Ekspozimi i krimeve të Organizatës Muxhahidine Halk në Konferencën kundër Varfërisë dhe Privimit të Fëmijëve në Parlamentin Europian

Categoria: Lajme

Z. Riza Jabali, ish komandant i kultit Rexhavi dhe David Arshed, ish anëtar i Këshillit të Lartë të Rezistencës dhe nga ish liderët e kultit Rexhavi, ditën e 22 janarit morën pjesë në Konferencën kundër varfërisë së fëmijëve.

Kryetari dhe anëtarët e përfshirë në panelin e kësaj konference ishin:

Anëtar i Parlamentit të Europës z. Udo Bulman, zëvendës drejtor i Çështjeve Ekonomike dhe Sociale dhe i Aleancës Socialiste Demokratike, kryetar i konferencës

Anëtare e Parlamentit: Znj. Maria Rodriguez, Departamenti i Socialistëve dhe Demokratëve në Europë dhe raportuese speciale e Bashkimit Europian

Anëtar i Parlamentit: Utah Ashtainok, nga grupi i Demokratëve dhe Socialistëve të Bashkimit Europian

Anëtar i Parlamentit: Javi Lopez, nga Aleanca Socialiste dhe Demokratike e Bashkimit Europian

Anëtar i Parlamentit: William Blink Ovissi, nga Aleanca Socialiste dhe Demokratike e Bashkimit Europian

Foska Toms, Organet e Mbrojtjes së Fëmijëve në Itali

Liza Gomez,  drejtoreshë e Konfederatës së Organizatave të Familjes së Bashkimin Europian

Fransua File, nga organizata Mjekët e Botës

Shannon Pafman, nga organizata Caritas e Gjermanisë

Daphne Natalie, drejtoreshë e fondeve të Bashkimit Europian

Enrico Giovanni, profesor i Universitetit Maynut i Irlandës

Monica Guiterres, Agjencia e BE-së së të Drejtave Themelore, Qëndra Kërkimore e BE-së

Sean Jones, koordinator i rrjetit të politikane anti-varfërisë të Bashkimit Europian

Robert Anderson, drejtues i kushteve dhe cilësisë së jetës se Fondit Euro

...

Gjatë takimit, z.David Arshed një ish anëtar i lartë i kultit Rexhavi dhe i Këshillit të Lartë të Rezistencës, pas raportit të specializuar të anëtarëve të panelit, i trembi të gjithë me raportet e tij në lidhje me statusin e fëmijëve në Europë:

Unë do të doja t’i shprehja falenderimet e mia Lidhjes Socialiste dhe Demokratike të Bashkimit Europian në organizimin e një konference të tillë për çështjet jetike si mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, shëndeti, mirëqenia dhe përparimi i njerëzimit. Sot të gjithë ne kemi dëgjuar shifra dhe fakte rrëngjethëse rreth varfërisë së fëmijëve në vendet e Bashkimit Europian, që u prezantuan më parë nga ekpertët në panel. Në gjithashtu dëgjuam se për shkak të mungesës së fondeve të nevojshme për të luftuar varfërinë e fëmijëve, projekti ka shtatë vjet që ka progres zero. Varfëria dhe shkelja e të drejtave të fëmijëve nuk është vetëm në dëm të tyre dhe të drejtave të familjeve të tyre, por është një rrezik për të ardhmen e gjithë shoqërisë.

Gjatë viteve të fundit unë kam qenë vetë dëshmitar i varfërisë së fëmijëve, si në Angli ku u arsimova, ashtu dhe në Irlandën e Veriut, Francë dhe Gjermani.

Zonja dhe zotërinj, kryetar i nderuar, sot unë dua t’i kushtoj rëndësi errësirës së varfërisë dhe përjashtimit të fëmijëve në zemër të Europës, por kjo nuk mund të krahasohet aspak me atë që unë kam parë në kultin Rexhavi.

Unë kam një përvojë tridhjetë vjeçare në nivelet e larta të këtij kulti të udhëhequr nga MerjemRexhavi dhe kam qenë vetë dëshmitar i veprave penale më të organizuara në fushën e varfërisë dhe privimit të fëmijëve që zbatoheshin në kult. Një shembull i  tyre është ndarja e 300 fëmijëve nga familjet e tyre, dërgimi i tyre ilegalisht nga kufijtë e Irakut në Europë dhe mbajtja në mënyrë absolutisht të izoluar në qendrat e kultit në Këln-Gjermani, Francë, Angli dhe Holandë.

