Ish oficeri i CIA-s : Muxhahidine Halk, një sekt terrorist i përcmuar në Iran

Categoria: Lajme

Një ish oficer i CIA-s, Muxhahidinët i quajti një pjesë nga mitet ekstremiste rreth Iranit që ka lidhje me politikat e Amerikës (për rrëzimin e qeverisë së sotme iraniane),dhe thotë se ndryshimi i regjimit revolucionar në Iran është një rrezik që i kërcenohet këtij shteti (Iranit) në të ardhmen e afërt.

Paul Pilar është një nga oficerët e lartë të CIA-s që vitet e fundit ka qënë aktiv në institutet e mendimit të Amerikës. Ai në një artikull të fundit të vetin në revistën Interesi Kombëtar ka shkruar: “Kjo legjendë gjithashtu thotë se Republika Islamike me një presion të vogël nga jashë do të rrëzohet dhe do të zëvendësohet me një regjim të preferuar dhe të arbitruar nga ne”.

Ky iluzion ka dominuar pothuajse në të gjithë periudhën e Gjorgj W. Bush-it, dhe më në fund qeveria e tij zgjodhi politikën e mos negocionimit me Iranin dhe në vend të saj u përpoq që nëpërmjet sanksioneve ta izolojë dhe të ushtrojë presion ekonomik. Mos-arritja në rezultatet e dëshiruara nga sanksionet në rritje dhe të rrepta  për disa vite ndaj Iranit, tregon kotësinë dhe pavlefshmërinë e kësaj politike.

Sanksionet hynë në fuqi dhe filluan pas përpjekjeve që bëri qeveria e ardhshme e Amerikës për negociata me Iranin. Në këtë kohë sanksionet u përdorën si një mjet për të arritur në rezultatet e dëshiruara nga negociatat me Iranin.

Pilar në vazhdim ka shkruar : Ky mit kryesisht është i lidhur me besimin se grupet në ekzil (mërgim,internim) janë një mjet i mirë dhe efikas për ndryshimin e shpejtë dhe të plotë të qeverive dhe regjimeve.Për këtë arsye shumë nga ata që shpresojnë ndryshimin e regjimit Iranian, i kanë varur shpresat te Muxhahidine Halk, një sekt terrorist ky që s’ka dhe nuk gëzon as një farë popullariteti dhe simpatie në Iran.

Në këtë shkrim gjithashtu thuhet : Sot po dëgjohen mite të reja rreth Iranit ,që kanë të bëjnë me ndryshimin e regjimit. Këto mite (këtu me kuptimin iluzione), po qarkullojnë ndërmjet anëtarëve të kabinetit të Trump-it në Shtëpinë e Bardhë dhe stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Këta persona besojnë se rritja e presioneve të jashtme mund të ketë një rezultat pozitiv në Iran.

Pilar këto veprime i quajti të gabuara dhe tha se kjo është një justifikim i këtyre personave që duan që Irani të jetë vazhdimisht i nëpërkëmbur dhe i izoluar.

Ai vazhdoi : Në Iran s’ka asnjë shenjë të ndryshimeve politike – që pëshkruhet si një revolucion i ri apo kundërrevolucion – qoftë edhe me shtimin e presioneve të jashtme. Në arenën politike të Iranit ka shumë kundërshtime dhe momarrëveshje që mund të cojnë në ndryshime politike, por shumica e popullit të Iranit nuk kanë dëshirë për një revolucion të ri.

Si populli dhe si qeveria e Iranit kanë treguar se mund të qëndrojnë përballë vështirësive të mëdha të sanksioneve të vëna nga Amerika, dhe këtë e kanë treguar dhe dëshmuar më së miri gjatë luftës tetë vjecare mes Iranit dhe Irakut. Kështu që nëse ndaj këtij shteti vendosen sanksione dhe ushtrohen presione nga një fuqi e huaj, si populli ashtu edhe qeveria do ti përgjigjen me një qëndrueshmëri këmbëngulëse .


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur