Ekspozimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nga Organizata Muxhahidine Halk në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë

Ditën e martë, më 21 shkurt 2017, u mbajt takimi i nëntë vjetor i Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë që u organizua nga “ UN Watch”.

Me ftesë të UN Watch, Lëvizja kundër Terrorizmit dhe Sekteve mori gjithashtu pjesë në këtë mbledhje.

Kjo konferencë mbahet për të dëgjuar raportet e viktimave të shkeljes së të drejtave të njeriut. Në këtë drejtim, z. David, drejtuesi i Lëvizjes kundër Terrorizmit dhe Sekteve, mbajti fjalimin e mëposhtëm në lidhje me anëtarët e ndarë nga grupi terrorist Muxhahidine Halk:

Zonja dhe Zotërinj, dhe ju viktima të shkeljes së të drejtave të njeriut që jeni mbledhur këtu nga gjithë bota, së pari doja të shprehja falenderimet e mia për organizatorët e këtij takimi. Ky takim më lejoi mua, si një viktimë e terrorizmit sektar dhe  pjesëmarrësit e tjerë të nderuar, sidomos viktimat e shkeljes së të  drejtave të njeriut që mundën të jenë të pranishëm këtu, gjithashtu dhe ata të nderuar që kurrë nuk do jenë në gjendje, që t’i tregojmë botës shkeljet e të drejtave të njeriut qe janë bërë kundër nesh.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë të raporteve të përditshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut në mbarë botën, nga Kina në Amerikë. Sot unë dua ta përqëndroj këtë takim në një nga krizat më të mëdha humanitare të kohës sonë, që jo vetëm duhet theksuar, por duhen paraqitur pasojat e rreziqeve globale dhe shkeljet brutale të të drejtave të njeriut nga ana e grupeve terroriste si  ISIS, Kultit Rexhavi ( MKO ), Boko Haram dhe grupeve të tjera xhihadiste.

Unë jam vetë një viktimë e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga kulti terrorist Rexhavi ( MKO-ja ), grup i cili me ndihmën e Irakut për tre dekada me radhë ka praktikuar terrorizmin në Iran dhe ka vrarë me mijëra vetë. Në kohën kur isha një student i ri në Angli jam marrë nga anëtarët e sketit, por më vonë, kur udhëheqja e këtij sekti shkoi drejt politikave presionuese terroriste dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, bëra kërkesë për t’u larguar. Kërkesa jo vetëm që nuk u konsiderua, por unë ndenja i burgosur  për dhjetë vjet rresht ( dy vjet në burgjet brenda kampit dhe tetë vjet në burgun Ebu Gharib ).

Ankesat e mia për Kultin Rexhavi, drejtuar udhëheqëses Merjem Rexhavi, përfshihen  më poshtë.

Mbështetja e sulmeve terroriste të njëmbëdhjetë shtatorit.

Përdorimi i teknikave si lavazhi i trurit të anëtarëve të kultit për t’i kthyer ata në gladiatorë terroristë nën kontrollin e liderit, me qëllim që të munden të kryejnë sa më shumë vrasje në Iran pa asnjë lloj dallimi, duke përfshirë këtu përdorimin e femijëve për kryerjen e akteve terroriste vetëvrasëse, si vajza 13 vjeçare nga Shirazi Goher Adabavaz.

Dymbëdhjetë raste u trajnuan nga Mas’ud Rexhavi për vetëvrasje dhe hedhje në erë në rrugët e Londrës, Parisit dhe Torontos gjatë arrestimit të tij nga policia franceze. Dyve prej tyre u ishte bërë lavazh truri, njëra ishte vajza 26 vjeçare, studente në universitetin e Kandasë me emrin Neda e cila ndërroi jetë në Londër dhe tjetra ishte nëna e tre fëmijëve e quajtur Sadike Moxhaveri e cila ndërroi jetë në Paris. Shembulli i tretë është Mostafa Mohamedi, babai i dy anëtarëve adoleshentë të kultit, i cili i mbijetoi djegies së vetes në Kanada dhe sot për fat të mirë, pas shpalljes së bërë, është një nga kolegët e mi në Lëvizjen kundër Kultit Terrorist Rexhavi ( Muxhahidine Halk ). Unë i kam këtu fotot e personave që e dogjën veten të gjallë.

Urdhërimi i anëtarëve të kultit për vrasjen e prindërve nëse dëshironin të largoheshin nga sekti është i vetmi libër që Mas’ud Rexhavi ka botuar pas 30 vjetëve.

Arrestimet masive dhe sistematike, burgimi, torturimi dhe vrasja e anëtarëve të pakënaqur brenda kultit.

Divorcet e detyruara të çifteve që ishin anëtarë të kultit Rexhavi.

Abuzimet seksuale me gratë e ndara nga kulti, duke përfshirë ish-bashkëshorten time.

Ne duhet t’u kërkojmë komuniteteve ndërkombëtare që t’i kushtojnë më shumë vëmendje shkeljeve të të drejtave të njeriut nga grupet si Organizata Muxhahidine Halk dhe ISIS dhe të kërkojnë ndjekje penale për udhëheqësit e tyre, Merjem Rexhavi dhe EbuBekr Bagdadi.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur

Më të fundit

Intervistë e Habilian me ish-këshilltarin e ministrit francez të mbrojtjes

Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Një bisedë e Habilian me doktor Sejid Husejn Musavijan, profesor i Çështjes së Sigurisë në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Ali Babani, ish-anëtar i ndarë nga MEK në Tiranë

Frika e MEK nga largimi i anëtarëve në Tiranë

Më të shikuarat

Mansur Tanhaji, ish-anëtar i Organizatës Muxhahidinët Halk

Kujtimet e kampit Ashraf –Pjesa e pare

Një bisedë e Habilian me doktor Sejid Husejn Musavijan, profesor i Çështjes së Sigurisë në Lindjen e Mesme në Universitetin Princeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me mbajtjen e MEK, Franca luan një rol hipokrit dhe destabilizues

Intervistë e Habilian me ish-këshilltarin e ministrit francez të mbrojtjes

Shtetet perëndimore mbështesin Organizatën Muxhahedine Khalk për shkak të armiqësisë së tyre me Iranin