Kulti Rexhavi jo vetëm që i ndau këta fëmijë me dhunë nga familjet e tyre, por i provoi ata nga gjithë të drejtat e tyre gjithashtu. Përgjatë viteve ata janë mbajtur nën presione torturuese në Europë dhe i kanë kthyer përsëri në Irak për të luftuar. Interesante është se pagat mujore që jepeshin nga sigurimet shoqërore të këtyre vendeve për  të gjithë këta fëmijë, merreshin çdo muaj nga kulti Rexhavi, madje dhe pas dërgimit të tyre në Irak, këto paga përdoreshin për qëllime terroriste nga vetë grupi. Kjo zgjati shtatë vjet që pas marrjes së këtyre fëmijëve si ushtarë lufte që në atë moshë.

Një shembull tjetër i vjedhjes së të drejtave të fëmijëve dhe shfrytëzimit të tyre; në vitin 1998 unë u bëra pjesë e një misioni ku duhet të paguaja bileta treni nga qyteti Këln i Gjermanisë në qytetin Lion të Francës nga stacioni i trenit në qytetin Ben me 30000 markat gjermane që kulti më dha, me qëllim që organizata të ishte në gjendje të dërgonte njerëz nga Këlni në Lion me pretekstin biletave të lira për udhëtimin në Kupën e Botës.

Në një rast tjetër më dhanë një mision në Londër që të paguaja 100 mijë paund sigurime për koncertin që Merjem Rexhavi organizoi atje. Kostoja e këtyre ngjarjeve ishte miliona paund.

Në Irak, shumica e këtyre fëmijëve që ishin nën presion psikologjik, fizik dhe shfrytëzoheshin në mënyra të ndryshme fizike, vranë veten duke u qëlluar me armë ose duke u djegur.

Në këtë konferencë gjithashtu do të listoj disa të drejta të fëmijëve që janë privuar nga kulti Rexhavi.

Ndarja e detyruar e fëmijëve nga prindërit, të cilët nuk mund ta shikonin njëri tjetrin as më vonë për shkak se ishin vrarë gjatë operacioneve terroriste.

E drejta e lojës
Izolimi
Punë e detyruar në kushte mjaft të vështira
Privim nga edukimi
Arrestimet për shkak të rezistencës që ktheheshin në skllavëri
Shfrytëzim fizik
Pjesëmarrje e detyruar në luftë dhe në sulme të armatosura
Trafikim njerëzish
E drejta e jetës, për shkak të izolimit të tyre në kampet Ashraf dhe Liberti
Torturim për mosbindje dhe kundërshtim
Mohim i të drejtës së lëvizjes së lirë
Mohim i kohës së lirë dhe studimit
Mohim i zgjedhjes së vendit të jetesës
Privim nga ndërtimi i  familjes dhe martesa
E drejta e kombësisë
E drejta e pronësisë së sendeve personale
E drejta e mendimit të lirë
E drejta e shprehjes së besimit
E drejta e demokracisë
Sigurimet shoqërore

Zonja dhe zotërinj, si mund t’i durojmë këto krime që ndodhin në zemër të Europës?  Kjo në një kohë kur fëmijët europianë janë duke përjetuar varfërinë, urinë dhe privimin nga shumë gjëra. Kulti Rexhavi i ka realizuar qëllimet e tij për skllavërimin e fëmijëve dhe mbajtjen e tyre të izoluar në Europë dhe Irak për t’i përdorur më pas në operacionet e tyre terroriste.

Më e rëndësishme është se pas shumë vitesh këta fëmijë u shpërngulën nga Iraku në Shqipëri dhe janë nën lavazhe truri, kontrolle dhe izolime akoma më të frikshme.

Varfëria dhe privimi jo vetëm që i dëmton fëmijët, por u shkatërron atyre dhe të ardhmen. Katastrofike është ajo që kemi parë vitet e fundit në grupet si MEK dhe ISIS të cilët i përdorin fëmijët si burimin kryesor të energjisë.

Une sugjeroj përmirësimin e e ligjeve, rregulloreve dhe kontrolleve mbi terroristët dhe kultet sektare në Europë. Pa një ombrellë politike, nuk është i mundur ballafaqimi me varfërinë dhe privimin e fëmijëve në kultet si kulti Rexhavi. Bllokimet politike të kulteve dhe organizatave terroriste janë e vetmja zgjidhje.

Z.Riza Jabali dha një përshkrim të plotë të asaj se si shfrytëzohen fëmijët dhe refugjatët nga kulti, edhe kaq shumë vite pas daljes së tyre nga Europa. Zbulimi nga FBI-ja dhe ndjekja nga sistemi gjyqësor gjerman u përfol shumë gjithashtu. Ai gjithashtu kërkoi prezencën e Merjem Rexhavisë, lideres së grupit, përballë gjithë këtyre krimeve në Parlamentin Europian.


Lini komentet tuaja

Posto koment si mysafir

0 / 300 Character restriction
Your text should be in between 10-300 characters
Komentet tuaja i nënshtrohen moderimit të administratorit.
  • Asnjë koment i gjetur