit të Europës dhe anëtarë të komitetit Socialist dhe Demokrat të Bashkimit Europian.

Disa anëtarë të tjerë në takim ishin:

Rod Ford,  Profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Mançesterit, Angli

Znj. Katrina Firview, studiuese në Universitetin e Oksfordit, Angli

Z. Kavan Tajleti, Ligjërues i lartë i Studimeve Mediatike në Universitetin Kombëtar të Irlandës

Konferenca u përkushtua për të vlerësuar rreziqet dhe kërcënimet e lëvizjes populiste (njerëzit) në botë dhe në Europë dhe mënyrën se si ata punojnë, duke përfshirë gënjeshtrat, duke përhapur thashethemet për të krijuar urrejtje midis komuniteteve dhe anëtarëve të saj, sidomos duke lënë mesazhe me përmbajtje urryese dhe kërcënime nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale, veçanërisht në Facebook dhe Twitter ... dhe që duhet luftuar kudo me gënjeshtat dhe urrejtjen që ata kanë përhapur.


Si një ish anëtar i rangut të lartë dëshmues Z.David paraqiti me detaje në konferencë, një pjesë të përvojës së tij nga populizmi dhe krijimi i integrimeve të rreme për më shumë se tre dekada në kultin e Mas’ud dhe Merjem Rexhavi.

Zonja dhe zotërinj , populizmi është i bazuar në një sërë problemesh  që ekzistojnë në shoqëri dhe grupet populiste po përpiqen që me mashtrime dhe gënjeshtra të përfitojnë nga problemet shoqërore duke i tërhequr dhe përdorur njerëzit për qëllimet e tyre.

Problemet e mëdha që ekzistojnë në komunitetet tona janë mosbesimi i popullit në politikanët aktual, partitë dhe premtimet e papërmbushura të politikanëve, dëshpërimi i njerëzve për ndryshimin e gjendjes sociale dhe ekonomike, dallimet kulturore, mungesa e informimit rreth ngjarjeve, mungesa e transparencës në shoqëri dhe në veçanti korrupsioni në mesin e politikanëve në Europë.

Edhe pse këto probleme dhe shumë të tjera që nuk janë përmendur nuk duhet të jenë justifikime për zhvillimin dhe promovimin e populizmit të ekstremit të djathtë, për shkak se vetë këta grupe të djathtë ekstreme si Trampi, Le Pen dhe ato që ne kishim në shtetit tonë ( tani në Shqipëri ) si Muxhahidine Halk ( nën udhëheqjen e Mas’ud dhe Merjem Rexhavisë ), pjesë e të cilit unë kam qenë vetë për 30 vjet me radhë, përbëhen nga njerëzit dhe politikanët më të korruptuar që kanë kryer fatkeqësitë më të mëdha në vend. Le Pen ndiqet penalisht për shkak të vjedhjeve nga thesari i Bashkimit Europian dhe mbrojtjes së atyre grupeve. Tamp gjithashtu është i njohur për evazionet tatimore dhe është krenar për ato.

Populistët tanë gjithashtu janë njëlloj si  Merjem Rexhavi, e cila është një ndër njerëzit që i dërgon në qiell paratë e saj të pista nga të gjitha rrugët e jashtëligjshme si pastim parash,  vjedhje nga trupat nën kontrollin e saj, kontrabandë të naftës, krijimin e organizatave të rreme të bamirësisë dhe madje shitje të informacioneve të shtetit të saj për armiqtë e Iranit me qëllim përfitimin. Përveç kësaj ka dorë dhe në torturimin, burgimin, vrasjen dhe terrorismin e anëtarëve të grupit të saj brenda Iranit. Për këtë shkak, këto nuk janë parime që nxisin populizmin, nëse ata nuk sjellin justifikime si ushtarët e arrestuar në Gjermani dhe pretekste të tjera për të justifikuar terrorizmin.

Njerëzimi duhet të kuptojë rrezikun e populistëve, qofshin këta Organizata Muxhahidine Halk apo qeverisja e Francës nga Le Pen, e cila e ka provuar njëherë shijen e tij (populizmit) në Gjermani.

Kulti Rexhavi në Iran, me pretekstin se regjimi nuk është mjaftueshëm anti-imperialist dhe se do t’ua lërë rrugën hapur imperialistëve, e mbushi shtetin me gënjeshtra dhe parulla të rreme kundër ambasadës së  Amerikës dhe vendeve perëndimore, duke i nzitur studentët e thjeshtë të luftonin kundër çdo ambasade të huaj në vendin e tyre. Rexhavi nuk u mjaftua me kaq dhe kërkoi gjyq për ekzekutimin e pengjeve amerikanë. Ishte po për këtë shkak që Rexhavi u armatos dhe përhapi terrorizmin, me qëllim që ta rrëzonte këtë qeveri, e cila sipas tij  nuk ishte mjaftueshëm kundër amerikanëve dhe perëndimorëve, dhe të merrte pushtetin për që të mund të luftonte më mirë kundër amerikanëve.

Sot shohim se si po ai Mas’ud Rexhavi dhe zonja e tij kalojnë ditë e natë në prehër të Amerikës dhe janë krenarë për bashkëjetesën me ta, duke harruar gjithçka dhe duke kërkur sulmin e armatosur të Amerikës kundër Iranit.

Ose dhe Merjem Rexhavi, e cila lufton për emancipimin e grave,  tani më është në aleancë me Trampin, armikun numër një të grave.

Doktrina populiste kërkon pushtetin me çdo çmim. Nuk ka asnjë parim njerëzor, puna e tyre është mashtrimi i opinionit publik me gënjeshtra dhe hipokrizira.

Kështu që populizmi nuk ka asnjë parim dhe është duke shfrytëzuar çështjet aktuale për të arritur në pushtet. Ata vetë, ashtu si Trampi kanë drejtime shumë serioze dhe të rrezikshme diktatoriale, njëlloj si përdorimi në të shkuarën dhe tani i grupit terrorist MKO për torturimin, rrahjen dhe vrasjen e shumë të burgosurve që dalin kundër.

Për këtë arsye, zhvillimi i populizmit të së djathtës ekstreme duhet marrë seriozisht. Detyrat kryesore të palëve të çdo vendi  që diskutuam janë parandalimi i këtyre grupeve me të shkuar terroriste në Parlament dhe politikë, si dhe edukimi i publikut dhe transparenca e shfrytëzimit të populizmit nga Trampi në Amerikë, Le Pen në Francë, mbështetësit e Hitlerit në Gjermani dhe mbështetësit e Rexhavisë në Iran (Shqipëri ).

Në mbyllje të konferencës, veprat e kultit terrorist Rexhavi, si një gënjeshtër e populistëve iranian,  u shpjeguan për znj.Gomez.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur