Gazeta Lefigarov: Muxhahedinët Khalk nuk kanë asnjë vend në mesin e popullit iranian

Gazeta elektronike "Lefigarov" ditën e shtunë në një raport rreth kryengritjeve të fundit , tha se grupeve opozitare në mërgim në mesin e të cilëve është dhe Organizata Muxhahedinët Khalk , u mungon statusi popullor në Iran.

Në atë raport thuhet: "Analistët dhe specialistët politik mendojnë se grupet opozitare në mërgim të cilët Irani i konsideron terroriste, nuk kanë asnjë mbështetje popullore në Iran."

Duke vendosur theksin te arratisja e MEK nga Irani pas sulmit terrorist të vitit 1981 ku mbeti i vrarë presidenti i vendit  dhe vendosja e tyre në Auver-sur-Oise në Paris, shkruan : " Në Paris ata përkrahen nga disa ish-përfaqësues dhe senatorë të ministrive të ndryshme. Çdo vit atazhvillojnë një megashow në Paris ku marrin pjesë shumë amerikanë që kanë lidhje me organizatën."

Në vitin 2016 mori pjesë për herë të parë princi Turki al-Faisal ish-kryetar i shërbimit sekret të Arabisë Saudite i cili shprehu përkrahjen e tij për Organizatën Muxhahedinët Khalk.

Një diplomat francez i cili e ka ndjekur për vite të tëra dosjen e Iranit tha: "Amerikanët dhe francezët mbajnë fjalime tekmbledhjet e Organizatës Muxhahedinët Khalk në këmbim të 12,500 dhe 25,000 dollarëve."

Tani shtrohet kjo pyetje:A do të veprojë Emanuel Macron, presidenti i Francës , kundër kësaj organizate(Muxhahedinët Khalk)?

Rreth kësaj çështjete autoritetet e Elizes thonë: "Ne nuk kemi dialog me ata dhe se në një bisedë telefonike  me homolgun e tij iranian, Macron tha se Franca do ta marrë në konsideratë këtë çështje."

Hasan Rouhani, presindeti i Republikës Islamike të Iranit pak kohë më parë në një bisedë telefonike me Emanuel Macron kishte bërë kërkesë që Franca të reagonte ndaj ndaj organizatës terroriste Muxhahedinët Khalk.

 


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të shikuarat

Error: No articles to display